Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

Sëmundjet jo të transmetueshme (SJT), të cilat prej vitesh përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë dhe barrës ekonomike në Shqipëri, janë në qendër të programit kombëtar që synon frenimin e faktorëve të rrezikut dhe uljen e vdekshmërisë së parakohshme deri në vitin 2030.
Strategjia e përditësuar, që harmonizohet me kornizën globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbështetet në analizën e situatës, provat shkencore dhe progresin e deritanishëm, ndërsa synon të reduktojë presionin në rritje që këto sëmundje i shkaktojnë ekonomisë dhe sistemit shëndetësor.
Objektivat vendosin një ritëm të përshpejtuar uljeje të vdekshmërisë së parakohshme: 5% në vit deri në 2023, 10% deri në 2025 dhe 25% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelin bazë të vitit 2010, në linjë me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Për një vend ku SJT-të përbëjnë mbi 90% të vdekjeve dhe rëndojnë financat familjare përmes shpenzimeve të larta nga xhepi, arritja e këtyre objektivave është e lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor.
Në fushën e faktorëve të rrezikut, strategjia synon ulje të dukshme në disa prej indikatorëve kryesorë. Duhanpirja pritet të reduktohet me 20% deri në vitin 2030, përmes frenimit të rritjes së konsumit tek femrat, uljes së prevalencës tek të rriturit dhe zbutjes së trendit alarmant tek adoleshentët.
Edhe konsumi i dëmshëm i alkoolit synohet të ulet me 10%, duke adresuar abuzimin tek meshkujt dhe “binge drinking” tek të rinjtë, një model që vjen duke u shtuar me pasoja të drejtpërdrejta në shëndet dhe produktivitet.
Sa i përket obezitetit, objektivi është të ndalet rritja e tij, në një kohë kur kostot që burojnë prej tij – nga diabeti tek sëmundjet kardiovaskulare – po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi familjet dhe mbi fondet publike.
Strategjia parashikon gjithashtu ulje me 10% të sedentarizmit tek fëmijët dhe të rinjtë, një nga faktorët me ndikimin më afatgjatë në barrën ekonomike të SJT-ve.
Për hipertensionin, synohet një ulje e prevalencës me 10% në popullatën adulte, me fokus tek grupmoshat mbi 50 vjeç dhe tek të rinjtë, duke rritur gjithashtu ndërgjegjësimin për diagnozën e hershme. Në rastin e diabetit, objektivi është ndalimi i rritjes së prevalencës.
Një komponent i rëndësishëm i strategjisë lidhet me vetë kapacitetin e sistemit shëndetësor, i cili, nëse nuk përforcohet, rrezikon të mos përballojë rritjen e kërkesës për trajtim kronik.
Për këtë arsye, programi parashikon që deri në vitin 2030, të paktën 80% e pacientëve të marrin terapi dhe këshillim me medikamente për parandalimin e aksidenteve ishemike në zemër dhe tru, duke përfshirë kontrollin e glicemisë.
Po ashtu, së paku 80% e mjeteve diagnostike dhe trajtimeve bazë për SJT-të kryesore duhet të jenë të disponueshme në të gjitha shërbimet publike dhe private, një standard i domosdoshëm për të shmangur kostot e larta të trajtimit të vonuar apo të mjekimit jashtë vendit.
Përballë tendencave të rritjes së sëmundshmërisë kronike, strategjia e re kërkon jo vetëm ndryshim sjelljesh, por edhe investime të qëndrueshme në parandalim, diagnostikim të hershëm dhe kapacitete shërbimesh.
Nëse objektivat arrihen, Shqipëria jo vetëm do të ulë vdekshmërinë e parakohshme, por edhe do të frenojë efektet ekonomike të SJT-ve — një prej sfidave më të mëdha të dekadës në shëndetësi./ Monitor
Takimet e mia me shkrimtarin e anatemuar nga diktatura Bedri Myftari kanë qenë fat, se nga ai njeri i letrave kamë dëgjuar histori trondit...
Të mërkurën, në Shqipëri pritet mot me vranësira dhe reshje të dendura në të gjithë vendin. Në qarqet S...
Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku ...
Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjat...
Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një plan të posaçëm masash për përballimin e situatës së kriju...
Merkatoja politike ka filluar prej kohësh, ku eksponentë të mazhorancës i kanë kthyer sytë nga opozita, pasi SPAK-u u futi n&eum...
Ardian Kraja, drejtues TV në Florida, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Cha...
Media ndërkombëtare La Presse raporton se Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) po heton dyshimet se karteli meksikan Sinaloa po pastron...
Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar zyrtarisht SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një...
Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku hu...