Lala-Zhabina
TIRANË- Roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në portet europiane po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ku së fundmi gjatë një operacioni në portin e Valencias u kap 1 ton kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë.
Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Klodiana Lala, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dhanë detaje në lidhje me këtë operacion.
Zhabina ka theksuar se grupet shqiptare zotërojnë një pjesë portit dhe e nxjerrin drogën prej aty. Ndërsa Lala në fjalën e saj u shpreh se specialiteti i kartelit ballkanik është nxjerrja e drogës portet në Europë, teksa theksoi se në këto porte ka zyrtarë të implikuar.
Xhevahir Zhabina: Nga informacioni i mediave spanjolle thuhet se në këtë trafik janë disa persona të arrestuar, spanjollë dhe shqiptarë si dhe drejtuesi i “Guardia Civil”. U kap një ton kokainë. Se sa i rëndësishëm është ky port e tregon dosja e Ervin Matës kur u dhanë masa nga prokurorisë së Posaçme dhe në aplikacionin SKY u zbulua se aty do të vinte një sasi 500 kg kokainë do të vinte nga Ekuadori. Grupet shqiptare zotërojnë një pjesë të portit dhe nxjerrin drogën prej aty. Në dosjen e një viti më parë kishim disa persona të përmendur dhe pika e kontaktit ishte Ergys Dashi dhe personi i kontaktit ishte Ismail Zeneli. Këto janë detajet e para dhe më pas do të shohim cilët janë grupet e interesuara.
Klodiana Lala: Karteli ballkanik ka shkuar jo vetëm në vendin e origjinës, por specialiteti është nxjerrja e drogës nga portet në Evropë. Kur flitet për kartele janë disa grupime bashkë që sjellin drogën. Në portin e Valencias janë dy grupime. Ergysh Dashi fliste për dërgesa deri në 10 ton kokainë, por nuk kishte persona për t’i nxjerrë nga portet e BE-së. Dy janë grupet si klani “Farruku” dhe klani “Kaçorri”. Kokaina shpërndahet në vendet e BE-së veçanërisht në Britani dhe paratë vijnë për t’u pastruar edhe në Shqipëri. Ka zyrtarë të implikuar në këto porte dhe nuk është vetëm histori shqiptare.
xhevahir zhabina klodiana lala
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
AKTUALITET
5 Dhjetor21:57
Aplikacioni i krimit "Matrix"/ "Gjuha shqipe ndër më të përdorurat", Lala: Platformë komplekse, varet nga qëndrimi i gjykatave
Lala
TIRANË- Europol ka arritur të çmontojë platformën "Matrix", e projektuar nga kriminelët për t’u përdor...
E.D
AKTUALITET
5 Dhjetor21:25
Detaje nga vrasja makabër në familjen shqiptare, 39-vjeçari e goditi me çekiç bashkëshorten pasi mori një telefonatë nga një mik
GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se...
e. d
AKTUALITET
5 Dhjetor20:47
EMËR+FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në Athinë dhe e mbajti për 1 javë në shtëpi trupin e pajetë
GREQI- Personi në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç. Kastriot Cenko, nga Fieri deklar...
ZH.LL
AKTUALITET
5 Dhjetor20:38
Aksident me vdekje në Kavajë/ Pëplasen dy makina, humb jetën një kalimtar i rastit në rrugë
Foto ilustruese
KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Raportohet se nj&eu...
E.D
AKTUALITET
5 Dhjetor20:02
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina kthehet përmbys, drejtuesja e mjetit përfundon në spital (FOTO)
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka përfunduar në...
ZH.LL
AKTUALITET
5 Dhjetor19:55
EMRAT/ Anëtarë të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, GJKKO dënon me burg 16 të pandehurit
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për 16 të pandehurit...
ZH.LL
AKTUALITET
5 Dhjetor19:17
Pas sulmit terrorist, vazhdojnë punimet për riparimin e dëmit në kanalin e Ibër-Lepencit
punimet
PRISHTINË- Numër i konsiderueshëm i punëtorëve e makineri e rëndë, përkundër motit me shi, jan&eu...
e. d
AKTUALITET
5 Dhjetor18:58
Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan me çekiç: E vrava nga xhelozia kur fëmijët ishin në shkollë
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen makabër në Greqi, Ku 39-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij me &c...
ZH.LL
AKTUALITET
5 Dhjetor18:32
GJKKO shpall pafajësinë për Kudret Rustemajn, akuzohej si pjesë e një grupi për trafik heroine në Evropë
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm Kudret Rustemajn, i...
E.D
AKTUALITET
5 Dhjetor18:06
Krim makabër në familjen shqiptare/ 39-vjeçari vret bashkëshorten me çekiç, prej një jave mbante trupin në banesë
GREQI- Një bgjarje horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Mësohet një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë...