AKTUALITET

Euro “shkatërron” fasonin, eksportet bien 14% në maj, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 13:20

Euro “shkatërron” fasonin, eksportet bien 14% në maj,

Pas një rritjeje të fortë në prill (16.9%), eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet në maj, duke u zgjeruar me 2.8% në maj, sipas të dhënave të INSTAT.

Sektori me ecurinë më negative në maj ishte ai i tekstile e këpucëve, që punon me sistemin fason (material porositësi), që shënoi tkurrje dyshifrore prej 14.2%, më e forta e këtij viti. Ndërkohë ecurinë më pozitive e kishin materialet e ndërtimit, makineritë e pajisjet si dhe produktet ushqimore.

Sipas INSTAT, Në Maj 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 6,3 %, në krahasim me Prill 2026.

Gjatë muajit Maj 2026, në rritjen e eksporteve prej 2,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +3,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,2 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -4,3 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje, etj.

Për pesë mujorin, tendenca vijoi të ishte pozitive. Sipas INSTAT, për periudhën janar-maj 2026, eksportet ishin 158 miliardë lekë, me rritje 4.5% me bazë vjetore (nga 4.9 % që ishte zgjerimi në prill). Edhe për pesë-mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji, materiale ndërtimi dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë dhe ushqimet.

Fasoni “shkatërrohet” nga euro

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar muaj radhazi me rënie. Në maj, rënia u thellua, me eksportet që ranë me 14.2%. Për gjithë 5 mujorin eksportet ishin 42 miliardë lekë, me tkurrje është 7.3% (-3.3 miliardë lekë), më e forta nga të gjitha grupet.

Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me rënien e euros. Monedha e përbashkët zbriti në nivelin më të ulët historik në maj, duke arritur në rreth 95 lekë dhe më pas në qershor kaloi zbriti nën këtë nivel.

Arsyeja e dytë, sipas Florjan Zekja, nga Shoqata Pro Eksport, është lufta, që ka vështirësuar importimin e lëndëve të para dhe kostot. Edhe kërkesa nga Europa është me rënie. Duke parë mungesën e perspektivës, Zekja tha se shumë fabrika po mbyllen dhe po kërkojnë perspektiva të tjera biznesi. Ai thotë se nga studimi i Bankës së Shqipërisë ka rezultuar se janë larguar 16.5 mijë punonjës, por vlerësimi është që numri i tyre është më i lartë.

Zejka shton se si rrjedhojë e rritjes së kostove në Shqipëri, shumë marka, si Cotonella, COFRA, po largohen në vende me kushte ekonomike më favorizuese, si Tunizia, Maroku, Uzbekistani, Egjipti etj.

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 26.7% të totalit.

Rritet energjia e lëndët djegëse

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 5.7 miliardë lekë në maj 2026, me një rritje prej 5.9% me bazë vjetore, pas zgjerimit të fortë me 54% në prill, që erdhi nga çmimet e favorshme në bursa.

Ushqime pije e duhan i kthehen rritjes së fortë

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, është përmirësuar në maj, duke rritur eksportet me 17.5%. Për pesë mujorin, grupi është zgjeruar me 2.1%.

Materiale ndërtimi e metale me rritje

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin 2025  me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grup-mallrat. Megjithatë, në mars-maj, grupi i kthye rritjes, duke u zgjeruar me 16% në maj. Për pesë mujorin, eksportet u rritën 12%.

Industria mbështetëse automotive, me ecurinë më pozitive këtë vit

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me ecurinë më pozitive në katër muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-maj shitjet e tij arritën në 18.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11.2%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme.

Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Në Maj 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 mld lekë, duke u rritur me 2,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 6,3%, në krahasim me Prill 2026.

Importet e mallrave arritën vlerën 80,9 mld lekë, duke u rritur me 4,1% në krahasim me një vit më parë dhe me 2,4%, në krahasim me Prill 2026. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48,2 mld lekë, duke u rritur me 5,1%, krahasuar me një vit më parë dhe me 9,3%, në krahasim me Prill 2026.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Maj 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2025 janë: Kosova (3,9%), Greqia (5,2%), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (7,9%), Gjermania (0,6%), etj.

Në muajin Maj 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2025 janë: Italia (12,2%), Kina (29,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Gjermania (11,3%), Spanja (18,8%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,5%, të gjithë tregtisë. Në Maj 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 66,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,6% të importeve gjithsej./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?