"Je treguar i butë me protestuesit"/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...

Emirjana Sako do t`i paguajë 7.2 milionë euro të tjera kompanisë Intergrated Energy, që ndodhet në sekuestro nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës. Pak ditë më parë, mes kompanisë së landfillit të Sharrës dhe bashkisë Durrës, është firmosur marrëveshja e re për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Kontrata parashikon që Emirjana Sako do vijojë të paguajë më shumë se 29 euro për ton për dërgimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, ndonëse sipas SPAK dhe KLSH, tarifa në fuqi është abuzive pasi incenerimi nuk kryhet. AKtualisht, Emirjana Sako shpenzon 10 milionë euro në vit për mbetjet urbane, apo një të pestën e të gjithë buxhetit të bashkisë.
Ndonëse kompania e inceneratorit të Sharrës është nën sekuestro, dhe SPAK ka vërtetuar se ajo ka abuzuar dhjetëra milionë euro deri më tani, Bashkia e Durrësit ka vendosur që edhe në tre vitet në vijim të paguajë 7.2 milionë euro për depozitimin e mbejteve në Sharrë. Në datën 14 tetor, Bashkia e Durrësit, pasi dështoi në tenderin e parë, ka vendosur të lidh një marrëveshje të re me Integrated Energy BV SPV, për depozitimin e mbetjeve në Sharrë.
Procedura e prokurimit publik është bërë me negocim pa shpallje paraprake, ndërsa bashkia ka ofruar të paguajë për depozitimin e mbetjeve në Sharrë plotë 7.2 milionë euro për 36 muaj, duke shmangur konkurimin e hapur publik. Qytetarët e Durrësit por jo vetëm, do vijojë të paguajnë çdo vit miliona euro për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, me çmimin 29 euro për ton edhe pse procesi në Sharrë kryhet vetëm depozitim i mbetjeve dhe jo incenerim.
Tarifa e incenerimit do të shkojë si fitim neto për kompaninë, e cila ka shkelur të gjitha afatet për të ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve. Nga hetimet e SPAK dhe raportet e KLSH, ka rezultuar se tarifa 29 euro për ton është abuzive, për shkak të mos kryerjes së incenertimit. Më herët, në një kërkesë për syri tv bashkia e Durrësit kishte lënë të kuptohet se mund të rishihte termat e kontratës së re me kompaninë e inceneratorit të Sharrës. Por duket se Emirjana Sako ka vendosur të mos kursejë paratë e taksapaguesve, ku jo vetëm do të paguajë 7.2 milionë euro për depozitimin pa incenerim të mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës por këto janë vetëm kostot neto, për depozitimin e mbetjeve në landfill, pasi nuk përfshihen edhe kostot e tjera ajo e grumbullim-pastrimit dhe transporti i mbetjeve urbane deri në landfillin e Sharrës.
Sipas të dhënave që Syri televizion disponon, Bashkia e Durrësit shpenzon mestarisht 10 milionë euro për mbetjet urbane çdo vit, apo më shumë se 1/5 e buxhetit vjetor. Ndërkohë, tarifa abuzive e depozitimit të mbetjeve në Sharrë u konfirmua edhe nga bilancete Integrated Energy për vitin 2024, ku rezultoi se kompania pati një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh apo 60 përqind mbi xhiron.
Pas disa ditësh në grevë, ka humbur ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinz&eu...
Gentian Yzellari, 49-vjeç është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate të Luftës së Dytë...
Para pak ditëve Prokuroria e Tiranës bëri kontrolle në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar të gjithë inventar...
Ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim në një spital privat ...
Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thot...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar, ku janë përfshirë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin ditën e sotme për dosjen ngarkuar ish-drejtoreshës së Kadastrës Rajmond...
Një raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori në pah shqetësimin se gjuha e urrejtjes me bazë gjinore d...
Pranvera Strakosha, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për punën e institucionit q...
Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i identifikuar si Majko Shahini, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor të dyshu...