Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...

Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 106.91 lekë, me rënie prej 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.
Më e fortë ishte tkurrja e dollarit, që zbriti në 97.75 lekë, ose 0.48 lekë më pak se të premten.
Në datën 9 qershor, euro arriti minimumin historik të të gjitha kohërave, në 105.62 lekë.
Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9%.
Ndërsa në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet 12.5 lekë më pak, me rënie prej 10.5%.
Sipas aktorëve të tregut, rënia e fortë e euros lidhet me dy faktorë:
-Së pari, fluksi i lartë i valutës informale që ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg. Muajt e fundit janë shtuar blerjet e pasurive të paluajtshme në jug të vendit, ku transaksionet janë shpesh në cash. Kërkesa e lartë ka frytë dhe çmimet, që kanë arritur deri në 3 mijë euro për metër katror.
-Arsyet e dytë lidhet me efektet sezonale, teksa numri i turistëve është shtuar ndjeshëm, duke u bërë një tjetër faktor që ka ndikuar në qarkullimin e valutës në treg. Të patën deri në gusht, efektet sezonle pritet që të ushtrojnë presion në nënçmimin e euros.
Humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit. Për një euro, ata arkëtojnë më pak se 107 lekë, nga 119 lekë një vit më parë. Eksportuesit, sidomos fasoni janë ankuar vazhdimisht se janë në situatë të vështirë për shkak të shtimit të kostove e mungesës së fuqisë punëtore, por goditjen e fundit po ua jep dhe zhvlerësimi i euros.
Ata kanë kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave arsyet e zhvlerësimit të fortë, ndërsa Banka i qëndron argumentit se kjo ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.
Ata që paguhen në euro janë një tjetër kategori, që e pësojnë, pasi kur konvertojnë eurot po marrin gjithnjë e më pak lekë.
Turistët, sidomos ata të Kosovës, që janë pushues tradicionale dhe vijnë shpesh, po e ndiejnë më tepër, pasi përveç shtrenjtimit të çmimeve marrin më pak lekë kur konvertojnë eurot.
Të fituar janë importuesit, që po i blejnë produktet gjithnjë e më lirë, teksa kjo nuk duket të reflektohet në çmime më të lira te konsumatorët fundorë, përkundrazi në maj inflacioni iu rikthye rritjes.
Kredimarrësit që kanë hua në euro dhe paguhen në lekë dalin të fituar, pasi u duhen më pak para për të blerë të njëjtën sasi valute.
Qeveria është i fituari tjetër për shkak të uljes së kostos së shërbimit të borxhit në valutë. /Monitor
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” për shfuqizimi...
“Dr. Google” nuk është “mjeku” më i i besuar megjithatë, shumë njerëz kërkojnë përgjigje ...
Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me bur...
VLORË- Detaje të reja rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Ramaj. Dyshohet se autorët kan&eu...
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas ngjarjes së djeshme në rrugën “Thoma Filipeu”. N...
Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrest...
Vrasja e mbetur në tentativë e 59-vjeçarit Aredin Behari, në vitet 2017 dhe 2019, është zbardhur nga Prokuroria e Posaç...
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Peter Saraçi ka reaguar për rastin e rektores së universitetit të Shkodrës, Suz...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili rrahu për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën, pas sherrit për nj&...
TIRANË- Alma Kaçi ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi &...