Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.2 lekë. Euro do të blihet me 93...
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para q...
Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhë...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...
Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeminist...
Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet ...

Ashtu siç e kishin paralajmëruar Piranjat, deputeti Erion Braçe është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Deputeti Socialist është denoncuar në emisionin Piranjat për një konflikt i cili ka zgjatur më shumë se 20 vite.
Deputeti Erion Braçe është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga shtetasi Anduel Çekrezi, pronar i çertifikuar i një prone në “Imshtë” të Lushnjës,, të cilin Braçe e akuzonte si "mashtrues ordinerë" dhe "grabitës të tokës publike", ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër.
Si nisi historia?
Gjithçka u rindez pas postimeve të zotit Braçe në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se toka pranë lumit Seman, e përdorur historikisht nga banorët, po grabitej nga "zengjinë të rinj". Mirëpo, e vërteta dokumentare rezulton më komplekse. Pasuria në fjalë zotërohet me certifikatë të rregullt pronësie nga shtetasit Anduel dhe Elton Çekrezi, të cilët e kanë blerë atë në vitet 2022–2023 nga trashëgimtarët e ligjshëm.
Sipas avokatit Elis Bilali, transaksioni është kryer mbi një kartelë pasurie të lirë dhe në përputhje të plotë me Kodin Civil dhe ligjin për Kadastrën.
Shkresa e “cunguar” e ATP-së dhe zbulimi i dosjeve
Deputeti Braçe bazon sulmin e tij në një përgjigje të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), e cila fillimisht deklaroi se nuk kishte vendim për njohje pronësie në atë zonë.
Megjithatë, një verifikim më i thellë në arkivat fizike të institucionit nxori në dritë dy dosje (nr. 145 dhe nr. 156), që u korrespondojnë vendimeve të vitit 1998 për kthimin e pronës. Eksperti Romeo Nazarko shpjegon se mungesa e dokumenteve në ATP shpesh vjen nga burokracia ose keqmenaxhimi i arkivave gjatë transferimeve, por kjo nuk do të thotë se vendimi nuk ekziston, për sa kohë ai ekziston në regjistrat e Kadastrës dhe ish-ndërmarrjes pyjore të Bashkisë Lushnjë.
Nga ana tjetër, banorët e fshatit Imshtë pretendojnë se toka u përket atyre, duke u bazuar në një vendim të ish-Komunës Bubullimë të vitit 2005. Ky vendim, i marrë 7 vite pasi toka u ishte kthyer pronarëve, rezulton i kundërligjshëm. Hetimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Lushnjës kanë vërtetuar se toka nuk ishte në juridiksionin e komunës për t’u ndarë. Disa banorë kanë përgatitur akte marrje toke të falsifikuara, për të cilat janë dënuar me burg dhe gjobë.
Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2014, ka urdhëruar lirimin e pronës nga zaptuesit, vendim i cili ende nuk është ekzekutuar plotësisht për shkak të rezistencës së banorëve.
Përplasja me Braçen: Ligji i vitit 2024 për një vendim të ’98-ës?
Gjatë një ballafaqimi me "Piranjat", zoti Braçe ka përdorur si argument Ligjin për Burimet Ujore, duke pretenduar se toka nga lumi deri në argjinaturë është "publike dhe e patjetërsueshme".
"Si bëheni ju kundër një fshati të tërë dhe kundër interesit publik?", ishte reagimi i deputetit kur u pyet për bazën ligjore të pretendimeve të tij.
Juristët argumentojnë se një ligj i vitit 2012 apo 2024 nuk mund të ketë fuqi prapavepruese mbi të drejtat e fituara në vitin 1998. Në atë kohë, toka ishte e klasifikuar si tokë pyjore (pjesë e ndërmarrjes pyjore) dhe jo si "tokë lumi", fakt i konfirmuar edhe nga dëshmitë e vetë banorëve dhe ish-kryeplakut të fshatit, të cilët pranojnë se aty ka pasur pyll me plepa e shelgje përpara se vetë ata ta shpyllëzonin dhe ta kthenin në tokë bujqësore.
Ndërsa Prokuroria e Fierit po vijon hetimet, aktualisht nuk ka asnjë sekuestro apo kufizim mbi pronën.
Për avokatët e palës pronare, qëndrimi i deputetit Braçe është "populizëm elektoral" që nxit banorët drejt veprave penale, siç është zaptimi i tokës, ligje të cilat ai vetë i ka votuar në Parlament./Piranjat News


Dhe telashet nuk kanë të sosur për bizneset. Sapo mbaruan hallet e mosfunksionimit normal për javë të tëra të sistemi...
Sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor, dollari amerikan blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euroja blihet me 95.6 lek&...
Historia e Gjon Pantalia përfaqëson një nga faqet më të dhimbshme, por edhe më domethënëse të kujtesës histo...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar t&eum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti paras...
Në një analizë të fundit të angazhimit në rrjetet sociale, imami Elvis Naçi rezulton të jetë më i ndjekuri...
Gazetari Igli Çelmeta deklaron se të paktën 4 nga kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit kan&...
Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka v...
Bllokimi i misrit serb me prani të Aflatoksinës duket se ka ndezur një përplasje të hapur tregtare mes Shqipërisë dhe Serbis&...
Ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një...