BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan, drejtuar Qynos, që ta shijojë këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj tij kaluan çdo limit.
"Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Aq sa do të ngelet ne histori si preçedenti “Qyno kundër SPAK”. Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë", shkruan Hoxha.
Ai shton se sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standart të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur. Sipas tij, situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë.
"Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”… Patjeter, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit", shkruan Hoxha.
Gazetari shton se puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e Qynos, u shpërblye me një fitore për të gjithë në proesion. Sipas tij befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Hoxha thotë se ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje seose nuk mbajtën me hatër askënd.
Postimi:
E drejta vonon, por ne fund, TRIUMFON….
Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm, për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur. URIME Elton.
Së pari për ty, dy djemtë e tu te vegjël, bashkeshorten dhe dy prindërit e moshuar. Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar çfarë të ndodhi në të vërtetë. Kanë parë në dy raste se si brenda një viti, t’u bastis shtëpia, makina, zyra e punës, madje dhe lokali ku pi kafen përditë. Uroj që së paku, dy djemtë e tu të mitur, ta kenë fshirë sa munden nga kujtesa, imashin e hetuesve që, u bastisin sirtaret ku mbajne lodrat, fletoret apo veshjet e tyre. U ndalojnë babain tek dera e shtëpisë, ndërsa mban në duar dy çantat e shpinës dhe është bërë gati të çojë djemtë në shkollë.
Prandaj shijoje këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj teje kaluan çdo limit. Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Aq sa do të ngelet ne histori si preçedenti “Qyno kundër SPAK”. Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë.
Sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standart të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur, lëre pastaj që askujt nuk iu bë vonë për prezumimin e pafajsisë. Situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë. Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”… Patjeter, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit.
Puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e tij, u shpërblye me një fitore për të gjithë ne. Padiskutim, befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje. ATA nuk mbajtën me hatër askënd. Aq më tepër më të dobtit përballë SPAK-ut të superfuqishëm në këtë proçes. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, thjesht bëri detyrën duke dhënë drejtësi. Por, të kryesh detyrën në këtë vend, ka kohë që është kthyer në heroizëm…. Në fund Elton.
“Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar"..... Keto fjale, nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t'ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s, ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges, te guerriljeve Kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve, ne lagjet e varfra te Los Angeles.... Ne fakt kur e mendon, nuk e ka patur keq....
Por ne jemi aty, pikërisht për te treguar këto të vërteta që, nuk i thotë askush, duke marrë përsipër gjithë kostot që rrjedhin prej tyre… Në foton e parë: Në sallën e gjyqit, gjatë mbrëmjes së djeshme me një grusht kolegësh sa gishtat e njërës dorë, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në foton e dytë: Dy prokurorët e SPAK dhe prokurori i amerikan OPTAD duke dalë nga Gjykata Kushtetuese.
GJIROKASTËR- Prokuroria Gjirokastër ka regjistron dy procedime penale për veprat që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik t...
SHBA- FBI ka arretuar një shqiptarë, pasi akuzohet për kontrabandë të emigrantëve. Sipas mediave të huaja aktakuza e p...
TIRANË- Teksa Shqipëria ka mjaftueshëm institucione të arsimit të lartë, si në sektorin publik dhe atë privat, ka ende...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për fraksionin e dytë të dosje...
ITALI- Telefoni i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur pas 21 ditësh nga gjetja e trupit të pajetë të saj. M&e...
TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka një “rekord” të ri, ku nga 9 nga 10 firma në gar&eum...
TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i të riut ka ardhu...
KRUJË- Një 68-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në fshatin Bubq. Mësohet se arrestimi i tij k...
foto ilustruese TIRANË- Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organ...
baba mondi TIRANË- Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi në një deklaratë nga Ambasada e Vatikanit ...