Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...

Historia e Rumena Kristiç, bashkëshortes së inxhinierit Isuf Toptani, është një nga ato faqe të vogla të arkivave që tregojnë me qetësi, por qartësisht, mënyrën sesi regjimi komunist e trajtoi individin: si pronë të shtetit, jo si qenie njerëzore.
Në vitin 1949, një grua e ve, e huaj, me dy vajza të mitura dhe e sëmurë me tuberkuloz, i drejtohej Enver Hoxhës me një kërkesë të thjeshtë: të largohej nga Shqipëria dhe të kthehej në Beograd, pranë prindërve të saj.
Asgjë politike, asnjë akuzë, asnjë pretendim. Vetëm e drejta për të jetuar diku ku mund të mbijetonte.
Pas vrasjes së Isuf Toptanit në vitin 1943, e vetmja e ardhur e saj ishin 1800 lekë qiraje. Në pak vite, Rumena u detyrua të shiste mobiljet, teshat, çdo send të vlefshëm që kishte mbetur nga jeta e saj e dikurshme. Varfëria nuk ishte thjesht pasojë e humbjes së bashkëshortit, por edhe rezultati i një sistemi që i zhvendosi prindërit, i konfiskoi pasuritë e shumë familjeve të tilla dhe i la ata që mbetën pas në një gjendje thuajse të pashpjegueshme të braktisjes.
Duke qenë shtetase jugosllave, ajo kërkoi heqjen dorë nga shtetësia shqiptare — të cilën nuk e kishte kërkuar vetë, por e kishte fituar automatikisht me martesë. Procedura ishte ligjore, dokumentet i kishte dorëzuar prej muajsh. Ajo nuk kërkonte asnjë favor, vetëm zbatim të rregullave. Por kërkesa mbeti e refuzuar, me heshtje.
Në Shqipërinë e atyre viteve, të kërkoje të largoheshe ishte mjaftueshëm për t’u konsideruar rrezik. Rumena nuk iku. Nuk e lanë. Dhe katër vjet më vonë, në vitin 1953, regjimi e dënoi. E liruan vetëm gjashtë vjet pas dënimit — një kohë që nuk ia ndryshoi jetën, por e mbylli përfundimisht çdo mundësi për të shpëtuar.
Letra e Rumena Kristiç mbetet dëshmi e një kohe kur dhuna e pushtetit nuk kishte nevojë për britma: mjaftonte një refuzim, një pasaportë që nuk jepej, një dënim i heshtur.
Kryeministrit
Gjeneral, kolonel Enver Hoxha
E nënshkrumja Rumena Kristiç bashkëshorte e të ndjerit Ing. Isuf Toptani, shtëpiake, banuese në Tiranë, parashtroj lutjen që vijon:
Tue qenë shtetase Jugoslave e lindune në Beograd, kam pas celebrue, shumë vjet përpara, martesë me Ing. Isuf Toptani , tue n’a lindun nga kjo martesë dhe dy vajza njana me emrin Fani vjeçe 14 dhe tjetra Ermina vjeçe 12.
Deri sa ishte gjallë burri jetojshim mirë, por mbas vrasjes së burrit nga ana e Italianëve në vitin 1943 ,gjendja ime ekonomike u vështirësue pse mbeta, veti i treti me lekë 1800 t’ardhuna nga qira shtëpije.
Kështu u detyrova prej vdekjes së burrit të shes të gjitha teshat dhe mobiljet dhe çdo send që kisha të vlefshme, për të mundun me jetue së bashku me dy femijë të mitun dhe vet që jam dhe e prekun nga T.B.C.
Por kuptoj se tue qenë në gjendje ekonomike të keqe dhe e prekun nga sëmundja, nuk kam mundësi të jetoj këtu, por mund të jetoj pranë prindërve t’mijë që gjinden në Beograd.
Për këto shkaqe, shumë muej përpara, pata drejtue lutje Seksionit Punëve të Brendshme të Qytetit, tue paraqitë dhe të gjitha dokumentat gë kërkon ligja dhe rregullorja mbi shtetësinë, për të ba veprimet e duhuna pranë ministrisë së Punëve të Brendshme për të hequr dorë nga shtetësia Shqiptare, së bashku me fëmijët dhe me rimarrë shtetësinë Jugosllave. Shtojnde shtetësinë shqiptare e kam fitue ipse Jure dhe jo pse e kisha kërkue vetë.
Por, megjithëse nën këto kushte të këqija dhe ekonomike dhe shëndetësore dhe pa burime jetese në t’ardhmen, duket se lutja ime nuk asht pranue dhe kështu rrezikoj të vuaj dhe ma tepër në t’ardhmen.
Tue qenë se jam nënshtetase Jugoslave e martue me Shqiptar, dhe mbasi burri ka ma shumë se 6 vjet që ka vdekun, dëshiroj të heqë dorë nga nënshtetësia Shiptare për të shkue së bashku ma vajzat e mituna pranë prindërve të mij në Beograd.
Prandai ju Lutem nxehtësisht, n’emën dhe të dy vajzave të mituna, të keni mirësine dhe të dispononi çdo veprim ligjor që të nisni që të heq dorë nga nënshtetësia Shiptare dhe kështu mandej të më vizohet pasaporta për t’u nisun me mjetin ma të parë pranë prindërve të mij n’ Jugosilavi.
Me nderime
Rumena Kristiç, bashkëshorte e të ndjerit Isuf Toptani
Tiranë, më 8/10/1949
Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthje...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe kanë arritur nivelin më ...
Kërkesa për blerjen e apartamenteve në Tiranë është trendi i rënies së vitit 2024. Në atë kohë agjent&...
Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime. Por sot, historia e tij ...
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
“Ai është një djalë shumë i mirë. E ka trashëguar këtë pasion – atë për armët, nga babai...
Kur kanë kaluar 2 muaj nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku Nertil Buzi qëlloi për vdekje mbi prindërit e së fejuarë...
I riu Fabian Peka ka rrëfyer në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ incidentin e ndodhur gjatë udhëtimit me avion nga Tirana drejt ...
Një 32-vjeçare me origjinë nga Londra ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Jalë, teksa ishte akomoduar në një hote...
Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 114 ditë të revoltës qytetare në Tiranë. Pas mbylljes së fja...