Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...

Shqiptari Flamur S., i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjikë, është liruar nga burgu pas miratimit të një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë.
Marrëveshja, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë në një proces të madh droge në Belgjikë, u aprovua të premten.
Sipas mediave të huaja, Flamur S. pranoi fajësinë për akuzat që i atribuohen dhe ra dakord për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe për pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.
Menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, ai u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur tashmë dy vjet paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.
Avokati i tij, Johan Van Genechten, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me negociatat me prokurorinë federale.
Sipas autoriteteve belge, Flamur S. ka luajtur një rol kyç në organizatën kriminale të trafikantit Flor Bressers. I njohur me nofkën “Maradona”, ai dyshohet se drejtonte ekipet e ashtuquajtura “gërmues”, të cilat nxirrnin ngarkesat e kokainës të fshehura në kontejnerë me mineral mangani. Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për mbledhjen e shumave të mëdha të parave që qarkullonin brenda rrjetit.
Nga dokumentet e sekuestruara gjatë hetimeve rezulton se Flamur S. ka mbledhur rreth 17 milionë euro pagesa në Belgjikë dhe Holandë.
Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me drejtësinë. Në vitin 2010, ai u dënua me tetë vjet burg dhe 27.500 euro gjobë si drejtues i një organizate kriminale që kontrabandonte dhjetëra kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës përmes korrierëve.
Në fillim të vitit 2025, Flamur S. u ekstradua nga Turqia, ku ishte fshehur së bashku me Sani Al Murdaa. Të dy kishin siguruar shtetësinë turke dhe për një kohë të gjatë besonin se ishin të paprekshëm nga autoritetet. Megjithatë, në vitin 2024 autoritetet turke ua revokuan shtetësinë dhe arrestuan Flamur S., i cili më pas u transferua në Belgjikë.
Pas rikthimit në Belgjikë, ai autorizoi avokatin e tij të negocionte me prokurorinë federale, proces që përfundoi me marrëveshjen e miratuar nga gjykata.
Ndërkohë, procesi Bressers do të vazhdojë në shtator për të pandehurit e tjerë, ndërsa çështja ndaj Flamur S. konsiderohet e mbyllur pas marrëveshjes së arritur me drejtësinë belge.
Mashtrimet me kriptomonedha, që synojnë investitorët, vazhdojnë të shkaktojnë viktima në territorin francez, përmes qe...
Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërt...
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta, në lidhje me situatën në Sar...
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në 144 qendrat e përcaktuara sipas Rregullores...
Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli d...
Shqiptarë të diasporës janë ngritur në protestë në disa shtete të ndryshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit ...
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrim...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritme të larta, por të dhënat më të fundit të AirDNA (kompani e analiz&eum...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë...