Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja si pritet të jenë temperaturat
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e pranishme në takimin e organizuar nga Atlantic Council në Washington DC, ku mori pjesë në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe ambasadorin amerikan Justin Siberell.
Paneli u moderua nga Charles Lichfield dhe u fokusua në procesin e integrimit europian dhe dimensionin gjeoekonomik të Ballkanit Perëndimor, në një kontekst të ri sfidash dhe mundësish për rajonin.
Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se, edhe pas më shumë se 15 vitesh diskutimesh për integrimin, Ballkani Perëndimor ende nuk ka një hapësirë të mirëfilltë të integruar ekonomike dhe infrastrukturore.
“Ne flasim prej vitesh për integrimin, por ende nuk kemi një rajon realisht të lidhur ekonomikisht. Kjo rrëmujë ka prodhuar ndarje të thella dhe ka shtyrë qytetarët tanë të largohen,” u shpreh ajo.
Deputetja e PD nënvizoi se integrimi nuk duhet parë si një “checklist” burokratik, por si një proces transformues ekonomik dhe shtetformues.
“Integrimi është një mundësi ekonomike. Reformat nuk janë qëllim në vetvete, por mjet për të ndryshuar realisht jetën e njerëzve,” tha Tabaku, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për investime dhe transformime reale sot, jo në një të ardhme të pacaktuar.
Duke folur për klimën e investimeve, Tabaku theksoi se problemi kryesor në Shqipëri mbetet mungesa e institucioneve të forta. “Institucionet e dobëta prodhojnë korrupsion, pasiguri mbi pronën dhe ligje që miratohen, por nuk zbatohen,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se procesi i integrimit duhet të vlerësohet edhe nga këndvështrimi i biznesit dhe zbatimi real i reformave.
Në këtë kuadër, Tabaku solli në vëmendje propozimin e saj ligjor për shqyrtimin e investimeve të huaja, duke theksuar se Shqipëria duhet të ketë qartësi strategjike mbi llojin e investitorëve që dëshiron të tërheqë. Ajo theksoi se kjo nismë ka gjetur mbështetje edhe gjatë takimeve të saj në SHBA, përfshirë diskutimet me kongresmenë amerikanë gjatë vizitës në Washington.
“Nuk jam kundër tregut të lirë apo konkurrencës. Por duhet të dimë kush investon në infrastrukturën kritike, në energji dhe në sektorë strategjikë. Si vend anëtar i NATO-s dhe në proces integrimi në BE, kjo nuk është zgjedhje ideologjike, por domosdoshmëri strategjike,” u shpreh Tabaku.
E pyetur për aleatët e Shqipërisë në Bashkimin Europian, deputetja e PD vlerësoi rolin e Italisë si një mbështetëse e rëndësishme, por theksoi se pesha kryesore mbetet Gjermania, e cila ka qenë promotore e procesit të integrimit që nga fazat e para.
Në përmbyllje, Tabaku theksoi se Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës së integrimit europian.
“Integrimi është i vetmi proces real transformues dhe shtetformues për rajonin tonë. Koha për reformat dhe për mbylljen e hendekëve në infrastrukturë dhe energji është tani, jo nesër,” u shpreh ajo, duke bërë thirrje që momenti aktual politik në Europë të shfrytëzohet maksimalisht.
Personi në foto është Marash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku k...
Aksi rrugor Lushnjë-Ballagat është lënë në harresë prej më shumë se një dekade ndërsa drejtuesit e mjet...
Punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, fshati Dragostunjë, kanë përfunduar. Masivi rrezikshëm u hoq, sipërfaqja u pastrua ...
Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes...
Moti i keq ka pushtuar vendin ditën e sotme dhe si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut është përmbytur një pjes&e...
Reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit. Sipas raportimev...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, Bash...
Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjet...