Para nisjes së shkollave, Hita zbret në Korçë/ Ja porositë për policinë vendore
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi nj...
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi nj...
Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer sot në një stacion karburanti në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, n...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Bërrylit n&eu...
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënohet dita e 102-të e revolt&eum...
Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer n...
Kriza demografike po shndërrohet në një nga rreziqet më të mëdha afatgjata për Ballkanin Perëndimor. Rajoni jo vet&eum...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë...
DASHI Ka ende disa tensione në punë që po ju pengojnë të çoni përpara projektet ashtu siç dëshironi. Nuk ju m...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...

Efektivi i forcave “Shqiponja”, Gentjan Meda mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumëkërkuar në Maqellarë, i dënuar nga gjykata e Apelit në Romë me 6 vite e 7 muaj burg për disa vepra penale.
Gjatë operacionit, efektivi ra nga muri rrethues i banesës tre katëshe dhe u lëndua në kokë e trup. Atij iu dha fillimisht ndihma e parë në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, një banore e zonës ku u zhvillua operacioni, që ka qenë ndër të parat që ka parë efektin e plagosur, ka treguar edhe vendin ku kishte rënë polici. Ajo thotë se ai kishte pësuar lëndime dhe se ishte i gjakosur në trup.
“Tha vdiqa bre, më erdhi gjynah. E shikon ku janë tullat, my aty ishte shtrirë. Ishte i gjakosur. Ai mund të kenë rënë më herët por s’kemi dëgjuar. Mund të ketë qenë ora 6.”, tha banorja e pyetur për ngjarjen.
Efektivi është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Apelit për 35 vjeçarin, për vuajtjen e dënimit me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg të mbetur, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas të kërkuar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.
Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se mësuesit nuk mund të t...
Eksperti i ekonomisë Klodian Muço paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritja e mundshme e &cced...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se nuk po vepron për të sjellë në vend qytetarët shqiptar&...
Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut vijon të zvarritet nga pala socialiste, prej vitit të kaluar. Edhe pse SPAK ka kërku...
Një incident i rëndë është regjistruar dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT...
Dalin pamjet nga arrestimi i të shumëkërkuarit në Dibër, i cili kërkohej nga autoritetet italiane. Pas hekurave ra shtetasi Klo...
Një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë është proceduar penalisht pas një konflikti me kolegun e tij. Ngjarja ësht&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave &ld...
"Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj punonjës i Policisë Bash...
Ish-deputetja socialiste Esmeralda Shkjau, prej tetë vitesh jeton në Dubai e angazhuar në disa projekte në fushën e teknologjisë...