AKTUALITET

“Dy muaj në koma”/ “Bankers” dhe nënkontraktori tentojnë të fshehin plagosjen e punëtorit brenda puseve të naftës

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 21:17
“Dy muaj në koma”/ “Bankers” dhe

Mbrëmjen e së mërkurës tentativat që po bën firma koncesionare “Bankers Petrolium” dhe një kompani nënkontraktore për të fshehur plagosjen e një punëtori brenda puseve të naftës. Ngjarja ndodhi në shtator 2025, teksa punëtori Llazar Kumaraku qëndroi për më shumë se 2 muaj në koma. Ai ende s’është marrë në pyetje, ndërkohë që ata që i shkaktuan aksidentin vijojnë të punojnë, si firma ashtu edhe punonjësi.

Megjithëse kanë kaluar disa muaj, prokuroria s’ka arritur që të bëjë ekspertizën e kamerave, pasi s’janë gjendur filmimet, ndërkohë që qytetari ende nuk ka bërë raportin mjeko – ligjor. Llazar Kumaraku, banor i Marinzës, i është drejtuar Fiks Fare se në datën 24 shtator 2025, është plagosur.

“Ngjarja ka ndodhur në zonën Padi D, atje ku riparohen motorët, është edhe qendër pusi. Ka punë mekanike dhe motorash. Unë kam qenë i punësuar te firma me pronar Viktor Bistika. Ky ka kontratë me ‘Bankers’ si firmë private dhe merret me transport materialesh për puset për shërbimet e puseve, motorrave. Unë kisha 1 vit e gjysmë i siguruar. Ditën e ngjarjes unë isha për të marrë një motor. Nuk më pëlqente ai si shofer. Unë vendosja zinxhirët te pajisjet dhe i lidhja me vinçin. Në momentin që hapi vinçin i them se distanca ishte shumë e madhe. Më thotë atë e di unë”– pohon Llazari.
Më tej shton se në momentin që vendos zinxhirët te pajisja, shoferi Andi Grëmi bën një manovrim të gabuar.

“Më vjen koka e vinçit dhe më përplas. Ai bërtiti dhe u largua nga vinçi. Kaq mbaj mend, të tjerat s’i mbaj mend. Ai s’duhet të vepronte. Unë kam pasur dëmtime në kokë brinjët, në trup. Shyqyr Zotit jam gjallë. Pasi u godita më marrin dhe më çojnë në Fier. Fieri s’më mbajti dhe shkova në gjendje kome në Tiranë, në Spitalin Ushtarak. Kam qëndruar 2 muaj e 15 ditë”– pohon ai.

Llazari shton se kur doli nga Spitali iu drejtua Prokurorisë së Fierit, pasi s’dinte kush e kishte çështjen.

“S’jam marrë në pyetje, dhe sot e kësaj dite s’jam marrë. Tani më thonë çështja është nën hetim. Pres që Prokuroria të më thërrasë të gjejë shkaktarin. Kush më vrau mua, ai shoferi ishte i papërgjegjshëm dhe atij shoferit i ka ardhur patenta kur punonte, s’e kishte më para”– thotë ai.

Fiks Fare analizoi dosjen hetimore, ku në dosjen e prokurorisë shkruhet se ngjarja ka ndodhur në një pronë që e administron firma koncesionare “Bankers Petrolium”, teksa punonjësi i dëmtuar dhe shoferi punonin në subjektin “Viktor Bistika”. Gjatë procesit të punës, shkruan prokuroria, teleskopi i vinçit ka rënë duke dëmtuar shtetasin Llazar Kumaraku. Sipas saj, vinçi ishte montuar në një kamion, mes kokës dhe karrocerisë. Ky mjet është sekuestruar. Gjithashtu, prokuroria ka në dorë edhe certifikatën e kontrollit teknik të mjetit, madje edhe rezultatet e testit. Për këtë mjet ka dhe një certifikatë të kryerjes së operacionit teknik nga një subjekt i tretë. Gjithashtu është edhe një formular inspektimi mjeti nga shoqëria “Bankers”. Me këto dokumente, përcaktohet nëse këto certifikata janë formale apo ka qenë një gabim fatal i shoferit.

Deri më tani, as njëra dhe as tjetra nuk janë hetuar. Por, a u procedua pronari dhe shoferi?!

“U ndaluan dhe më pas janë liruar” shton Llazari, teksa lirimi ka ardhur në momentin që Llazari ka qenë në koma.

Ngjarja ka qenë tepër e rëndë, por puna vijon normalisht në firmën koncesionare apo nga nënkontraktori i saj, sikur mos të kishte ndodhur asnjë rast. Hetimet janë zvarritur dhe vetëm javët e fundit, Prokuroria e Fierit, ka kërkuar “kryerjen e ekspertimit teknik-kompjuterik të kamerave”.

Në dosje detajohet se është sekuestruar një DVR me pamjet filmike pranë firmës “Bankers”. Kjo pajisje ka 128 kanale, në të cilën janë të regjistruara pamjet filmike të zonës ku ka ndodhur ngjarja, në bazën e kompanisë “Bankers Petrolium”. Instituti i Policisë Shkencore i ka dërguar një shkresë prokurorisë ku i thotë se “e ka aktualisht të pamundur të kryejë këtë akt ekspertimi, pasi nuk ka licencë për ekspertim, deri në sigurimin e një licencë të re”.

Prokuroria ka kërkuar që këtë ekspertim ta kryejnë privatët. Sipas saj, nëse nuk evidentohen pamjet filmike të nxjerra, të bëhet rikuperimi i tyre, duke përcaktuar edhe kohën e fshirjes, asgjësimit apo ndërhyrjeve të kryera në këtë DVR.

Pra, ka dyshime se pamjet janë fshirë!

“Kur vinte në spital, Viktor Bistika më thoshte se amerat s’kanë kapur gjë” pohon ai. Në dosje është edhe një akt ku kërkohet rikuperimi i pamjeve. Llazari thotë se s’bën vaki që kamerat të mos kapin, pasi e gjithë zona ka kamera. Më tej shton se ka bërë një kompromis me pronarin, por vetëm për të mos hapur gjyq civil. Pronari e ka “paguar”. “E kam bërë për Viktor Bistikën që s’do kërkoj dëmshpërblim nga ai. Nga ana morale dhe nga ajo që e mban ai në punë, mua më ka vrarë për së dyti”– thotë Llazari.
Fiksi shkon te vendi i ngjarjes, në zonën Padi D, pjesë e kompanisë koncesionare Bankers. Punonjësit thonë se shoferi Anxhi Grëmi punon te Viktor Bistika. Më tej pohojnë se është ende në punë. Gazetarët shkojmë te kantieri i firmës me pronar, teksa bisedojnë me të në telefon. Ai fillimisht hap telefonin, ndërkohë që hiqet sikur nuk është ai. E mbyll dhe Fiksi e merr sërish. Përgjigjet dhe thotë se “tani unë jam Viktor Bistika”, megjithëse zëri ishte i njëjtë.

Gazetarët e pyesin për ngjarjen e datën 24 shtator 2025, teksa ai përgjigjet se shoferi Anxhi Grëmi vijon te jetë aktualisht në punë. Ai thotë se nëse do të marrë ndonjë masë, duhet të shprehet gjykata.

Fiksi e pyet se ka dyshime se po tentohet që të mbulohet e gjithë ngjarja, pasi edhe kamerat janë fshirë. Ai përgjigjet se ka pasur një kamer në kokën e ngjarjes dhe këtë kamer e ka marrë prokuroria e Fierit. Ai thotë se kush e ka fajin do të dalë pasi të dalë vendimi i gjyqit. “Unë kërkoj të zbardhet ngjarja. Deri më sot unë vijoj të trajtohem, të bëj fizioterapi. Kam dëmtime të rënda, prerje të muskujve” përfundon punonjësi./tch

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan