Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
TIRANË- Një projektrregullore për standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike synon që të krijojë një menaxhim të qartë, por edhe rritje të sigurisë për turistët e aventurës, që janë shtuar në vendin tonë viteve të fundit.
Rregullorja e nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikon krijimin e një baze të plotë të të dhënave mbi shtigjet në vend, duke parashikuar së pari krijimin dhe administrimin e Regjistrit Kombëtar të Shtigjeve, përditësimin e tij në mënyrë periodike, regjistrin dixhital, plotësimin me sinjalistikën e nevojshme.
Për çdo shteg të ri që regjistrohet duhet të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm. Dokumenti përcakton gjithashtu përgjegjësitë për çdo institucion.
“Bashkia është përgjegjëse për administrimin e shtigjeve, që ndodhen brenda territorit të saj, por jashtë zonave të mbrojtura. Përgjegjësitë e Bashkisë në funksion të administrimit të shtigjeve, janë të njëjta me ato të degëve rajonale të AKZM” thuhet në rregullore.
Në momentin kur institucionet lokale paraqesin dokument për regjistrimin e një shte3gu të ri ministria duhet ta shqyrtojë atë brenda 60 ditësh.
“Sektori përgjegjës në ministrinë për turizmin ka të drejtën, që në kuadër të shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e shtegut në Regjistrin Kombëtar të Shtigjeve, të kërkojë ngritjen e një grupi pune, për verifikimin në terren të informacionit të paraqitur. Sektori përgjegjës në ministrinë për turizmin, njofton autoritetin që ka paraqitur kërkesën dhe grupin e verifikimit, si dhe koordinon vizitën në terren” thuhet në projektrregullore.
Sa i takon regjistrimit dixhital ky dokument nënvizon se shtigjet regjistrohen në terren, në kohë reale, përgjatë përshkrimit të shtegut me këmbe dhe përdorimit të një pajisje GPS ose një aplikacioni hartografik. Për këtë qëllim, mund të përdoret aplikacioni Outdooractive ose aplikacione të ngjashme.
Rregullorja parashikon gjithashtu klasifikim të shtigjeve në mënyrë që çdo turist të dijë shkallën e vështirësisë që ka secili prej tyre.
Shtigjet klasifikohen në: a) Shteg i lehtë; b) Shteg malor i moderuar; c) Shteg malor i vështirë; ç) Rrugëkalim alpin.
Për secilin klasifikim në vlerësim merren elementë të tillë si : a) Gjerësia e shtegut, kushtet e pjerrësisë dhe rreziku i rënies; b) Nevoja për litarë ose kabllo mbrojtës dhe frekuenca e tyre c) Nevoja për përdorimin e duarve për të ruajtur ekuilibrin ose për të lëvizur; ç) Frekuenca e pjesëve të vështira të shtegut; d) Vështirësia e ngjitjes në pjesë të ndryshme të shtegut; dh) Vështirësia e rrugës në krahasim me nivelin e kërkuar të koordinimit.
Po kështu rregullorja përllogarit klasifikimin e shtigjeve edhe sipas kohës së ecjes.
Në rregullore parashikohet se projektimi dhe hapja e shtigjeve, në shpate kodrash apo malesh me terrene të pjerrëta, duhet të realizohet për aq sa është e mundur, përreth faqes së majave, duke fituar lartësi gradualisht me kthesa të gjëra në formë U-je.
“Shtegu nuk duhet të shkojë asnjëherë drejt majës edhe në zona që kanë pjerrësi mesatare. Kthesat në formë U-je duhet të ofrojnë kalimin më të lehtë dhe më tërheqës për vizitorët e shtegut, si në ngjitje dhe në zbritje, në mënyrë që këta të fundit të mos kalojnë shkurt, duke shmangur kthesat” thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se standardi mesatar për gjerësinë e shtegut është 1,2 (një presje dy) metra dhe standardi mesatar për lartësinë e shtegut është 2,4 (dy presje katër) metra.
Lidhur me sinjalistikën rregullorja sjell në vëmendje se më qëllim garantimin e uniformitetit, parashikimet për sinjalistikën në shtigje në këtë rregullore, janë të detyrueshme për shtigjet e reja, si dhe duhet të zbatohen në shtigjet ekzistuese kur është i nevojshëm zëvendësimi i sinjalistikës që është shumë larg standardeve të vendosura në këtë rregullore.
Autoritetet janë të detyruara të bëjnë inspektim periodik të shtigjeve për gjendjen e tyre dhe të bëjnë mirëmbajtje sipas nevojës.
Dokumenti përcakton edhe sjelljen që duhet të kenë vizitorët në shtigje për mbrojtjen e mjedisit por edhe në funksion të sigurisë.
Çështja e shtigjeve në vend ka qenë shpesh temë debati ku turistë të aventurës zgjedhin t’i bëjnë të vetëm pa guida dhe pa marrë informacion të plotë duke përfunduar në aksidente të rënda deri në humbje jete. Gjatë vitit 2023 episode të tilla ishin të shpeshta nga ngjitjet në male e deri tek hyrjet e pakontrolluara në kanione.
Marrë nga Monitor
Droga GREQIA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka dedikuar një artikull kapjes së disa kilogramëve kokainë në Greqi sot në or&e...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Dardhë disa minuta më parë. M&eu...
Foto ilustruese DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare ësh...
roland ilia dhe pamela qirko TIRANË- Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay&rdqu...
Droga GREQIA- Kanë dalë të tjera detaje lidhur me operacionin e policisë greke ku u kapën 320 kg kokainë dhe u arrestuan...
pamje nga ngjarja POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në Qafë Thanë ku një kamion është kthyer përmbys. Mës...
Foto ilustruese SARANDË- Ditën e sotme është kryer një udhëtim provë për linjën e re të trageteve Br...
foto ilustruese FIER- Si “të fortët” e Fierit i fituan betejat me drejtësinë, duke rrëzuar akuzat për vrasje e p&...
Foto ilustruese DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e denoncuar në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeç...
foto ilustruese DURRËS- Arrestohet një person dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij për vjedh...