
TIRANA- Green Coast Hotel – M Gallery Collection, njësoj si në Capri, Saint-Tropez, Mykonos apo Ibiza. Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njejtët destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.
Por u bë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri. Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njejti: Shqipëria.
Po, Shqipëria. E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut. E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.
Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.
Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën. Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.
Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection. Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit. Akush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.
Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.
Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele. Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.
Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.
Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club- et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.
Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani. Sepse sa gjatë do të mbetet kështu? Kjo mbetet për t’u parë.
Burimi: https://www.forbes.com/sites/jordilippemcgraw/2025/07/15/the-secret-mediterranean-why-albania-should-be-your-next-vacation/
green coast hotel – m gallery collection
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
31 Maj20:04
U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)
binak kabashi
PODGORICË- I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve t...
E.D
AKTUALITET
31 Maj19:28
Dy aktorët e njohur turq dënohen me burg/ Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi
TURQI- Aktori i famshëm turk Halit Ergenc është dënuar me burgim me kusht për dhënien e dëshmisë së rreme në...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj18:58
Ra nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 48-vjeçari boshnjak në Tiranë
foto ilustruese
TIRANË- Një 48-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas informaci...
AKTUALITET
31 Maj18:42
Skafi pëson defekt në mes të detit/ Policia kufitare e Vlorës shpëton personin në rrezik
VLORË- Policia kufitare e Vlorës ka arritur të shpëtojë një person i cili ka rrezikuar të mbytet në det, pasi skafi i ...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj18:04
Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, një mesazh zbuloi aktivitetin e grupit kriminal
foto ilustruese
TIRANË- Një rrjet i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri është çmont...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj16:10
Të akuzuar për kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona
ekstradimi
TIRANË- Dy persona janë ekstraduar nga Greqia dhe Italia në vendin tonë. Një 34-vjeçar u arrestua në Greqi&...
n.f
AKTUALITET
31 Maj14:48
Gati kulla më e re në Tiranë/ "Barcelona" do të jetë 192.8 metër e lartë, e projektuar e gjitha në beton në ngjyrë tulle
TIRANË- Kulla më e re në Tiranë do të emërtohet “Barcelona” e projektuar nga studio e njohur spanjolle Ricardo Bofil...
n.f
AKTUALITET
31 Maj14:47
Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars
TIRANË- Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujori...
m.l
AKTUALITET
31 Maj14:20
Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Roskovec/ Raportohet se nuk ka të lënduar, shkak ishte një defekt teknik (FOTO)
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e quaj...