Goditi me grusht në bark qytetarin, Skender Hita pezullon nga detyra efektivin e “Shqiponjave”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një aksion kundër falsifikimit në organet shtetërore, me qëllim marrjen e pasaportës bullgare të shtetasve shqiptarë.
Bëhet me dije se janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë falsifikuar dokumente të gjendjes civile, me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare.
Sakaq, ditën e djeshme në godinën e Bashkisë Bulqizë kanë zbarkuar forcat Shqiponja, ku dyshohet se janë vënë në kërkim të dokumenteve që i shërbejnë hetimeve për këtë çështje.
DVP Dibër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, i ndjekur prej rreth 1 muaji, me metoda speciale hetimi. Tentoi të kalonte kufirin me 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare, vihet në pranga 49-vjeçari nga Bullgaria.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara se disa shtetas falsifikonin dokumente të gjendjes civile me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare, kanë nisur hetimet proaktive, të ndjekura me metoda speciale hetimi, për rreth 1 muaji, për goditjen e këtij grupi.
Si rezultat i hetimeve të kryera, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, ku, si rezultat, në dalje të PKK Bllatë, u bë ndalimi i shtetasit E. T., 49 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara për 21 shtetas të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me pasaporta bullgare. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Këta dy shtetas gjatë ushtrimit të detyrës dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke lëshuar dhe falsifikuar dokumente të gjendjes civile për persona të ndryshëm, me qëllim përfitimin e pasaportave të shtetit bullgar.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia austriake njoftoi se gjeti helm për minj në një kavanoz me ushqim për fëmijë HiPP. The Guardian shkruan se produkti u t&eu...
Një furgon i kuq dhe një zonjë me shami pranë furgonit që u flet fëmijëve. Kjo pamje ka qarkulluar shumë në rrjet...
Të burgosurit Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka janë përfshirë në një incident dhune në IEVP Reç, ku kan...
Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit. Rreth...
Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit. ...
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë. Në prang...
Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë sht&...
Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi – asokohe shefi i krimeve në Policinë e Vlorës – po vriste mendjen se si t&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh...