Krah për krah për humanizëm/ Aktivistët shpëtojnë jetë dhe mjekojnë uniformat blu
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...
Gazetarja shqiptare Juli Ndriko ndryshe nga herët e tjera kur ajo shkruan dhe flet për aktualitetin në Greqi, së fundmi ka njoftuar për lajmin që i ka thyer zemrën: vdekjen e vëllait të saj.
“Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë. Ka humbje që e lënë shpirtin pa zë. Sot i japim lamtumirën vëllait tonë të vetëm, njeriut që për 47 vite na mësoi çfarë do të thotë forca, durimi dhe dashuria për jetën”e nis reagimin e saj gazetarja Ndriko.
Reagimi i plotë:
Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë. Ka humbje që e lënë shpirtin pa zë.
Sot i japim lamtumirën vëllait tonë të vetëm, njeriut që për 47 vite na mësoi çfarë do të thotë forca, durimi dhe dashuria për jetën. Ai nuk pati një rrugëtim të lehtë. Për vite me radhë luftoi me probleme të rënda shëndetësore. Përballoi sprova që shumëkush nuk do të mund t’i përballonte. Kaloi dy transplante, sfidoi dhimbjen, sfidoi frikën dhe, herë pas here, sfidoi edhe vetë fatin. Por kurrë nuk u dorëzua. Jetoi me guxim, me shpresë dhe me një buzëqeshje që fshihte beteja të mëdha.
Sot zemra e tij pushoi së rrahuri, por historia e tij nuk do të pushojë kurrë së jetuari në ne.
La pas tre vajza, krenarinë dhe dashurinë më të madhe të jetës së tij. La pas bashkëshorten që i qëndroi pranë në çdo stuhi. La pas prindërit që e deshën pa kufi, katër motrat që e kishin mbështetje dhe copë të shpirtit të tyre, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa, miq e shokë të shumtë që sot qajnë largimin e një njeriu të rrallë. Nuk po qajmë vetëm njeriun që humbëm. Po qajmë edhe të gjitha momentet që nuk do t’i jetojmë më me të. Po qajmë telefonatat që nuk do të vijnë më, buzëqeshjen që nuk do ta shohim më dhe praninë që e bënte çdo familje të ndihej e plotë.
Por mbi të gjitha, sot përulemi me respekt para jetës së tij. Para një njeriu që luftoi deri në frymën e fundit. Para një babai, biri, bashkëshorti, vëllai ,dajo dhe miku që la pas një trashëgimi dashurie që nuk do të shuhet kurrë.
Lamtumirë, vëllai ynë i dashur.
Ti nuk e humbe betejën. Ti e fitove atë sa herë që u ngrite pas çdo sprove, sa herë që buzëqeshe mes dhimbjes dhe sa herë që zgjodhe të jetosh me dinjitet.
Tani pusho i qetë.
Ne do të mbajmë gjallë emrin tënd, kujtimin tënd dhe dashurinë tënde, deri në ditën kur rrugët tona të kryqëzohen sërish.
Përjetësisht në zemrat tona.
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërke...
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka p...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dita e sotme e protestës masive para Kryeministrisë ka shpalosur një valë të fortë revolte përmes pankartave dhe mesazheve ...
TIRANË- Protestuesit i janë përgigjur deklaratës që kryeministri Rama bëri në “Financial Times”. Në...
Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në ditën e 24 të protestave masive kundër qeverisë Rama. Në podiumin e improvizu...
Në Holandë është kryer për herë të parë eutanazia e një fëmije nën moshën 12-vjeçare, pas hyr...
Një prej protestuesve lajmëroi të pranishmit se më 4 korrik Diaspora do jetë sërish në Tiranë dhe shesh për të...
Një nga dy shqiptarët e arrestuar ka rrëfyer për autoritetet italiane se nuk i ëhstë bindur urdhrit të patrullës pë...