AKTUALITET

Drejtoria e Tatimeve: Shtyhet për nesër afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimit

r.ll Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 17:09
Drejtoria e Tatimeve: Shtyhet për nesër afati i fundit për
foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se dita e nesërme është afati i fundit për të dorëzuar formularin me deklarimin e të ardhurave në Drejtorinë e Tatimeve. 

Dita e sotme ishte afati i fundit, por duke qenë se sot është pushim zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit, Administrata Tatimore njoftoi shtyrjen e afatit. 

"Meqënëse sot, datë 31 mars 2025, është pushim zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit, Administrata Tatimore njofton se afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimit është data 1 PRILL 2025
Për më shumë informacion klikoni link në web faqen e Tatimeve: https://shorturl.at/VkApc", thuhet në njoftimin e Drejtorisës së Përgjithshme të Tatimeve.

Drejtoria e Tatimeve: Shtyhet për nesër afati i fundit për

Detyrimin e plotësimit të këtij formulari deklarimi kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dy-punësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatueshme të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, AirBnB apo Booking. Rreth 144 mijë qytetarë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave vjetore DIVA 2024.

Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA

Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al

Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhet moduli e-Shërbime.

Më pas subjekti do të logohet, duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2024, janar-dhjetor.

Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave

Nga individët do të plotësohet seksioni A: Të dhëna identifikuese dhe seksioni B Të dhëna për llogaritjen e tatimit.

Për seksionin të dhëna identifikuese plotësohen, rubrikat si:

(3/4) Rezident në Republikën e Shqipërisë

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit *

(9) Statusi i Deklaruesit *i/e martuari, i/e martuar me fëmijë beqar, i/e divorcuar, kryefamiljar

(10) Telefoni Cel. *Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(14) Nr. Tel, Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

Seksioni të dhëna për llogaritjen e tatimit, përmban plotësimin e rublrikave si:

(3)Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet e punësimit

[5] Të ardhurat bruto nga dividenti

[6] Të ardhurat bruto nga qiraja

(7) Fitime kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit

[8] Të ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme

(10) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

[11] Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

[12] Fitime kapitali nga dhurimi

[13] Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

[14] Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

(15) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO (Kutia 3 + kutia 5 deri 14)

(16) Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim

(17) Shpenzimet për mjekim për vete apo për fëmijët dhe për personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor

(18)SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME (kutia 16 deri 17)

TATIMI I LLOGARITUR PËR T’U PAGUAR

(19) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga punësimi (kutia 15 – kutia 3), [minus shpenzimet e zbritshme në rast se kutia 15 ≤ 1.050.000](kutia 15-kutia 3 – kutia 18)]

(20) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi

(21) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR (kutia 4 + kutia 20)

TATIME TË PAGUAR GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(22) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

(25) Tatimi mbi fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme

(26) Tatimi mbi interesat bankare

(27) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme

(28) Tatimi mbi fitimet në nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(29) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat e rubrikës (11)

(30) Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet kapitale nga dhurimi

(31) Tatimi mbi të ardhurat e tjera

(32) Tatimi mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Repubikës së Shqipërisë

(33) Kreditimi i tatimit të huaj

(34) SHUMA E TATIMIT TE PAGUAR (Kutia 22 deri kutia 32)

(35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR (kutia 21-kutia 34)

(36) TATIMI I MBIPAGUAR (kutia 34 – kutia 21)

Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të plotësohet deklarata, duhet të printohet urdhërpagesa dhe të vijohet me pagimin e tatimit.

Për individët që kanë pasur edhe më parë detyrimin për plotësimin DIVA, rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë