E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Një incident kurioz dhe i pazakontë ka nxjerrë në dritë një rast bigamie në Montecatini Terme, në provincën e Pistoias. Protagonistja është një grua me origjinë shqiptare e cila, pa u divorcuar kurrë nga burri i saj i parë, dyshohet se është martuar me një burrë të dytë, një shqiptar tjetër banor në qytetin e spa-ve. Zbulimi u bë pothuajse rastësisht, gjatë kontrolleve policore që lidheshin me një procedurë administrative: gruaja kishte aplikuar për leje qëndrimi për arsye familjare.
Martesa të dyfishta, por një nuse e vetme
Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, oficerët e komisariatit lokal vunë re menjëherë një anomali. Gruaja kishte deklaruar se ishte martuar së fundmi me një shtetas shqiptar banues në Montekatini. Por nga verifikimet rezultoi se ajo ishte e martuar që prej vitit 2004 në Milano me një shtetas italian – martesë që nuk ishte zgjidhur asnjëherë ligjërisht.
Pavarësisht kësaj, në mars të vitit 2025 ajo kishte kryer një martesë të dytë në bashkinë e Montekatinit, duke krijuar kështu një situatë të qartë të dy martesave të njëkohshme.
Zbulimi çoi në pezullimin e menjëhershëm të procedurës për leje qëndrimi, dhe gruaja u kallëzua në organet gjyqësore për veprën penale të bigamisë, siç parashikohet në nenin 556 të Kodit Penal italian.
Sipas ligjit, “kushdo që, duke qenë i martuar me efekt civil, lidh një martesë tjetër, edhe ajo me efekt civil, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.” E njëjta ndëshkim zbatohet edhe për atë që, pa qenë vetë i martuar, lidhet në martesë me një person që është tashmë i martuar ligjërisht. Ligji parashikon gjithashtu një rrethanë rënduese, nëse personi mashtron bashkëshortin/en e dytë duke e bërë të besojë se është i/e lirë nga çdo lidhje martesore.
Hetimet vijojnë
Hetimet e Policisë janë ende në vijim për të zbuluar detaje të tjera të kësaj ngjarjeje dhe për të verifikuar nëse ka pasoja të tjera, përfshirë në nivel dokumentacioni apo çështje familjare. Sipas ligjit, vazhdimi penal mund të pushojë nëse martesa e parë shpallet e pavlefshme ose nëse martesa e dytë anullohet për arsye që nuk lidhen me bigaminë, duke bërë që të pushojnë edhe efektet penale për pjesëmarrësit, shkruajne mediat italiane.
Sipas të dhënave të hetimit, gruaja rezulton të jetë banuese në Shqipëri dhe, deri në zbulimin e martesës së dytë, procedura për leje qëndrimi do të kishte vijuar pa pengesa. Por sapo është konstatuar gjendja e dy martesave paralele, gjithçka është pezulluar.
Ngjarja ka ngjallur kuriozitet dhe debat në qytetin termal, ku kjo histori është përjetuar si një skenar i një romani, por e vërtetuar nga dokumente zyrtare.
Çfarë thotë kodi penal për bigaminë?
Bigamia, siç parashikohet në nenin 556 të Kodit Penal, dënohet me një deri në pesë vjet burgim. Ligji përcakton se kushdo që, ndërsa është tashmë i martuar me efekte civile, lidh një martesë të dytë me efekte civile kryen krim. I njëjti dënim zbatohet edhe për këdo që, ndërsa nuk është i martuar, martohet me një person që është tashmë i martuar ligjërisht.
Neni parashikon gjithashtu një rrethanë rënduese nëse autori e mashtron personin që do të martohet me të, duke e bërë atë të besojë se ai ose ajo është beqar në statusin martesor.
Krimi mund të shuhet nëse martesa e parë shpallet e pavlefshme ose e dyta anulohet për arsye që nuk lidhen me bigaminë, duke i dhënë fund kështu edhe efekteve penale kundër çdo pjesëmarrësi në krim. Në këtë rast, gruaja shqiptare tani është në gjyq për krimin e bigamisë, me kërkesën e saj për leje qëndrimi të pezulluar, dhe hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar çdo detaj të kësaj çështjeje.
/Piranjat.al/
Një vit pas hapjes së kampeve italiane për emigrantët në Shqipëri, të destinuara për të mbajtur njerëz të...
Policia e Korçës publikoi pamje të operacionit të koduar “Faza” që çoi në pranga bashkëshortët Fa...
Një çift bashkëshortësh përfunduan në prangat e Policisë së Korçës, pasi do të trafikonin drejt Greqi...
Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shkatërruan një lokal në Vlorë mëngjesin e kësaj të...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe dy punonjësit e tjer...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për vëllezërit Klinton e Sulejman Sina, 21 dhe 31 vje&cce...
Një 28-vjeçar nga Kolumbia u arrestua nga policia kufitare e Muriqanit në Shkodër, pasi akuzohet për trafikimin e femrave me qël...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndë...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushta...
Një tjetër i njohur i tij, që në periudhën e fëmijërisë, kujton momentet e bukura dhe personalitetin e Astritit që...