Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gjashtë kandidatë kanë aplikuar në Kuvendin e Shqipërisë për pozicionin vakant të kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Sipas burimeve të “Monitor”, kandidatët janë Artur Ribaj, Emis Cerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari.
Ndër kandidatët, Artur Ribaj është i vetmi që ka pasur një përvojë të mëparshme në institucionet rregullatore të tregut financiar, fillimisht në Departamentin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë dhe më pas si drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF.
Kandidati Emis Cerava është me profesion ekonomist dhe mban postin e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Julian Naqellari është ekspert kontabël i autorizuar dhe pedagog i kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.
Kandidatja Valbona Sanxhaktari është juriste dhe anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Aplikantët Petrit Perhati dhe Saimir Tola nuk rezultojnë të kenë përvojë të mëparshme në pozicione të rëndësishme në sektorin publik.
Burimet bëjnë të ditur sa kandidatura favorite për t’u mbështetur nga mazhoranca në garë është Valbona Sanxhaktari.
Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë edhe postin e kryetarit. Rihapja e vendit vakant erdhi pasi në 17 tetor deputetët rrëzuan në seancë plenare kandidaturën e vetme të propozuar nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave, atë të Pajtim Melanit.
Fillimisht, ky pozicion ishte shpallur vakant nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 22 korrik, pas përfundimit të mandatit të Olsi Çokut.
Më datë 8 tetor, Komisioni Kuvendor i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi Pajtim Melanin si kandidat të vetëm për këtë pozicion, duke e propozuar për votim në seancë plenare. Megjithatë, kandidatura e Melanit u rrëzua në votim.
Mbështetur në ligjin për AMF-në, kriteret kryesore të shpallura nga Kuvendi për kandidtatët janë: të jenë shtetas shqiptar; të kenë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve; të kenë përvojë profesionale të paktën 7- vjeçare, nga e cila, të paktën, pesë vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve, sigurime shoqërore dhe pensione, etj.
Sipas ligjit “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Kryetari i Bordit emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, pas një procedure përzgjedhëse. Mandati i çdo anëtari të Bordit, duke përfshirë kryetarin është 5 vjet dhe mund të rizgjidhen për një mandat të dytë pas përfundimit të mandatit të tyre.
Kryetari i Bordit të AMF-së është anëtar joekzekutiv dhe jo me kohë të plotë.
Sipas ligjit, Kryetari i Bordit ka kompetencë të thërrasë dhe drejtojë mbledhjet e Bordit, të paraqesë rendin e ditës, të urdhërojë ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, t’i propozojë Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit, si edhe kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të vetë Bordit./MONITOR
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për emigracion të paligjshëm. Më...
KOSOVË- Mbrëmjen e 29 nëntorit, policia e Kosovës tha se një shpërthim në një fshat të komunës së Zubin...
SHBA- Në më pak se një dekadë, Dritan Rexhepi ndërtoi një biznes kokaine që shkonte nga fushat e Kolumbisë në por...
CEO i Albanian Minerals, Sahit Muja SHBA- Albanian Minerals dhe filialet e saj, Green Minerals dhe Global Minierat, njoftuan zbulimin e asaj q&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Një sherr me sende te forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes disa te rinjve në Tiranë. N...
Spiro Maliqi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka firmosur ditën e sotme vendimin për drejtorin e ri të përgjithsh&eu...
Foto TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Policia bën më ...
Foto TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme në Tiranë. Policia bën me dije...
zjarri VLORË- Fusha e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë vijon të digjet prej katër ditësh. Flaket dhe djegia e mbetj...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës lë në "detyrim paraqitje" 21-vjeçarin, Rei Bitri, i cili përplasi me makinë ...