AKTUALITET

''Çështja e detit me Greqinë''/ Meta: Mungon transparenca, rrezikohen interesat e Shqipërisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2025, 17:19

''Çështja e detit me Greqinë''/ Meta:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, ku akuzon qeverinë për mungesë transparence dhe devijim nga rruga kushtetuese në trajtimin e Çështjes së Detit me Greqinë. Meta thotë se kjo çështje është “shumë herë më e thellë se vetë Deti Jon” dhe denoncon sjelljen e qeverisë si të rrezikshme për interesat kombëtare.

Meta ngre shqetësimin se dakordësia Rama–Dendias e 20 tetorit 2020 për të dërguar të gjithë çështjen në Hagë është jashtë kompetencave kushtetuese të kryeministrit dhe hedh poshtë punën e bërë në vitin 2018, ku u arritën disa përparime, përfshirë njohjen nga Greqia të vijës së drejtë bazë me efekt prej 40 km².

Ai paralajmëron se dërgimi i të gjithë çështjes në Hagë mund të sjellë rrezikun e rrëzimit të vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, duke humbur kështu sipërfaqen prej 40 km², dhe se këtë rrezik e ka konfirmuar edhe kompania britanike “Omnis Strategy”, e kontraktuar me 3 milionë euro.

Meta kërkon transparencë të plotë mbi raportin e kësaj kompanie, duke pyetur nëse ai u është vënë në dispozicion institucioneve shtetërore përkatëse, si Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe komisionet parlamentare.

Ai u bën thirrje institucioneve shtetërore që të mos e trajtojnë një çështje të tillë si “tokat e Gjipesë ose tender sekret”, duke theksuar se nuk ka më mundësi korrigjimi nëse bëhen gabime. Ai sugjeron konsultime me negociatorët e vitit 2018 dhe me ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shmangur pasoja të pakthyeshme.

Postimi i plotë

Çështja e detit si interes kombëtar, jo si tender sekret

Çështja e Detit është jo vetëm shumë herë më e "thellë" se vetë Deti Jon, por edhe aq e shëmtuar fatkeqësisht, në kontrast të plotë me bukurinë përrallore të Jonit.
Këtë çështje, për shkak të detyrave shtetërore, kam qenë i detyruar ta ndjek për gati 13 vjet, prej funksioneve të larta, nga Ministër i Jashtëm në shtator 2009 e si President i Republikës deri në korrik 2022.

Akti i fundit zyrtar që kam bërë si President i Republikës, ishte informimi zyrtar nominal i çdo deputeti të Kuvendit lidhur me ecurinë e kësaj çështjeje gjatë pesë viteve që unë shërbeva si President i Republikës.
Ky akt synonte, jo vetëm realizimin e një transparence, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e vëmendjes që kërkonte kjo çështje tejet e koklavitur, por kurrë prej meje.
Dihet se falë ankimit të Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese u investua duke nxjerrë një vendim të posaçëm kushtetues si udhërrëfyesi i vetëm për parimet dhe rrugët e negocimit deri në përcaktimin në detaje të rolit të çdo institucioni shtetëror.

Në respekt të këtyre detyrimeve kushtetuese, kam bashkëpunuar me Qeverinë, duke dhënë edhe autorizimin për krijimin e grupit negociator.
Por çuditërisht, në vitin 2018, pala greke kërkoi të operohej në bazë të vullnetit politik, çfarë nuk ishte kompetencë e grupit negociator.
Në këto rrethana të reja, si President i Republikës pres në takim Kryeministrin Rama për të ecur drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila tani kishte vetëm një rrugë, autorizimin e Kryeministrit për drejtimin e negociatave.

Për mua kjo ishte plotësisht e logjikshme, duke patur në konsideratë se Kryeministri ishte edhe bartës i vullnetit të shumicës në Kuvend, roli i të cilit ishte dhe mbetet i pashmangshëm në çdo marrëveshje të tillë.
Por dakordësia e këtij takimi jo vetëm që nuk u shoqërua kurrë me një kërkesë për autorizim nga Kryeministri dhe Qeveria, por përkundrazi, u shoqërua me një ndërprerje të njëanshme të komunikimit institucional për këtë çështje, për të vazhduar më tej me dizinformacione ndaj palës greke sikur Presidenti i Republikës bllokonte procesin, aq sa Z. Avramopulos u habit pas takimit me mua për dy histori krejt të ndryshme që dëgjonte për të njëjtën çështje.

Jo vetëm kaq, por Qeveria vazhdonte sjelljet e saj jotransparente dhe Kryeministri, si shejtan-budalla, bënte edhe deklarata publike për këtë çështje, të cilat mund të rëndonin pozitën e shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare.
Aq shumë ishte helmuar pala greke me dizinformacione sa Ministri i Jashtëm atë kohë, Z. Dendias, në Maj 2022, pasi i refuzoi Ministres së Jashtme modifikimin e dakordësisë së 20 Tetorit 2020 që kishte arritur me Kryeministrin Rama, deklaroi se puna për mbylljen e Marrëveshjes së Detit do të fillonte sapo në zyrë të hynte Presidenti i ri i Shqipërisë (pra të ikte Meta).

Sot që unë po shkruaj këto rradhë kanë kaluar tre vjet e gjysmë që nuk jam në zyrën e Presidentit, por jam në një "zyrë" të re edhe për shkak të (mos) Marrëveshjes së Detit.
Meqenëse këtu në "zyrën" e re, u informova nga mediat shqiptare, të cilat ishin informuar nga mediat dhe autoritetet greke, për vizitën e afërme të Ministres së Jashtme të vendit tonë, ku theksohej se temë kryesore do të ishte edhe Çështja e Detit, vetëm në interes të suksesit të kësaj vizite, por edhe mbrojtjes konstruktive e legjitime të interesave sovrane të Shqipërisë, do të doja të ndriçoheshin sa të ishte e mundur disa pyetje dhe disa çështje jetike, për të cilat nuk flitet askund.

Në 20 tetor 2020, Rama-Dendias ranë dakord të shkojnë në Hagë për Detin, si dhe të shkojnë për gjithë çështjen, duke bërë kështu NUL negociatat dhe dakordësitë e vitit 2018.

Kur u mor vendimi nga Kryeministri, nuk kishte dhe ende nuk ka (në dijeninë time) grup negociator.
Pas autorizimit duhet të ngrihet Grupi Negociator për hartimin e Marrëveshjes Speciale të ratifikuar nga dy vendet dhe që i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare.
Kjo Marrëveshje përmban pyetjet për gjykatën, që zakonisht kërkon zgjidhjet për mosdakordësitë.

Vendimi i Kryeministrit Rama për të shkuar në Hagë për të gjithë çështjen është jashtë kompetencave të tij kushtetuese dhe ngritja e grupit sot nënkupton legjitimin e vendimit të tij (faktit të kryer).

Çfarë u arrit në vitin 2018 sipas dijenisë time?
U reflektuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese:
Titulli i Marrëveshjes, parimi i delimitimit me distanca të barabarta dhe korrektuar për Equitenë, u hoq neni 2 i Marrëveshjes, u vlerësua kufiri në Gjirin e Ftelias.
Përveç këtyre, Greqia njohu vijën e drejtë bazë të Shqipërisë me efekt 40 km² dhe si bazë ligjore në tekst u përfshi Protokolli i Firences i 1925 për kufijtë tokësorë.
U dakordësua teksti i Marrëveshjes, vija me distanca të barabarta, si dhe parimi i Equitesë për shkëmbinjtë në detin territorial dhe ishujt në Shelfin Kontinental dhe ZEE.

Çfarë ndodh nëse shkojmë për të gjithë çështjen në Hagë?

Dakordësitë e 2018 bëhen NUL dhe e gjithë çështja konsiderohet mosrakordësi.
Bie përfshirja e Protokollit të Firences 1925 në draft-marrëveshje.
Bie sipërfaqja 40 km², sepse rrezikojmë të na rrëzohet vija e drejtë bazë.
Nëse shkohet për të gjithë çështjen në Hagë, vija e drejtë bazë do të përbëjë mosdakordësi dhe do merret në shqyrtim nga GJND dhe gjasat janë ta rrëzojë (precedenti Somali-Kenia).
E vetmja mundësi që Greqia të rrëzojë vijën e drejtë bazë të Shqipërisë është një vendim gjykate.
Ndërkohë që Greqia e njohu në negociatat e 2018, sepse nuk kishte mundësi ta kontestonte në rrugë diplomatike.

Kështu do të humbisnim dhe 40 km². (Përse?)
Këtë në dijeninë time e konfirmon edhe kompania e znj. Blair "Omnis Strategy", që u pagua 3 milion euro dhe dorëzoi raportin final me konkluzionin se "rrezikoni vijën e drejtë bazë në Hagë".

Ishte pikërisht ky raport dhe konkluzion edhe i "Omnis Strategy" që e detyroi Ministren e Jashtme, znj. Olta Xhaçka në maj 2022, t'i kërkonte homologut grek Z. Dendias modifikimin e dakordësisë të 20 tetorit 2020, Rama-Dendias, që u refuzua nga ky i fundit, që mezi priste largimin e Presidentit të Republikës.

Meqënëse po bëhen katër vite që e kemi paguar 3 milion euro "Omnis Strategy", kur do të njihemi me konkluzionet dhe vlerësimet e saj?

A e ka Presidenti i Republikës këtë raport të plotë?
Po Kryetari i Kuvendit?
Po Kryetarët e Grupeve Parlamentare?
Po Komisioni i Ligjeve?
Po Komisioni i Jashtëm?
A janë në dijeni këto institucione dhe funksionarë për shkak të detyrës së tyre nëse Greqia ka dorëzuar një draft të Marrëveshjes Speciale për negocim?

Po për përmbajtjen e draft-marrëveshjes të MEPJ?
Për çfarë do shkohet në Hagë?
Për të gjithë çështjen apo vetëm për çfarë nuk është rënë dakord në 2018?
A ka përputhje dhe për çfarë çështjesh midis draftit grek dhe atij shqiptar për Marrëveshjen Speciale?

Ju lutem të gjithëve të mos e trajtoni çështjen e Detit si tokat e Gjipësë ose tender sekret, sepse nuk do të ketë më mundësi korrigjimi.
Ndaj, në mënyrë transparente, konstruktive dhe profesionale, ndihmojeni edhe Ministren e Jashtme të ketë një vizitë të suksesshme në Athinë.
Edhe një konsultë me negociatorët e 2018, nuk do të ishte humbje kohe.
Po kështu edhe me ish-anëtarët e nderuar të Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan