AKTUALITET

Futën drogë brenda burgut të Elbasanit/ Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi (EMRAT)

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 16:29

Futën drogë brenda burgut të Elbasanit/ Gjykata lë në

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për tre persona nën hetim, për Gerald Stamollën, punonjësin e burgjeve Ndriçim Kroi dhe një 36 vjeçareje, Esmeralda Komici, të cilët bashkëpunonin për tu futur drogë në paraburgimin e Elbasanit.

Ndriçim Kroi për të kamufluar aktivitetin e tij të paligjshëm, punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. Autoritetet kanë dokumentuar të paktën pesë episode ku efektivi kryen të njëjtin intenerar të dyshimtë. Në fillim shkonte te automjeti i tij, dhe më pas shkonte në sallën e informacionit për të vijuar më pas në regjimin e brendshëm, ku shpërndahej lënda narkotike.

Ndërsa, Esmeralda Komici kishte brenda ambienteve të burgut të dashurin e saj, Gerald Stamolla, i cili pasi e merrte kanabisin apo kokainën e shiste tek të paraburgosurit e tjerë. Ky aktivitet, i zgjatur prej muajsh, i sillte përfitime policit të burgjeve për çdo herë që fustë lëndën narkotike në qeli 100 deri në 200 euro, në varësi të llojit dhe sasisë së drogës. 

Njoftimi i Gjykatës: 

‘Në bazë të kërkesës suaj ju informojmë se, nga kontrolli ushtruar në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore rezulton se çështja me objekt" Verifikim të kushteve të caktimit të masës së sigurimit dhe marrjes në pyetje të personave nën hetim " është shqyrtuar më datë 24.01.2026 me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare znj. Suela Lika.  Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vendosi:

1.    Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim N.K., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2.   Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G.S., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

3.   Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E. K., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

4.   Urdhërohen personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.

5.   Ngarkohet prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me ekzekutimin e këtij vendimi.

6.      Shpenzimet procedurale siç janë bërë. Shpërblimi për avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata, R.H, parapaguhet nga Zyra e Buxhetit Gjyqësor.

7.    Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brënda 5 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.  U shpall më 24.01.2026

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?