FOTO- ‘Mos u kthe më në Shqipëri’/ Edi Rama sulmon me thonj dhe kërcënon emigrantin shqiptar në avion
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk. Gazetari &C...
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk. Gazetari &C...
Një shtetas shqiptar është dënuar me burg për rolin e tij si kultivues në një fermë kanabisi me vlerë 4.5 milion&eu...
Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, të mbledhur sot në Cardiff, nënshkruan një deklaratë t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në prag të seancës që pritet të zhvillohet nes&e...
Sot shënohet dita e 107 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak ësht&...
Një tjetër shkollë nuk arriti dot të hapte dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçme...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka marrë oferta politike nga subjekte të ndryshme, por ka vendosur të vijojë aktivit...

Ngjarja e 17 qershorit 1997 në Urën Vajgurore është një ndër më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë së atyre viteve, kur depot e armëve ishin hapur dhe populli ishte armatosur masivisht, kurse vrasjet ishin të përditshme.
Sot, Fran Marashi, një nga personat e dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen që ka marrë emrin e qytetit ku ndodhi, është transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin, pas një operacioni të befasishëm të Operacionales së Burgjeve.
Transferimi i tij ka rikthyer në kujtesë momente dramatike nga përplasja e përgjakshme që u mori jetën 4 policëve dhe një qytetari i cili ka mbetur i paidentifikuar edhe sot, tre dekada më pas.
Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.
Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.
Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar.
Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish. Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve.
Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitank, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë.
Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së.
Kur Edi Rama urdhëroi arrestimin e Fredi Bejlerit, shumë shqiptarë ndoshta u ndjenë të lehtësuar për shkak të akuzave ...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjtet sociale u ka bërë thirrje forcave të tjera ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar këtë të shtunë nga Forcat Operacionale të Burgj...
Të tre të pandehurit për vdekjen e shqiptares Myrto në Kefalonia, u lanë në paraburgim me vendim të Gjykatës. Kujt...
Një sasi e konsiderueshme prej 110 kilogramësh kokainë e pastër është sekuestruar nga autoritetet italiane në Sarnico, nd&eum...
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Starovë të Pograde...
Policia ka reaguar zyrtarisht për protestën e PD, ku njofton se janë arrestuar 11 militantë dhe 15 të tjerë nën hetim. Mes p...
Gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës janë shoqëruar dhe ndaluar nga Policia e Shtetit disa protestues. Sipas inform...
Zbardhen emrat e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi. Ata janë: Aleks P...
Kur kanë kaluar katër ditë nga zjarri që përfshiu pallatin “Arlis” në Tiranë, banorët e prekur po përba...