AKTUALITET

EMRI/ Ryshfet për të ndikuar të prokurori dhe gjykatësi, GJKKO dënon me 3 vjet burgim Oficerin e Policisë Gjyqësore

M.B. Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 22:32
EMRI/ Ryshfet për të ndikuar të prokurori dhe gjykatësi,
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim të gjykimit për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, e ka dënuar këtë të fundit me dy vjet burg për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe një vit burg për “Zbulimine akteve ose të dhënave sekrete.

Lala u akuzua nga SPAK, se në këmbim të 50 mijë lekëve ka premtuar se do të ushtronte ndikim te një prokuror dhe gjyqtar për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 20.03.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatbardh Lala, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neniet 245/1 pargarafi 4 dhe 295/a paragrafi i III Kodit Penal, si dhe tw pandehurve Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 270, datë 22.05.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 pargarafi 4 K.Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal, dhe bazuar ne këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatbardh Lala dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatbardh Lala i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fatbardh Lala në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Tefta Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Tefta Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Tefta Llagaçi për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, duke qenë se dënimi me burgim u pezulluar me kusht urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar ndaj të pandehurës Tefta Llagaçi me vendimin Nr. 67 Akti, datë 30.07.2022 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermir Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Ermir Llagaçi në një burg të sigurisë së zakonshme. Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestrua në kuadër të këtij procedimit disponohet si mëposhtë: i) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone 12 Pro të pandehurit E.L; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone XS shtetasit S.A; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular Redmi Model 7, shtetasit A.K.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, me datë 22.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë