VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Policia e Korçës ka arrestuar një 32 vjeçar me inicialet Eduart Xhaollari pasi gjatë kontrollit i gjetën pistoletë si stilolaps, me fishekë.
Arrestimi i të riut u bë në ambientet e një lokali në fshatin Podgorie, Maliq.
Burime zyrtare pranë Policis së Korçës bëjnë me dije për Piranjat News se kjo lloj arme nuk është gjetur për herë të parë por të paktën hera e tretë që kapet një armë e tillë në vend. Pistoleta do ti nënshtrohet verifikimeve, nëse mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale. Në treg kjo lloj arme kap vlerën e 700 $ teksa mban vetëm një fishek dhe është dizenjuar për të qëlluar largësi të afërta.
Njoftimi i policisë
DVP Korçë/Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Posedonte pistoletë si stilolaps, me fishekë, kapet në flagrancë në një lokal dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet pistoleta me formën e stilolapsit.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin E. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Seanc...
Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet...
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur zyrtarisht garën për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ...
Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në k&...
Rehabilitimi i Autostradës Tiranë–Durrës nuk mund të jetë vetëm asfaltim apo zgjerim, por duhet të mundësojë...
Një pronar prone i cili u përpoq të kontrabandonte emigrantë të paligjshëm në këtë vend për të pun...
Bllokimi prej dhjetë ditësh i Juglindjes së vendit si pasojë e shembjes së rrugës në një aks të Korridorit VIII k...
Ukë Cami, ushtarak dhe nacionalist i shquar shqiptar – Ukë Ramadan Cami lindi në vitin 1896, në Sepetovë, lagje e Tërba&c...
Sot, 3 Mars 2026, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9 lekë. Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.6 lekë. Franga zvic...
Ditën e martë sotme ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...