AKTUALITET

Çështja ndaj Evis Berberit, si po e zvarrisin avokatët procesin

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 18:43
Çështja ndaj Evis Berberit, si po e zvarrisin avokatët procesin

Gjykata e Posaçme ka dështuar gjatë katër seancave publike të fillojë gjykimin e çështjes penale ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Seanca e parë e zhvilluar më datë 13 janar u shty për përsëritjen e njoftimeve për të pandehurit Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, ndërsa tre seancat e tjera të datave 21 janar, 9 shkurt dhe 16 shkurt, janë shtyrë për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës.

Një prej të tre të ndaluarve për këtë çështje, Ervis Lami i kërkoi gjykatës ndarjen e çështjes. Edhe avokati i tij kërkoi veçimin e çështjes dhe vijimin e procesit. Ai vërejti se është e përsëritur se mungojnë avokatët e të pandehurve që janë nën hetim në gjendje të lirë.

Prokurori Dritan Prençi i cilësoi joligjore arsyet e paraqitura nga mbrojtësit për mungesën e tyre. Ai vërejti se procesi po zvarritet nga avokatët e të pandehurve. Në vijim, Prençi kërkoiqë gjykata të marrë masa dhe të penalizojë avokatët që bëhen shkak për shtyrjen e seancave, si dhe të pezullohen afatet e paraburgimit.

Por, mbrojtësi i Berberit, avokati Gentian Romano i kërkoi gjykatës të mos pranojë kërkesën e prokurorit për penalizimin e kolegëve të tij, duke argumentuar se ishte hera e parë që ata mungonin, si dhe se kishin paraqitur arsye.

Pasi u tërhoq, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për të katërtën herë dhe caktoi avokatë kryesisht për të pandehurit që kishin mbetur pa mbrotje. Kërkesa e të pandehurit Lami për veçimin e çështjes u rrëzua si e pabazuar në këtë moment procedural.  Po ashtu, gjykata pezulloi afatet e paraburgimit të tre të pandehurve që janë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

SPAK e dërgoi për gjykim çështjen penale ndaj Berberit e 21 të pandehurve të tjerë në dhjetor të vitit të kaluar. Nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurorimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekëve.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe përfitimet monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që dyshohet se kontrollohet prej tij.

Prokuroria konkludon se Evis Berberi është pronar de facto i shoqërisë DAAM sh.p.k. dhe për të fshehur gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Veç korrupsionit, në këto procedura tenderimi janë evidentuar fakte për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste, shkruan Birn.

Në këto procedura prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

Berberi është nën hetim nga SPAK edhe për çështje të tjera penale që kanë të bëjnë me abuzime të fondeve publike.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?