
SARANDA- Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani janë arrestuar pasi dyshohet se po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se policia ka sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Njoftimi:
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, si rezultat i hetimeve me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 7”, i zhvilluar nga strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë.
Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Strukturat e Hetimit në DVP Vlorë dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të armëve, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– M. C., 24 vjeç, dhe K. O., 23 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, Përmet.
Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. C. dhe pasagjer shtetasin K. O. (i cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë), sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak.
Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip “Nissan”.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i transportonin armët me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
saranda
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
13 Shtator15:39
Tentoi të thyente një shisha bar, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Gjermani
GJERMANI- Nje 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Mësohet se shqiptari është arrestar n&...
E.D
AKTUALITET
13 Shtator15:23
Emri/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 34 muaj burg shqiptari në Angli
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi në O...
S.B
AKTUALITET
13 Shtator15:18
Fshihte nëntë kilogramë kanabis në banesë, arrestohet 55-vjeçari i dënuar me burg në Berat
BERAT- Një 55-vjeçar i dënuar me burg është arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se A.Z 55 vjeç, &e...
r.ll
AKTUALITET
13 Shtator15:05
Shqiptaret e varfër paguajnë shtrenjtë për oligopolet në treg
foto ilustruese
TIRANË- Abuzimet me çmimet po i shtyjnë disa qytetarë shqiptarë të udhëtojnë për qindra kilo...
r.ll
AKTUALITET
13 Shtator15:04
Vranë dy vëllezërit Kurtaj, dalin para gjykatës Altin Kuka dhe dy djemtë e tij
altin kuka
FIER- Kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit, Altin Kuka dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio, të cilët aku...
n.f
AKTUALITET
13 Shtator15:00
Stoku i dosjeve të prapambetura në gjykata deri në fund të vitit 2026 pritet të ulet deri 35%
Foto ilustruese
TIRANË- Problematika me stokun e dosjeve të prapambetura pritet të reduktohet për 2 vitet e ardhshme. Në vendimin ...
S.B
AKTUALITET
13 Shtator14:58
Shisnin kokainë e kanabis në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Sarandë
VLORË- Pronari i një lokali dhe kamarieri kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Sarandë. M&e...
AKTUALITET
13 Shtator13:47
VIDEO/ Hodhi dy pako me Iphone dhe drogë, dalin pamjet e dronit që fluturoi mbi burgun e Peqinit
TIRANË- Janë publikuar pamjet e dronit që mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:37, fluturoi në një lartësi prej 100-1...
n.f
AKTUALITET
13 Shtator13:40
Bashkitë realizojnë vetëm 17% të programit të investimeve
Foto ilustruese
TIRANË- Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në a...
S.B
AKTUALITET
13 Shtator12:49
"Esmeraldin nuk dua ta shikoj në sy"/ Krimi në Shënavlash, flet djali tjetër i viktimës: Kasaforta ka qenë e hapur për të gjithë familjen...
SHËNAVLASH- Djali tjetër i Enver Ballës i cili u vra nga i biri Esmerald Balla në Shënavlash ka reaguar lidhur me ngjarjen ...