Berisha: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku theksoi se nuk iu dha fjala në Kuvend, pasi donte që të fliste për dënimin e ish krerë...
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-kre...
Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme. Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kan&eum...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...

Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka humbur totalisht funksionin e tij të themelimit, pasi në vend që të investojë në zonat rurale, po përqendrohet më shumë për luksin e zyrave të shtetit, duke hedhur miliona euro. Kreu i këtij fondi, Dritan Agolli, ka hapur një tjetër procedurë tenderuese për rikonstruksionin e Kryeministrisë, kësaj herë në katin nëntokë.
Ende pa u tharë boja e “Parkut Eden”, një strukturë druri e vendosur në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, e cila kushtoi plot 4.3 milionë euro, Agolli ka akorduar një shumë rreth 715 mijë euro për të rehabilituar bodrumin e Këshillit të Ministrave. Duket se mandati i katërt i mazhorancës aktuale, krahas luksit dhe të mirave që sjell pushteti, po përqendrohet edhe te siguria e anëtarëve të qeverisë.
A mos vallë tenderi i radhës është bërë nga “frika” e luftës në Lindjen e Mesme? Koha e shpalljes së tenderit përkon edhe me situatën “alert” të disa vendeve, mes tyre edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e së cilës në Tiranë ka shpërdarë një njoftim se “Irani mund të sulmojë Shqipërinë”.

Redaksia e Vox News ka hulumtuar dokumente zyrtare, të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në APP. Sipas tyre, është hapur një tender në kuadër të “investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë”. Por, nuk bën fjalë për ndonjë godinë në zonat rurale, por për godinën e Këshillit të Ministrave.
Objekti i tenderit është “rikonstruksioni i hapësirës teknike në bodrumin e Kryeministrisë”. Fondi limit i kësaj procedure është 71.205.446 lekë, ndërkohë që bën fjalë për punë ndërtimi, të cilat do të fillojnë shumë shpejt.
FSHZH deri më tani nuk ka dhënë shumë informacione se çfarë punimesh do të kryhen në atë godinë, ndërsa justifikohet se do të sistemojë depon e ujit, do të rregullojë dhe disa ambiente të tjera. Por, në kronikat e kohës së mëparshme, mediat kanë transmetuar se bodrumi i Kryeministrisë, apo i institucioneve të tjera të rëndësisë së veçantë, kanë ambiente strehimi në rast lufte. Madje, ato lidhen me tunele nëntokësore me njëra – tjetrën, tunele të cilat janë të gjata disa kilometra dhe kanë dalje në zona shumë larg godinës.
Nuk dihet nëse punimet do të prekin këto vendstrehime, por situata në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet e amerikanëve, mund të kenë sjellë mobilizimin e krerëve të shtetit të “ruajnë kokat e tyre”. Duket se, pas hapësirave të gjelbra, me shatërvane dhe ambiente çlodhëse në “Parkun Eden”, ka ardhur koha e sigurisë. Dhe kush më mirë se Dritan Agolli mund të ndërhynte në këtë situatë, pasi ai ka informacione të mjaftueshme për çdo skutë në atë godinë, duke qenë se montoi strukturën me dru dhe rikonstruktoi sisteme të tjera.
Por nëse për instalacionin me dru kryeministri deklaroi se qeveria s’kishte harxhuar asnjë qindarkë, po kësaj herë cili është justifikimi i radhës? Ashtu si herën e kaluar, dokumentet janë zyrtare, me shifrat përkatëse. Këto vetëm për godinën në bulevard, teksa qeveria ka shpenzuar edhe për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, në Tiranë, Dajt, Vlorë apo në Dhërmi. Kaq shumë para’ kanë shqiptarët e varfër sa qeveritarët të jetojnë në luks dhe të sigurt?
Kontrabanda e verërave false dhe kontrabandë ka marrë përmasa të mëdha, duke qenë se institucionet parandaluese as e kanë...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka zbuluar detaje të forta lidhur me rrezikun e sulmeve iraniane në Shqipëri, pas ...
Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka bërë një shënim në llogarinë e tij teksa socialisti Erion Braçe shpjegon ambicien ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën n&eum...
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se grupet iraniane të trafikut të drogës kanë krijuar ndër vite lidhje të...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së...
Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, nj&e...
Tre shqiptarë, të moshës 20 deri 35 vjeç, janë dënuar me një vit burg të plotë nga Tribunal judiciaire de Valence...
Një shqiptar, i identifikuar si Nikoll Jerevija, 42 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane për të përfunduar një dën...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i paje...