“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për pjesëtarët e dy grupeve kriminale. Mësohet se janë dërguar për gjykim 12 të pandehur të cilët janë Agustin Mesuli, Altin Doda, Florian Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj, Dejvi Skënderaj, Bora Idrizaj, Vangjush Kashara, Tomor Baruti, Gentian Aga dhe Alid Shehi.
Kryesisht këta të pandehur janë të akuzuar për veprat penale: pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare, grup i strukturuar kriminal, kontrabanda e mallrave dhe transportimi i tyre, fshehja e të ardhurave si dhe shpërdorimi i detyrës.
Mësohet se grupi i parë kriminal përbëhej nga Agustin Mesuli, Altin Doda, Florian Baku, Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj. Ishte Briant ai që siguronte sendet e vjedhura dhe shumat e parave dhe ia dorëzonte pjesëtarëve të tjerë të grupit të cilin kishin për detyrë transportin e tyre të fshehtë drejt vendit.
Ndërkohë grupi i dytë përbëhej nga Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze. Ky grup funksiononte nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze dhe më pas futjen e tyre kontraband në vendin tonë përmes kompanive të tyre të transportit.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal Nr. 56, të vitit 2022, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt dërgimin për gjykim (në datën 11.06.2024), në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) të pandehurve si më poshtë:
Agustin MESULI dhe Altin DODA, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
Florian BAKU, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
Sokol IDRIZAJ, Elda IDRIZAJ dhe Egi IDRIZAJ, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180/3 dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
Dejvi SKËNDERAJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244/1, i Kodit Penal;
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178/1, i Kodit Penal;
“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.
Bora IDRIZAJ, e akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, e parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal,
“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.
Vangjush KASHARA dhe Tomor BARUTI, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;
“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal;
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2, i Kodit Penal, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi, i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
Gentian AGA dhe Alid SHEHI, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ky hetim është realizuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në muajin qershor 2022, midis Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Lionit Francë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, një strukturë kriminale ishte krijuar në rajonin e Lionit-Francë, e cila në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në Shqipëri. Veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.
Grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të këtij aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.
Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.
Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.
Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).
Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.
Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.
Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj), i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.
Gjatë kontrolleve të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (një) aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton); karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.
Janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga këto autoritete janë sekuestruar: sasia 305,000 Euro (230,000 Euro në kartëmonedha, dhe pjesa tjetër në llogaritë e personave të proceduar); 115 copë bizhu të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me pushimin e hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj dhe Bora Idrizaj, për kundërvajtjen penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal, pasi bazuar në nenin 6 të Ligjin Nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, kjo kundërvajtje, përjashtohet nga ndjekja penale.
Orgito Lloci GREQI- I riu në foto është 20-vjeçari shqiptarë i cili humbi jetën në rrethana të paqarta n&eum...
ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në Elbasan. Bëhet me dije se dy persona i kanë vjedhur makinën një 28-vjeçari. Gjit...
GREQI- Një Shqiptar ka humbur jetën në Kretë pas një debati me dy të rinjë grekë. Siç raportohet 20-vje&cc...
Foto ilustruese VLORA- Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi një banesë e braktisu...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një 45-vjeçar me inicialet U. K., është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëllua...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrue...
Sulmi TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një&nbs...
VLORË- Një banesë e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë i ka marr&eum...
Zjarri VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjar...
Foto ilustruese TIRANË- Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëro ashtu dhe atë privat në krahasim me fundin e 202...