Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e akademisë në vendin tonë këtë fillim viti, teksa ish-pedagogu Bujar Mane është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Bujar Manes, e ka dhënë Universiteti Bujqësor i Tiranës përmes një shënimi në rrjetet sociale.
Mane ishte një nga profesorët më të rëndësishëm të UBT, teksa ishte nderuar me gradën "Kandidat i Shkencave".
Ndërsa UBT i ka shpehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të pedagogut Mane.
Bujar Mane kishte dalë në pension të vitit 2011.
Postimi i plotë i UBT:
Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare shprehin hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Bujar Mane, një nga figurat e shquara të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e Biokimisë Veterinare.
Prof. Dr. Bujar Mane e nisi veprimtarinë e tij akademike në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 1973, si asistent në lëndën e Biokimisë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në aktivitetin mësimor dhe shkencor. Ai hartoi dhe publikoi veprën “Praktikum i kimisë biologjike të kafshëve” në vitin 1978, si dhe tekstet “Biokimia e kafshëve” (1989) dhe “Biokimia” (2005, 2011), të cilat shërbyen për breza të tërë studentësh të fakultetit.
Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Bujar Mane përfshinte publikime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai udhëhoqi punën shkencore të aspirantëve për gradat “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, duke kontribuar ndjeshëm në formimin e brezave të rinj të studiuesve.
Gjithashtu, Prof. Dr. Mane ishte një bashkëpunëtor aktiv në jetën akademike, duke marrë pjesë në recensimin e teksteve universitare dhe në oponencat e disertacioneve. Studimet e tij shkencore trajtonin fusha me rëndësi praktike dhe kërkimore, si ketozat subklinike te lopët, problemet metabolike në shpendët e rritjes industriale dhe parametrat metabolikë të Salmo letnica të liqenit të Ohrit.
Për kontributin e tij të çmuar në arsimin e lartë dhe shkencën veterinare, Prof. Dr. Bujar Mane u nderua me gradën “Kandidat i Shkencave” në vitin 1980, titullin “Docent” në vitin 1990 dhe titullin “Profesor” në vitin 1995. Ai doli në pension në vitin 2011, duke lënë pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe njerëzore.
Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Mane, të afërmve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik për këtë humbje të madhe.
U prehtë në paqe.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Janar22:24
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia paralajmëron shoferët
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmb...
AKTUALITET
2 Janar20:58
Tërbohet shqiptari kundër vajzave dhe gruas, fqinjët alarmojnë policinë
Një shqiptar, 54 vjeç, është arrestuar për dhunë në familje nga karabinierët e Tenenzës së Cologno Monzese (...
AKTUALITET
2 Janar20:54
Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë bllokohen në temperatura nën zero
Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet tejet problematike, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar.
P...
AKTUALITET
2 Janar20:42
IGJEUM paralajmërim për motin gjatë ditës së nesërme për këto zona
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka lëshuar një njoftim në Facebook për parashikimin e rrezikut nga p&eu...
AKTUALITET
2 Janar20:38
Bllokohen qindra automjete nga dëbora dhe ngrica në Shkodër (VIDEO)
Gjatë orëve të fundit, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndr...
AKTUALITET
2 Janar20:08
Shqiptari 43-vjeçar prek 20-vjeçaren greke në pjesët intime, i dashur e rreh. Të gjithë në pranga
Tre persona u vunë në pranga në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2026, nga oficerët e policisë së Departa...
AKTUALITET
2 Janar20:04
Shqiptari 30-vjeçar arrestohet natën e Vitit të Ri
Gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit në Silea, karabinierët e stacionit lokal arrestuan një 30-vjeçar me origjinë shqiptare,...
AKTUALITET
2 Janar19:29
KLSH: Në treg janë hedhur ilaçe të skaduara. Shteti mbyll sytë para skandalit
Në tregun shqiptar janë hedhur ilaçe të skaduara dhe situata bëhet akoma më alarmante kur, strukturat shtetërore nuk kan&eu...
AKTUALITET
2 Janar18:48
Tjetër aksident i frikshëm në vend, ka të plagosur
Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
...
AKTUALITET
2 Janar18:43
Theth/ Automjetet bllokohen nga dëbora në Qafë Thore, shoferëve u kërkohet pagesë për pastrimin e rrugës
Që nga orët e mëngjesit dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në zonën e Theth...