Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Përmes një vendimi të beftë, qeveria ka miratuar tre ditë më parë një rritje të ndjeshme të kostove për akset kryesore të vendit, të cilat janë në proces ndërtimi apo do të tenderohen së shpejti.
Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 12 gusht ndryshon Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, e cila ishte miratuar vetëm 5 muaj më parë, në mars të këtij viti
Kapitali publikon dokumentat ekskluzivë që tregojnë se vetëm për tre akse kryesore, kostoja është shtuar me 260 milionë euro krahasuar me vlerën e 5 muajve më parë. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës së vjetër të Ndroqit si dhe bypassin e Elbasanit.
Rritja
Sipas dokumentave, në listën e miratuar në mars të këtij viti, kosto totale për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës ishte caktuar sipas projektit në 205 milionë euro. Por me listën e ndryshuar tre ditë më parë, fatura e kësaj rruge është rritur në 298.8 milionë euro ose 45.4 për qind më shumë.
Rritja është shumë më e rëndë në dy projektet e tjera. Për ndërtimin e rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa në listën e miratuar 5 muaj më parë kostoja totale ishte parashikuar 39.8 milionë euro. Por me listën e miratuar tre ditë më parë fatura që do të paguajnë qytetarët për ndërtimin e kësaj rruge është rritur në 87 milionë euro ose gati 2.2 herë.
Dyfishim ka edhe për faturën e Bypassit të Elbasanit. Ky projekt ishte përcaktuar të kushtonte 120 milionë euro. Por me vendimin e fundit qeveria e ka dyfishuar koston e kësaj vepre në 240 milionë euro.
Vetëm për këto tre projekte, qytetarët shqiptarë do të paguajnë 260 milionë euro më shumë nga sa ishte përcaktuar. Sipas qeverisë, arsyeja se pse është rritur kaq rëndë kostoja lidhet me rritjen e çmimeve të materialeve, pasi projektet e tyre janë bërë vite më parë.
Po kështu në listën e re është futur edhe një projekt i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e listës ekzistuese të projekteve me rëndësi kombëtare. Bëhet fjalë për aksin Elbasan-lekaj, i cili do të kushtojë 360 milionë euro.
Para kostove, fluturuan kokat
Ndryshimi i listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte arsyeja kryesore e ndryshimeve në qeveri pak ditë më parë. Kapitali ka mësuar se ministria e Financave kishte hezituar të pranonte rritjen arbitrare të kostove duke kërkuar që të ribëhej studimi i fizibilitetit për veprat. Kjo pasi rritja e kostove mund t’i nxirrte disa prej projekteve jo fizibël.
Por në vend të ribërjes së studimeve të fizibilitetit, Edi Rama e zgjidhi ndryshe duke ndryshuar ministrin e Financave. Ervin Mete u largua për t’i lënë vendin Petrit Malajt, një ndryshim ky që ka zhbllokuar menjëherë rritjen e kostove. Zoti Malaj nuk ka patur të njëjtat hezitime si paraardhësi i tij dhe e ka firmosur menjëherë listën e re me rritjen e ndjeshme të kostove për këto rrugë.
Por veç ministrit të Financave, një tjetër kokë që fluturoi për shkak të listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte dhe ajo e kreut të SASPAC. Edhe Jona Suli ish drejtoresha e institucionit që koordinon projektet me financim të huaj, ka patur rezerva për rritjen e kostove. Por edhe ky ngërç u zgjidh duke emëruar në vendin e saj Eridana Çanon, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë për Mirëqeverisjen./Kapitali
LUSHNJE- Një 70-vjeçar është arrestuar në Lushnje. Mësohet se i moshuari kishte ndezur një zjarr në tokën e tij...
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën në 27 bashki të vendit janë bërë ndërhyrje në rrjetin e ujësjell&e...
Foto ilustruese SHKODËR- 35-vjeçari Vitor Kola është vënë në pranga pas disa muaj pas tentativës së tij p&eu...
HIMARË- Dy persona janë proceduar në Himarë. Mësohet se Këta persona kishin zënë hapësirën bregdetare në...
DIMAL- Një 68-vjeçar është arrestuar në Dimal. Mësohet se në pranga ka rënë Ixhah Daullja, pasi ka ndezur ...
POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen në Pogradec të Eglantin Proga dhe autorit Denis Meçe. Në dës...
TIRANË- GJKKO, lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Ditën e stome jan&eum...
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një pasagjere. Mësohet se a...
BULQIZË- Zjarri i rënë në fillim të muajit gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme të m&eu...
DIBËR- Një 19-vjeçar është arrestuar në Dibër. Mësohet se në pranga ka rënë 19-vjeç...