AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 13:46

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi të enjten më 26 shkurt shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë në ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë. Palaj deklaroi se ankimi nuk përmbush standartin minimal dhe theksoi se është në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion për të ardhurat e krijuara nga punësimi informal i saj dhe i bashkëshortit në Itali, shumë vite para se të fillonte detyrën.

Albana Palaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 25 korrik të vitit 2024, duke konkluduar se pasuritë për të cilat u konstatua bilanc negativ janë krijuar para se ajo të fillonte detyrën si ndihmëse ligjore dhe me të ardhurat e bashkëshortit të saj. Sipas KPK, nga kontrolli i pasurisë ndaj subjektit të rivlerësimit nuk rezultuan probleme që kanë të bëjnë me deklarim të pamjaftueshëm apo mungesë burimesh të ligjshme të krijimit të tyre, të cilat të jenë shkak për marrjen e masës disiplinore të shkarkimit. Po ashtu, Palaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por, Komisionerja Publike, Irena Nino vlerësoi ndryshe, duke çmuar se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës. Sipas Ninos, nga analizimi i akteve të administruara në dosje të Komisionit, subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën lidhur me pamjaftueshmëritë e konstatuara nga Komisioni për periudhën para dhe pas fillimit të detyrës.

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë process drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, deklaroi të enjten se u qëndronin gjithë shkaqeve të ankimit. Sipas tij, subjekti nuk arriti të justifikonte pamundësinë financiare në krijimin e një godine tre kate, si dhe për likujditetin cash në shumën 1 milion lekë.

Sipas Xholit, nga analiza financiare e përgjithshme, për krijimin e pasurive para dhe pas fillimit të detyrës ka rezultuar një pamundësi financiare prej rreth 16 milionë lekësh.

Lidhur me pretendimin e subjektit se pasuritë janë krijuar para fillimit të detyrës, Xholi solli në vëmendje jurispudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, duke vërejtur se në detyrimin për vërtetimin e ligjshmërisë së burimeve financiare, nuk ka një veçim të kohës së kur janë krijuar. Ai shtoi se nuk mund të aplikohet parimi i proporcionalitetit në këtë rast.

Në përfundim Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore, Albana Palaj.

Po të enjten u paraqitën edhe konkluzionet përfundimtare, gjatë të cilave Xholi u qëndroi të njëjtave konstatimesh e kërkimesh.

Subjekti e kundërshtoi si të pabazuar ankimin, parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare ndaj vendimit të KPK për konfirmin e saj. Palaj tha se ankimi nuk përmbush standartin minimal që duhet të ketë një ankim. Sipas saj, mospajtimi me rezultatin e vendimit të KPK, nuk mund ta rrëzojë atë.

Palaj konstatoi se ka kryer deklarim të plotë e të saktë të pasurisë së familjes së saj, duke treguar me detaje dhe burimet financiare që rrjedhin nga të ardhurat e siguruara prej punës në emigracion.

Sipas Palajt, një pjesë e të ardhurave nga opuna e saj dhe e bashkëshortit në emigracion janë siguruar në kushtet e informalitetit, por ajo theksoi se nuk kanë lidhje me paligjshmëri.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti ka punuar rreth 20 vjet në emigrim dhe ajo rreth 7 vjet. “Nuk është pasuri e padeklaruar apo e fshehur. Janë pasuri që janë krijuar para fillimit të detyrës”, deklaroi Palaj duke nënvizuar se nuk ka asnjë indicie që të lidhje me korrupsionin apo të kenë prejardhje kriminale.

Ajo argumentoi se KPK e ka aplikuar parimin e proporcionalitetit duke e vlerësuar çështjen në tërësi.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Palaj ritheksoi se në ankim nuk ëstë paraqitur asnjë provë e re, por se është thjesht një lexim ndryshe i analizës financiare.

Ajo tregoi se ajo dhe bashkëshorti kishin punuar ndershmërit në emigrim, ku në Itali ku kishin shkuar në vitin 1997 pas trazirave, kishin kryer punë të rënda me qëllim që të ndërtonin të ardhmen e familjes së tyre. “Kemi punuar me thonj”, pohoi ajo dhe kërkoi që Kolegji në përfundim të lëri në fuqi vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj.

Kolegji u tërhoq për të marrë vendim që u njoftua se do të shpallet më datë 4 mars, në orën 14:00./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?