AKTUALITET

Fotografia e autobusëve grekë për protestën e 1 qershorit është gjeneruar me AI

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 20:50

Fotografia e autobusëve grekë për protestën e 1 qershorit

Prej mbrëmjes së 1 qershorit, rrjetet sociale shqiptare janë mbushur me një fotografi ku shfaqet një radhë autobusësh pranë një pike kufitare, e shoqëruar me pretendimin se bëhej fjalë për protestues grekë që po hynin në Shqipëri për të marrë pjesë në protestën kundër projektit turistik në Pishë Poro-Nartë. Fotografia nisi të qarkullojë menjëherë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të dytën herë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kundërshtuar projektin në Zvërnec.

Pamje nga protesta 1 qershor, Tiranë
Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se fotografia nuk është e vërtetë. Për të konfirmuar origjinën e saj, Faktoje përdori mjetin zyrtar të verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID.

Fotografia e autobusëve grekë për protestën e 1 qershorit


Rezultati konfirmoi se fotografia përmban një gjurmë SynthID me origjinë nga OpenAI, çka tregon se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar. Përtej verifikimit teknik, fotografia shfaq edhe disa elemente tipike të përmbajtjeve të gjeneruara me AI, si fytyra të paqarta në turmë, autobusë pothuajse identikë, tekst me formulime të pazakonta në pankarta dhe një kompozim tepër të rregullt të skenës.

Këto karakteristika janë shpesh të pranishme në imazhet e krijuara artificialisht dhe përbëjnë sinjale shtesë që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e saj.

Si lindi pretendimi?

Fotografia u shfaq fillimisht gjatë një debati televiziv mbrëmjen e 1 qershorit. Në një televizion privat, analisti Artur Meçe pretendoi se po shfaqte një fotografi nga Kakavija, ku sipas tij dukeshin autobusë të organizuar nga shteti grek për të sjellë protestues në Shqipëri.

“Kjo është protesta sot. Kjo është foto e sotme”, deklaroi Meçe gjatë emisionit.

Më pas, pretendimi u përhap në rrjete sociale dhe u publikua edhe nga disa portale shqiptare, të cilat iu referuan raportimeve të mediave greke.

Në fakt, gazeta greke “Kathimerini” publikoi më 1 qershor një artikull lidhur me protestën e zhvilluar më 30 maj në Zvërnec. Artikulli i gazetarit Yannis Papadopoulos u publikua në orën 11:24 dhe përmendte se dy autobusë ishin nisur nga Athina për protestën e së shtunës në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrës të tjerë kishin udhëtuar me automjetet e tyre.

Fotografia e autobusëve grekë për protestën e 1 qershorit


Pra, raportimi i “Kathimerini” nuk kishte lidhje me protestën e 1 qershorit në Tiranë dhe nuk shoqërohej me asnjë fotografi të autobusëve në kufi.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama e paraqiti projektin si një mundësi transformuese për ekonominë, turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, ndërsa kundërshtimet i pa si të motivuara politikisht apo të nxitura nga jashtë, përfshi këtu edhe Greqinë.

AI po përdoret për të manipuluar opinionin publik
Erion Tase, nga Akademia e Studimeve Politike, thotë për Faktoje se ky rast ilustron mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të përhapur narrativa të rreme.

“Ky është një rast kur inteligjenca artificiale përdoret për të manipuluar opinionin publik dhe për të përforcuar bindje të caktuara. Në këtë rast po shfrytëzohet edhe elementi i tensioneve mes fqinjëve, Shqipërisë dhe Greqisë, duke ushqyer narrativën se protestat janë të organizuara nga jashtë dhe nuk përfaqësojnë shqetësime reale të qytetarëve shqiptarë”, thotë Tase.

Sipas tij, rasti i autobusëve grekë i ngjan edhe rasteve të tjera të fundit, ku fotografi të krijuara me AI janë përdorur për të mbështetur pretendime të pavërteta.

“Këto raste duhet të na bëjnë më të kujdesshëm për atë që shohim online. Inteligjenca artificiale e ka bërë shumë më të lehtë krijimin e materialeve bindëse, ndaj qytetarët duhet të mbështeten te burime të besueshme informacioni dhe jo vetëm te përmbajtjet që qarkullojnë në rrjetet sociale”, shton ai.

Edhe pedagogu i komunikimit dhe medias, Erlis Çela, e sheh rastin si një shembull tipik të përdorimit të inteligjencës artificiale për të deformuar debatin publik.

“Përhapja e fotove të gjeneruara me AI si prova reale rrezikon të deformojë debatin publik duke zëvendësuar faktet me perceptime të fabrikuara. Është provuar tashmë se këto imazhe nuk synojnë vetëm të dezinformojnë, por edhe të ndikojnë mënyrën se si qytetarët interpretojnë një ngjarje apo një kauzë”, thotë Çela për Faktoje.

Sipas tij, shqetësimi më i madh në këtë rast lidhet me narrativën që kërkohet të ndërtohet rreth protestës.


“Këto imazhe mund të përdoren për të diskredituar kauza, individë apo grupe shoqërore dhe për të polarizuar opinionin publik. Rasti në fjalë përpiqet të ushqejë një narrativë që e paraqet protestën kundër projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit si një lëvizje të mbështetur apo të sponsorizuar nga faktorë të jashtëm, duke i veshur asaj edhe ngjyrime nacionaliste”

Çela vlerëson se shoqëria shqiptare mbetet ende e papërgatitur për t’u përballur me dezinformimin e ndihmuar nga inteligjenca artificiale. Ndaj, sipas tij, nevojitet një angazhim më i madh si në edukimin e publikut, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të mediave profesionale.

“Ka nevojë urgjente të shtohen nismat për edukimin mbi inteligjencën artificiale dhe median. Nga ana tjetër, duhet më shumë punë me komunitetin e gazetarëve dhe mediave profesionale, jo vetëm për të demaskuar përmbajtjet e rreme, por edhe për të shpjeguar mekanizmat manipulues dhe qëllimet që synohen të arrihen përmes përdorimit të AI”, përfundon Çela./ Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?