AKTUALITET

Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon Llogaranë dhe Vlorën dhe si përdoren kompanitë turke si dekor

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 21:15

Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon

Si tuneli i Llogarasë ashtu edhe aeroporti i Vlorës, janë dy vepra të mëdha publike të realizuara nën qeverisjen e Edi Ramës. Por pas investimeve miliardëshe, ka dalë në pah i njëjti model i abuzimit me fondet publike, një skemë korrupsioni pa shumë fantazi që transferon qindra milionë euro në duart e klientëve të pushtetit.

Tuneli i Llogarasë është një aferë ku gati 50 milionë euro u shtuan fiktivisht sipas një tenderin e qepur me porosi, ndërsa në aeroportin e Vlorës skema e korrupsionit degradoi në një mënyrë të tillë, që çoi në bllokimin e punimeve të aeroportit.

Por cilat janë ngjashmëritë e realizimit të këtyre dy projekteve? Pse dallon e njëjta dorë për nga mënyra se si është realizuar vjedhja? Lapsi.al ka përzgjedhur disa aspekte të procedurave, që nxjerrin në pah të njëjtën metodë vjedhjeje, si në Vlorë edhe në Llogara.

1) Një firmë e huaj për “dekor”

Në të dy rastet, si për tunelin e Llogarasë, ashtu edhe për aeroportin e Vlorës, futet në lojë një kompanie e huaj për të eleminuar konkurencën. Para popullit, qeveria mburret se ka ftuar konsorciume të huaja me eksperiencë, por në praktikë, kompanitë e huaja kanë shërbyer si mbulesë për qëllimet korruptive.

Në rastin e aeroportit të Vlorës, kompanitë e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit nuk kishin eksperiencë në ndërtimin e aeroportit, ndaj u fut në lojë kompania YDA Group. Për pasojë u shmangën britanikët e AL-DE Corporation LTD.

Britanikët e denoncuan garën si të parregullt por ankesat e tyre ranë në vesh të shurdhër. Një vit më pas, YDA Group u tërhoq nga projekti, duke i shitur 40% të aksioneve vetëm për 4,450 euro.

Në rastin e tunelit të Llogarasë u gjet e përshtatshme kompania INTEKAR ASL, e cila është themeluar në vitin 1989 në Ankara. Qëllimi ishte të justifikohej shtesa prej gati 50 milion eurosh në tenderin e përsëritur të ciin herën e parë e kishte fituar kompania shqiptare Gjoka Konstruksion.

Edhe pasi INTEKAR YAPI e fituan tenderin, sërish punimet i kreu kompania shqiptare me të njëjtat kosto, por firma e huaj u përdor për të vjelur më shumë para nga punimet.

2) Përherë kompanitë nga Turqia në skemë

Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon

E çuditshme është se si në të dyja rastet, kompanitë e huaja që i shërbejnë manovrave të qeverisë importohen nga Turqia.

Fituesi i koncesionit të aeroportit në Vlorë ishte konsorciumi turko-kosovar, i përbërë nga YDA Group (Turqi), Mabetex Group e Behgjet Pacollit dhe 2A Group e Valon Ademit. Pas largimit të turqve, projekti mbeti në duart e Pacollit dhe Ademit, të dy me lidhje politike të drejtpërdrejta me Ramën.

Në rastin e tunelit të Llogarasë, përzgjedhja e kompanisë së huaj, INTEKAR ASL ishte sërish në Turqi.

Tenderi i parë, në fund të vitit 2020, u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruksion me ofertën 140 milionë euro. Pas disa muajsh, tenderi u anulua dhe një vit më pas në qershor 2021 u hap një garë e dytë, këtë herë e fituar nga bashkimi turk Intekar–ASL me ofertën 170 milionë euro, që më vonë u rrit në 190 milionë.

“Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri, asnjë pajisje. Gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Turqit kanë fituar 32 milionë euro për të mos bërë asgjë,” – deklaroi Ahmetaj.

3) Rama projekton, Balluku hedh firmën

Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon

Në vitin 2021, teksa firmoste me shumë bujë kontratën për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Edi Rama e shpalli atë si “projekt strategjik të miqësisë shqiptaro-turke”. Më vonë, kryeministri e ka vlerësuar projektin dhe është interesuar vazhdimisht që ai të ishte funksional në verën e vitit 2025. Por pavarësisht se është një projekt i Ramës, firmat janë hedhur nga Belinda Balluku.

Së fundmi ka dalë një dokument (shiko lart) që implikon direkt Ballukun për ngërçin mes aksionerëve të aeroportit, pasi ishte ajo që firmosi për tërheqjen e kompanisë turke YDA Group nga konsorciumi, shitjen e aksioneve dhe lënien e projektit në dorë të kompanive shqiptare, pa eksperiencën e duhur për vazhdimin e punimeve.

Përsa i përket tunelit të Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se përzgjedhja e kompanisë turke INTEKAR ASL ishte një atribut direkt i kryeministrit Edi Rama. Siç tregoi më vonë Arben Ahmetaj Rama dhe Balluku kryen një vizitë në Ankara para se të bëhej tenderi i tunelit në Tiranë, por më vonë firmën për të shtuar 50 milion euro për projektin në vendimin e qeverisë e ka hedhur Balluku.

Në një nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit citohet se është ZV.Kryeministrja Balluku që me anë të Aktit normativ nr.17 dt 1 Dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 dt 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë për rastin e tunelit të Llogarasë.

4) SPAK me kokën në rërë si struci

Pavarësisht fakteve ulëritëse që dalin nga këto afera korrupsioni, SPAK ende nuk ka leje të veprojë për të hetuar procedurën që shkon deri në hierarkinë më të lartë qeverisëse, por merret me dëmet periferike.

Në burg ka përfunduar ish-drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, për disa manovra korrupsioni me disa miq të tij. Ai akuzohet se ka vjedhur disa qindra mijëra euro, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje për 50 milion euro dëm që i është krijuar shtetit në këtë skemë korrupsioni.

Edhe për rastin e aeroportit të Vlorës, çështja ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës. Por hetimet janë fokusuar në mosmarrëveshjet mes aksionerëve, ndërkohë që për lojërat me kompaninë turke që tërhiqet nga punimet nuk ka asnjë veprim.

Praktikisht drejtësia ndalet deri tek zyrtari i mesëm, ndërsa rrjeti i vërtetë i korrupsionit që e projekton dhe e mbyll këtë aferë mbetet jashtë çdo përgjegjësie. Kuptohet se SPAK, struktura e krijuar për të luftuar korrupsionin e niveleve të larta, nuk mund të ndërhyjë veçse te hallkat e vogla, te “drejtorët e ARRSH-së”, ndërsa maja e skemës, aty ku ndodhin manovrat prej dhjetëra milionë eurosh, mbetet e paprekur. /Lapsi/

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan