AKTUALITET

Ervis Martinaj 3 vite i zhdukur, Klodiana Lala: Familja e di të vërtetën, njeh edhe ekzekutorin

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 18:06
Ervis Martinaj 3 vite i zhdukur, Klodiana Lala: Familja e di të

“Familjarët e dinë të vërtetën, e dinë edhe kush e ka ekzekutuar Ervis Martinajn!”, kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala. Lidhur me procesin në Gjykatën e Posaçme, Lala tha se ai ka të bëjë me pasuritë e sekuestruara më shumë se një proces penal, ndërsa një pjesë e pasurive ajo shprehet se do të lirohen në përfundim të gjyqit, pasi kanë qenë nga burime të ligjshme.

“Mustafa Martinaj dëshmoi në Gjykatën e Posaçme. Në fakt, procesi ka të bëjë me pasuritë, nuk ka të bëjë me një proces penal; ka të bëjë me vendimin e SPAK për të sekuestruar pasurinë. Dhe zoti Martinaj pretendoi që pasuritë e tij, për shkak të aktivitetit të biznesit gati 30-vjeçar dhe faktit që ai ka punuar si drejtor banke ka patur ekskluzivitete të ndryshme, ka punuar si kambist e të tjera me radhë, pra ka pasur pika të këmbimit valutor. Pretendonte që pasuritë e tij rrjedhin nga burime të ligjshme. Dhe unë besoj që disa nga pasuritë e familjes Martinaj, deri në përfundim të procesit, edhe do të lirohen. Patjetër që një pjesë, ku dyshohen që të jenë pasuri të vendosura nga aktiviteti kriminal i Ervis Martinajt, ndonëse ai nuk ka një vendim të formës së prerë dhe tashmë fati i tij mbetet mister, do të mbeten të sekuestruara. Pra ky është qëndrimi im në raport me këtë çështje.


Çfarë më bëri përshtypje është që për herë të parë në një gjykatë familja Martinaj artikuloi që Ervis Martinaj nuk jeton më. Në fakt, ju e dini, unë kam qenë e dyzuar. E kam raportuar ekskluzivisht atë lajmin në News24, pra kallëzimin e familjes se ai ishte i zhdukur. Kam qenë e dyzuar sepse shpeshherë ndodh që bosë të krimit të organizuar, për shkak të problemeve që kanë, për shkak të kundërshtarëve që kanë, zgjedhin edhe të bëjnë edhe një jetë të tillë apo një zhdukje të vullnetshme. Fakti që pas këtyre… shumë pas shumë kërkimeve, pas investimit edhe të partnerëve të huaj, Ervis Martinaj nuk është gjendur dhe nuk ka asnjë shenjë nga ana e tij, do të thotë që edhe unë besoj që po, ai mund të jetë rrëmbyer dhe të jetë vrarë”, tha ajo.

Gazetarja ka bërë edhe një profil të shkurtër të Martinajt, për të cilin tha se nuk ishte një person që vinte thjeshtë nga bota e krimit dhe u ngrit “në grada”, por ishte një njeri i shkolluar jashtë vendit dhe që vinte nga një familje e ngritur.

“Pavarësisht se Ervis Martinaj ishte futur thellë në krim të organizuar, ishte një eksponent i krimit të organizuar dhe me përplasje shumë të forta në botën e krimit, në fakt familja e tij është një ndër familjet elitare në vend. Rrjedhin nga Mali i Zi, familje me shumë tradita, shumë të vendosur, të ashpër, mbështetës të Partisë Demokratike. Kjo duhet thënë, nuk ka asgjë të keqe në fund fare që ata e pranojnë këtë gjë edhe publikisht. Që kishin shumë biznese, ishin vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.

Vetë Ervisi, sikurse tha babai ka qenë student në Itali. Nuk e përfundoi dot studimet sepse u kthye për shkak të motrave dhe nuk u diplomua, por e mbaroi thuajse të gjithë ciklin. Pra nuk ishte njeri që vinte nga bota e krimit dhe u ngjit. Pra Ervis Martinaj ishte e kundërta: vinte nga një familje e pasur dhe që shkoi për shkak se u fut në lojërat e fatit, pati dhe këto problematika dhe përplasje shumë të forta. Unë mendoj që babai e di të vërtetën e djalit të vet. Unë mendoj që familja e di edhe ekzekutorin”, tha ajo.

Lala ka zbuluar edhe se Jeton lami ka vizituar prindërit e Martinajt, gjë që është mbajtur e fshehtë prej tyre.

“Jeton Lami përpara se të arrestohej ka qenë në familjen e tyre. Kjo nuk është pranuar nga familja, ndoshta nuk do të pranohet kurrë. Ata nuk kanë folur publikisht. Unë kam kërkuar intervista prej tyre, nuk kanë pranuar. Unë mendoj që Jeton Lami e di të vërtetën. Jeton Lami është personi i cili po ashtu është takuar me Brilant Martinaj përpara se Brilanti dhe dy shokët e vet të ekzekutoheshin dhe fillimisht ata nuk kanë dyshuar, por më pas familja ka dyshuar dhe mendoj që ka hetuar privatisht për fatin e Ervis Martinajt.

Dhe familja ka bindje që Ervis Martinaj është vrarë, thjesht është në pamundësi për të gjetur trupin. Unë besoj që familja Martinaj mund të ketë shumë më tepër informacion sesa ato çfarë ju kanë dhënë autoriteteve, edhe janë shumë të qartë se nga e kanë dhe kush janë grupimet kriminale sepse bëhet fjalë për disa grupime”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan