
Sipas pretendimeve të tij, ai ka qenë personi që e ka nxjerrë vajzën pa ndjenja nga apartamenti dhe, së bashku me një 23-vjeçar, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës. Megjithatë, hetimet e policisë paraqesin një version më të rëndë të asaj që ka ndodhur.
Fillimisht, tre të arrestuarit u përballën me akuza për ekspozim dhe shkelje të ligjeve për narkotikët, por më pas çështja mori një kthesë të fortë, pasi akuza u përshkallëzua në vrasje me dashje përmes mosveprimit, sipas dispozitave të Kodit Penal grek. Ky zhvillim e rëndon ndjeshëm pozitën e të dyshuarve, ndërsa pritet që edhe dy personat e tjerë të japin dëshmitë e tyre.
Ngjarja ndodhi në Argostoli, ku e reja u gjet pa ndjenja në një shesh qendror në orët e para të mëngjesit të së martës. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin e ishullit, por nuk arriti të mbijetojë.
Sipas aktakuzës, tre të rinjtë, 26, 23 dhe 22 vjeç, dyshohet se ndodheshin me viktimën në një dhomë hoteli dhe nuk i kanë ofruar ndihmë në momentin kritik kur ajo humbi ndjenjat, duke e lënë më pas në vendin ku u gjet.
Pamjet e kamerave të sigurisë konsiderohen prova kyçe, pasi tregojnë 26-vjeçarin duke e nxjerrë vajzën pa ndjenja nga hoteli dhe duke e lënë jashtë. Hetuesit dyshojnë gjithashtu për përpjekje për të fshehur gjurmët, përfshirë pastrimin e dhomës dhe zhdukjen e telefonit të viktimës, i cili u gjet më vonë i braktisur.
Sipas ekzaminimeve paraprake mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes lidhet me arrest kardiak pas edemës pulmonare, ndërsa analizat toksikologjike pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, familjarë dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçares në një atmosferë të rënduar nga dhimbja. Babai i saj, në një deklaratë të fortë emocionale, ngriti dyshime për përfshirjen e një rrjeti të organizuar kriminal dhe kërkoi drejtësi për vajzën e tij.
“Është një grup i organizuar, i cili mund të ketë pasur një udhëheqës, mund të ketë pasur një zëvendëskryetar, mund të ketë pasur ndihmës, mund të ketë pasur aktorë, nuk e di se çfarë mund të ketë pasur. Më kurseni, mos lejoni ta fyejnë fëmijën tim. Sot kam si dasmën ashtu edhe funeralin e vajzës sime. E vesha si nuse dhe shkova i fola dhe i thashë ‘fëmija im, ja ku jam. I kisha premtuar të të shoqëroja. Në vend që të të çoja te i dashuri yt, po të çoj te Haros. Më shkatërrove, vajza ime!’”, u shpreh ai.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë çdo provë për të zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Prill12:44
Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarët e të cilit u arrestuan në Mal të Zi
Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky ë...
AKTUALITET
17 Prill12:41
U arrestuan me urdhër të SPAK-ut, GJKKO lë në burg anëtarët e grupit kriminal “Pepa”
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për Lulzim Pepajn, Florian Markun dhe Anton Kolën, an&e...
AKTUALITET
17 Prill12:38
“Për ne nuk ka më jetë, frymojmë që të çojmë drejtësinë deri në fund!”/ Babai i Ilaria Sulës: Çfarë na tha në telefonatën e fundit! Detaji që na alarmoi
Italia dhe Shqipëria u tronditën nga vrasja e Iliara Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra nga i dashuri i saj filipinas Mark Samson...
AKTUALITET
17 Prill12:11
Mësuesi Alban Bejleri ndërroi jetë teksa kthehej nga puna, reagojnë familjarët: Nuk u sigurohen as kushtet për transportin!
Një mësues me përvojë të gjatë në arsim ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak ditën e dje...
AKTUALITET
17 Prill11:54
Konflikt mes dy grupeve, Policia kap dhe procedon katër të rinjtë! “Molla e sherrit” dyshohet një vajzë
Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku “molla e sherrit” dyshohet se ...
AKTUALITET
17 Prill11:48
Lirohen nga detyra 5 ambasadorë, emërohen pasuesit e rinj
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë në vende të ndryshme, përfshirë K...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
17 Prill11:20
"E more mesazhin"/ AKSHI, grup ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ se tenderava, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit
Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është...
AKTUALITET
17 Prill10:58
Trafiku i kokainës/ Lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës
Zbardhja e vrasjes së Miklovan Dakajt, shtetasit shqiptar të zhdukur në Marbella dhe të gjetur të vdekur muaj më vonë në...
AKTUALITET
17 Prill10:18
Djegia e kompleksit "Arlis"/ Vendosen sot në 11:00 masat për inxhinierin, kontraktorin dhe administratorin e pallatit
Sot në orën 11:00 pritet të jepen masat për personat e përfshirë në ngjarjen e zjarrit në kompleksin “Arlis”...
AKTUALITET
17 Prill10:15
SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-kreun e AR...