I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

ITALI- Çështja ndaj shqiptarit nga Kosova, Edmond Balaj është mbyllur për shkak të mungesës së provave. Balaj akuzohej për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij Hajdin Kukiqi. Vendimi u mor nga gjyqtari hetues Carlo Colombo, i cili pranoi kërkesën për arkivim të paraqitur nga prokurori publik Giovanni Valmassoi.
Përkundër dyshimeve të shumta që rëndonin mbi 34-vjeçarin me origjinë nga Kosova, i mbrojtur nga avokatja Alessandra Nava, hetimet e hollësishme të Prokurorisë nuk arritën të konfirmojnë përgjegjësinë e tij për ngjarjen që ndodhi më 7 mars 2024 në Chiarano. Sipas autoriteteve hetimore, provat e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të përballuar një proces penal, dhe për rrjedhojë, nuk parashikohen hetime të mëtejshme përveç nëse dalin elementë të rinj në të ardhmen.
Mëngjesin e 7 marsit, Hajdin Kukiqi, 37 vjeç, punëtor në kompaninë Lafert në Noventa di Piave, u qëllua me armë zjarri nga dy persona të maskuar që i ishin afruar me skuter pranë banesës së tij. Ai u godit në këmbë dhe në bark, por mbijetoi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të ndërlikuar në spitalin e Trevisos.
Që nga spitali, Kukiqi i kishte treguar hetuesve për një seri mosmarrëveshjesh të vjetra me kushëririn e tij Edmon Balaj, duke përmendur konflikte të pasura me prapavijë pronësore dhe kërcënime të mëparshme. Ai ishte shprehur se Balaj ishte “i vetmi person me të cilin kishte çështje të hapura”. Nga frika për hakmarrje të mundshme, kishte dërguar fëmijët e tij të jetonin në Gjermani me prindërit e bashkëshortes.
Balaj u arrestua më 8 maj 2024, disa ditë pas rikthimit në Itali nga Kosova. Në banesën e tij në Salgareda, autoritetet sekuestruan një xhaketë, karrocerinë e një skuteri, një telefon celular dhe disa gëzhoja plumbash. RIS-i i Karabinierëve të Parmës identifikoi gjurmë baruti në veshjet e tij, të cilat përputheshin me ato në gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Megjithatë, mbrojtja pretendoi një version tjetër se Balaj kishte frekuentuar një poligon qitjeje në Kosovë dhe baruti mund t’i ishte ngjitur rrobave gjatë atij aktiviteti. Nga burgu, Balaj mohoi çdo përfshirje në atentat: “Nuk kam të bëj fare me tentativën e vrasjes së kushëririt tim. Nuk isha as në Itali në fillim të marsit. Ajo që është thënë për mua është serioze dhe e rreme. Kushdo që foli në atë mënyrë duhet të mbajë përgjegjësi”. Ai ka kallëzuar Kukiqin për shpifje.
Pavarësisht mbylljes së këtij hetimi, Balaj vazhdon të vuajë një dënimin prej 5 vjetësh e 4 muajsh për vepra të tjera penale, përfshirë trafik droge, lëndime personale dhe armëmbajtje pa leje, që datojnë që nga viti 2014.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditwn e sotme kërkesën e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja dhe...
TIRANË- Fluksi i shërbimeve spitalore, por edhe vizitave ambulatore u përqendrua me tej në Qendrën Spitalore Nënë Tereza (Q...
GRAMSH- Një 38-vjeçar është arrestuar në Elbasan akuzohet se i ka hyrë me forcë në banesë një 18-vjeç...
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është përcjellur mësditën e sotme në banesën e fundit. Miq&nbs...
TIRANË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhu...
ELBASAN- SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit vijojnë hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qa...
ELBASAN- SPAK mësohet se ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve të Partisë Socialiste në Elba...
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Ndërkohë pranë A...
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë goditur një organizatë kriminale shqip...
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në qytetin e Brescias. Mësohet se nga ky operacion ...