Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Ka shumë vite që niveli i ndotjes së ajrit është një nga problematikat më serioze të Tiranës. Testimet kanë qenë të pakta, por nëse do të flitet për matje serioze të bëra publike, e fundit i përket vitit 2022 kur Instituti për Zhvillimin e Habitatit CO-Plan, monitoroi katër qytete, përfshi edhe Tiranën.
Ndotja, ashtu siç pritej, rezultoi të ishte përtej normës së lejuar nga Bashkimi Europian, me përqëndrim prej rreth dy herë mbi normën të dioksidit te karbonit. Faktorë kryesorë të ndotjes, sipas studimit ishin mjetet motorike dhe sektori i ndërtimit.
Nisur nga këta tregues aspak normal të vitit të kaluar, emisioni ‘Piranjat’ ka kontaktuar laboratorin e specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, dhe i ka kërkuar bashkëpunim për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.
Ekspertët italianë erdhën në Shqipëri (Tiranë) dhe instaluan aparaturat e matjes në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë Tiranën. Përkatësisht në ‘Unazen e Re’, pas 15 katëshit, tek ish stacioni i trenit, tek ura e Drejtorise së Policisë, tek Brryli, pranë ‘Gardës së Republikës’, tek rruga ‘Don Bosco’, tek rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Kopshti Botanik, Tregu Industrial ‘5 maji’, Astir, 9 katëshet, Kombinat, Katedralja Katolike.
Paisjet ‘Radielo’ që u përdorën, ishin të teknologjisë së lartë, me filtra të ndjeshme dhe me saktësi të madhe. 20 te tilla u lanë në ambient të hapur për 8 ditë nga data 28 mars 2023 deri më 5 Prill 2023.
Ekspertet italianë, pas verifikimeve dhe analizave, kanë shpjeguar për ‘Piranjat’ se rezultati është ALARMUES! Raporti i detajuar i laboratorit italian, tregon për një përqëndrim në vlera të larta e të paktën dy komponenteve, Dioksidi i Azotit dhe benzeni.
Dioksidi i azotit kap vlerën e 53.3 mikrogram për meter kub, nga 40 mikrogram për metër kub. Ndërkohë shumë shqetësuese është situata e përqëndrimit të benzenit që vlera mesatare është 21.3 mikrogram për metër kub, nga mesatarja europiane prej 5 mikrogram për meter kub. Pra, jemi me katërfishin e vlerës mesatare europiane.
Zonat me ndotjen më të lartë nga benzeni, rezultojnë rruga Arkitekt Kasemi, te Brryli me 101 mikrogram për metër kub, nga 5 mikrogram që është mesatarja europiane dhe rruga Gjergj Legisi – Blloku Gintash, me një përqendrim prej 84.1 mikrogram për metër kub nga 5 mesatarja europiane.
Në raportin përfundimtar të ekspertëve italianë të laboratorit ‘Neotes’, bëhet edhe një panoramim i efekteve toksike të benzenit, ku citohet se kjo lëndë është me përqëndrim të lartë toksine, dhe efektet toksike të saj varen nga përqëndrimi i vlerave dhe nga kohëzgjatja e ekspozimit. Vlerat më të ulëta mund të shkaktojnë përgjumje, marrje mendsh, takikardi, dhimbje koke, dridhje, situatë konfuzioni apo humbje të vetëdijes. Në raport gjithashtu sqarohet se edhe në rast vlerash të ulëta, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj benzenit, mund të paraqesë rrezikshmëri. Në fakt, kjo substancë, është përfshirë në listën e Agjencisë Botërore për Kërkimin mbi Kancerin (IARC), mes substancave që kanë mjaftueshmëri të kancerogjenitetit tek njerëzit. Efekti kryesor i një ekspozimi kronik ndaj benzenit është dëmtimi i indeve kockore dhe pakësimit të qelizave të palcës kockore. Çfarë mund të çojë në ulje të ndjeshme te rruazave të kuqe të gjakut, deri në Leucemi.
Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe n...
Shqiptarët po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje sigurimit të jetës, por edhe edhe sigurimit nga dëmet q&e...
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Balldren. Raportohet se një makinë ka përplasur dy per...
Një 34 vjeçari i cili vuante nga depresioni është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ...
SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjet...
Gjykata e Elbasanit rrëzoi ditën e sotme kërkesën e të riut rus Mikail Zorin, i cili kërkonte ndryshim të masës së...
Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Bilisht – Kapshticë. 47 vjeçari me inicialet A.Ç dyshohet se ...
Policia e Dibrës ka njoftuar se një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov. Sipas njoftimit...
TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë e ngritur nga kryebashkiaku Erio...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merr në pyetje disa persona lidhur me çësh...