Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka denoncuar në Komisionin e Ekonomisë dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj studentëve, gazetarëve dhe qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Bozdo e cilësoi dhunën si të paprecedentë dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë. Ai e krahasoi atë me mizoritë e ditëve të fundit të regjimit të Enver Hoxhës ndaj studentëve. Deputeti i PD-së kërkoi identifikimin dhe ndëshkimin e efektivëve të përfshirë në incidentet e dhunshme, duke theksuar se mes të dëmtuarve kishte edhe persona me fraktura të rënda.
Bozdo u bëri thirrje studentëve, prindërve dhe pedagogëve të bojkotojnë mësimin dhe të marrin pjesë në protestën e radhës, të njoftuar për orën 14:00 pranë Ministrisë së Arsimit.
Fjala e deputetit të PD-së Enno Bozdo
Zonja kryetare, ajo që ka ndodhur dje në Tiranë, dhuna e pashembullt e Policisë së Shtetit, e narkopolicisë, kundrejt studentëve, kundrejt gazetarëve, kundrejt qytetarëve që me të drejtë kanë protestuar pranë Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ndryshimin e sistemit, për të kërkuar të drejtat e tyre, për të kërkuar atë që kërkojnë të gjithë qytetarët normalë të një vendi: kushtet më të mira të jetesës.
Kjo dhunë është e paprecedentë dhe, meqenëse kemi këtu edhe përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme, ju duhet të nxirrni sa më parë përgjegjësit përpara drejtësisë. Ata që kanë dhunuar dje studentët, u kanë thyer këmbët, i kanë gjakosur, që kanë dhunuar qytetarët pa asnjë shkak, pa asnjë provokim, me një dhunë aspak proporcionale.
Ata nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit, por përfaqësojnë vetëm narkoshtetin, dhe ju duhet të distancoheni urgjentisht nga akte të tilla.
Zoti zëvendësministër, nderi më i madh që mund t’i bëni vendit është t’ua hiqni uniformën atyre kafshëve që kanë dhunuar studentët dje.
Ajo që ka ndodhur dje, mizoria e paprecedentë, mua më kujton vetëm mizorinë e fundit të regjimit të Enver Hoxhës ndaj studentëve, për të cilën jam edhe dëshmitar. Nuk ka pasur ndonjëherë një dhunë të tillë, të pajustifikuar, të paprovokuar ndaj studentëve dhe qytetarëve.
Njërit i keni thyer këmbën. Një 84-vjeçari i është thyer femuri nga goditjet me shkop të policisë. Të dy janë për t’u operuar nesër.
Ju mbani përgjegjësitë tuaja politike, por nuk mund të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ju i keni të gjithë të identifikuar: ata me rroba, ata pa rroba. Ata duhet të dalin përpara drejtësisë.
Partia Demokratike solidarizohet plotësisht me qëndrimin e studentëve. I ftojmë të gjithë të marrin pjesë: prindërit, pedagogët në radhë të parë, si dhe studentët, të bojkotojnë mësimin dhe të marrin pjesë sot në protestën e radhës, në orën 14:00, pranë Ministrisë së Arsimit.
Ne nuk do të qëndrojmë në këtë mbledhje, zonja kryetare, për arsyet e sapopërmendura.
Partitë Demokrate Europiane kanë reaguar pas dhunës dhe përplasjeve të raportuara gjatë protestës së djeshme në T...
Protestës së studentëve kundër qeverisë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, t&eum...
Revolta e studentëve ditën e djeshme, të cilët për rreth 9 orë protestuan kundër qeverisë, ndërsa u përball&eu...
Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. Ata...
Zbardhet vendimi i gjykatës së posaçme që lejoi kontrollin e qelisë së Ergys Agasit në burgun e Bradasheshit. Vendimi mot...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore t&eum...
Një ditë pas protestës së madhe në Tiranë, policia ka shoqëruar 16 protestues. Shoqërimet vijnë, pas përplasj...
Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani kan...
Policia ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit në lagjen “5 Maji”...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në ...