Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i cili tani është qytetar i lirë pasi ka vuajtur dënimin e shkurtuar për çështjen “Toyota Yaris”, është ndalur në kufirin Shqipëri-Itali, pasi rezulton “non grata” nga autoritetet greke për shkak të detyrës së tij si prokuror fillestar i çështjes Beleri.
Për gjithë ata që nuk e mbajnë mend, arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash është bërë nga ky prokuror dhe më pas çështja i kaloi për kompetencë SPAK.
Ndërkohë, pak kohë më vonë, Zarka u arrestua nën akuzën se kishte ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris” dhe u burgos, ndërkohë që dosja u shpall sekret shtetëror.
Pasi doli nga burgu, ai po ndeshet me një dënim të ri, si një person që ndalohet të udhëtojë në Evropë për shkak të një ndëshkimi politik nga autoritetet greke për gjithë vendet e Bashkimit Evropian.
Personalisht kam qenë nga të paktët që kam kritikuar ditën e arrestimit të Fredi Belerit urdhër-arrestin ndaj tij tre ditë para zgjedhjeve. Jo se njihja faktet, por për kontekst politik, arrestimi tre ditë para zgjedhjeve i njollos zgjedhjet dhe e shpëton kandidatin e korruptuar edhe sikur të kesh prova, pasi e implikon gjestin e tij në një situatë elektorale. Do të ishte më serioze që prokuroria të mos nxitohej, të mblidhte prova dhe pastaj Beleri mund të arrestohej dhe kur ishte në zyrë si kryetar.
Por kjo është një çështje që tani, siç thotë dhe Edi Rama, Belerit i doli më mirë se u bë eurodeputet.
Problemi që ngre ndëshkimi politik i autoriteteve greke ndaj këtij prokurori, por dhe gjyqtarëve të Vlorës që janë marrë me këtë çështje, rrezikon të jetë shtrirë dhe tek gjyqtarë të GJKKO.
Për këtë duhen verifikime.
Ajo që është interesante në gjithë këtë histori është se duket hapur se dikush “ka marrë hak” për Belerin duke futur në burg dhe prokurorin që e arrestoi, dhe rivalin e tij Jorgo Goro, dhe ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e cila u bë tabelë qitjeje pas arrestimit të tij.
Duket se një dorë e kujdesshme ka bërë kujdes që çdo kushdo që kishte probleme me dosjen “Beleri” të përfundonte në burg.
Aurel Zarka nuk është ndonjë ithtar i pushtetit të Edi Ramës, por ka vepruar si prokuror që ndeshi në prova të krimit elektoral. Mund të ishte treguar më profesional dhe më i duruar të mblidhte dhe më shumë, por ashtu e ka menduar. Tani nuk shkel dot në asnjë vend të Evropës për këtë gjë.
Jorgo Goro është rikthyer në burg, duke i tundur para syve një AMTP toke që ai e ka konfirmuar si të regjistruar dhe që ka mbivendosje me një AMTP tjetër. Për aq njohuri sa kemi me këto copa letrash prodhuar më 1991 e ricikluar deri më 2026, mund të jenë të dyja false, dhe raste të tilla ka me mijëra në Shqipëri, por dikush në SPAK u kujdes që edhe pse me këtë precedent mund të arrestosh 61 kryetarë bashkie në Shqipëri, ai të arrestohej, madje të rikthehej në burg, pasi më shumë se sa kryetar në shkelje detyre ishte një rival i Fredi Belerit.
Olta Xhaçka po ashtu u masakrua, pse burri i saj ka blerë një tokë dy herë, një herë nga ai që ka letrat dhe një herë nga ai që i pretendon, dhe në fakt dhe ajo shikohej si një ministre e Jashtme që po mbronte arrestimin e Belerit.
Nëse i mbledh të tre rastet, nuk duket dhe aq rastësi, që në dy nga këto tre çështje prokurori Olsi Dado është me letra dhe biografi të mirë greke familjarisht.
Për hir të së vërtetës, SPAK gjithë fuqinë e ka pasur pikërisht tek mbështetja nga ambasada e SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian, dhe nuk është se bën ndonjë dallim të madh fakti që dikush është në qeli se ka urdhëruar ambasadorja e SHBA apo ai i BE, dhe tjetri se ka urdhëruar ambasadorja e Greqisë.
Ne duam një drejtësi të re të pavarur jo vetëm nga qeveria e Shqipërisë, por dhe nga qeveritë e tjera fqinje apo mike. Nuk dëshërojmë që të masakrojmë qeverinë tonë dhe të plotësojmë orekse ambasadorësh për arrestime.
Por në këtë rast, përveç urdhër-arrestit që duket që ka ardhur nga Greqia, e cila duket që ka prokurorinë e saj në SPAK, është dhe ky dënimi shtesë si “non grata” në kufijtë e Evropës, që është teprim.
Natyrisht ai mund ta ankimojë në Itali dhe ta fitojë çështjen, por drejtësia jonë e re duhet të lexojë më shumë Kodin Penal dhe më pak email-et e ambasadave kur merr vendime.
Tek Kodi Penal janë dhe standardet e BE. Dhe të SHBA. Tek email-et e ambasadave janë vetëm dëshirat e diplomatëve. Ata mbarojnë punë dhe ikin, por problemet na i lënë këtu.
Pak ditë më parë, emisioni Piranjat publikoi denoncimin e banorëve të një pallati në rrugën “Sami Frashëri&...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Tunelin e Llogarasë, ku një automjet tip “Benz” është...
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Sarandë dhe Ksamil, ku janë lëshuar disa ...
Brenda SPAK-ut ka prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Këtë akuzë ngriti Aulon Kalaja, për të c...
Nga krijimi i tij në 2019, SPAK ka sekuestruar 64 pasuri të paluajtshme, 26 pasuri të luajtshme, 11 subjekte tregtare nga të cilat 7 subjekt...
Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria...
Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në në Mikrolimano të Athinë...
Një ditë pas zjarrit tragjik në ambientet e një kompanie në Vrrin të Durrësit, ku humbi jetën një 25-vjeçar ...
Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P. Si paso...
Një i burgosur 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak. Lajmi është konfirmuar nga Dr...