
Ndonëse qeveria e trumbeton si suksesin e saj më të madh, Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron se rritja e turizmit po i ngre një kurth me pasoja afatgjata ekonomisë shqiptare. Atë të produktivitetit të ulët.
"Shqipëria po përjeton një zhvendosje të vazhdueshme të punës drejt shërbimeve turistike, të cilat priren të kenë produktivitet më të ulët sesa prodhimi," thotë FMN në raporti e fundit mbi ekonominë shqiptare.
Shqipëria po përjeton një ndryshim strukturor problematik në tregun e punës, ku një sektor me produktivitet të ulët po zëvendësohet nga një tjetër po me produktivitet të ulët punë.
Për dy dekada një pjesë e madhe e fuqisë punëtore ishte e punësuar në sektorin e fasonit me rroga minimale dhe pa potencial për rritje produktiviteti. Por tashmë që fasoni po shkon drejt shfarosjes, ai po zëvendësohet nga një tjetër sektor problematik në termat e produktivitetit të punës. Ky është turizmi.
Por turizmi nuk është problemi i vetëm se pse ekonomia shqiptare nuk udhëton dot shpejt. Rritja e produktivitetit dhe përmirësimi industrial kufizohen më tej nga shpenzimet e ulëta për Kërkim dhe Zhvillim.
"Boshllëqet në arsim dhe trajnim kanë një peshë të madhe. Pjesëmarrja në të mësuarit gjatë gjithë jetës është e ulët dhe rezultatet e nxënësve në PISA janë nën
mesataret e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Shumë shkolla mbeten të pafinancuara dhe u mungojnë mësues të kualifikuar. Shkollat profesionale janë të pranishme vetëm në 20 nga 61 bashki, dhe angazhimi i punëdhënësve mbetet nën pritshmëritë," vëren FMN.
Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht prodhimi vjetor i një punëtori në Shqipëri është mesatarisht nën 20 mijë dollarë sipas standardit të fuqisë blerëse. Mesatarja e ekonomive fqinje të Ballkanit Perëndimor është 50 për qind më e lartë, rreth 30 mijë dollarë për punonjës, ndërsa në Bashkimin Europian, ky tregues është gati 70 mijë dollarë.
Ky miks faktorësh është fatal për rritjen e produktivitetit dhe mirëqënies. Përqëndrimi i ekonomisë në sektorët me produktivitet të ulët pune, përveçse dikton rroga të ulëta për një pjesë të madhe të punonjësve, frenon rritjen ekonomike duke e mbajtur ekonominë peng në kurthin e të ardhurave të ulëta.


Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Dhjetor12:43
Koplik/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 27-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Koplikut.
Një 27-vjeçar i identifi...
AKTUALITET
26 Dhjetor11:03
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard dollarë bie mbi Shqipërinë
Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes s&e...
AKTUALITET
26 Dhjetor10:27
30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoç...
AKTUALITET
26 Dhjetor09:51
U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari
Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhu...
AKTUALITET
26 Dhjetor09:45
Dëborë në Korçë/ Termometri zbret në -5 gradë Celsius
Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e kësaj të premte nga reshjet e para të dëborës.
Sipas raportimeve,...
AKTUALITET
26 Dhjetor09:42
Vijojnë protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar
Aksi Kakavijë-Janinë, do vazhdojë të jetë i bllokuar edhe pasditen e kësaj të premte për shkak të protestave t&eu...
AKTUALITET
26 Dhjetor09:22
Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator - nëntor
Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak t&e...
AKTUALITET
26 Dhjetor08:20
Bllokohet platforma/ DW: Çfarë po ndodh me e-Albania?
Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qyt...
AKTUALITET
26 Dhjetor08:13
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombëtare
Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombët...