Alarm për bombë në një pallat, policia rrethon vendngjarjen, evakuohen banorët
Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie ...
Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie ...
Mazhoranca synon të miratojë hartën e re territoriale në sesionin e vjeshtës, por ekspertët e zgjedhjeve paralajmërojnë...
Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit ...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akciz...
Bashkitë e Qarkut të Kukësit kanë nivelin më të ulët të mbulimit të funksioneve në vend, ndërsa të...
Edhe për ditën e Premte, vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjell&eum...
E premtja sjell një ditë me zhvillime të ndryshme për 12 shenjat e zodiakut. Disa do të përballen me vendime të rënd&e...
Kjo është familja Manati, me origjinë nga Lushnja, e cila u përball me një tragjedi të rëndë në Jacksonville t&eu...
Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë mbi Agasin. Sipas tij, biznesmeni është i përfshir&...
Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 89-të të qëndresës qytetare...

Për gjeneral Enriko Telinin nuk mjaftojnë përkujtimet dhe mirënjohja që duhet të ketë Shqipëria dhe shqiptarët. Ai ishte, në fakt, një dëshmor i tokës sonë. Në ditën e vrasjes së tij nga grekët, po ripostojmë artikullin e VNA-së që sjell në retrospektivë kontributin e tij në përcaktimin dhe mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë.
Enriko Telini: Dëshmori i kufirit të Shqipërisë
Më 27 gusht, këtu e 102 vjet të shkuara, në kufirin jugor të Republikës së Shqipërisë, vritet gjeneral Enriko Telini (Enrico Tellini), dy ditë pasi kish mbushur 52 vjeç. Në fakt, datat 25 gusht dhe 27 gusht të çdo viti në Shqipëri duhet të jenë data përkujtimesh dhe falënderimesh që populli dhe institucionet shqiptare duhet t’ia blatojnë gjeneralit italian Telini.
Gjenerali Telini u emërua nga Konferenca e Ambasadorëve kryetar i Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek, një punë e lënë në mes nga kjo Konferencë prej vitit 1914. Paqartësia e kufirit nga viti 1914 deri kur filloi punën Komisioni, me Shqipërinë shtet të shpallur të pavarur rreth 10 vite më parë, kishte krijuar avantazh për shtetet fqinje për të cenuar kufirin dhe territorin e Republikës së Shqipërisë. Komisioni që në fillim hasi pengesa të drejtpërdrejta nga Greqia dhe Serbia dhe puna e tij sa fillonte, ndërpritej. Në këto rrethana, falë këmbënguljes së gjeneral Telinit, Komisioni arriti të fillonte e të kryente punën e tij.
Shtypi grek e cilësoi “armik të Greqisë”; ushtarët grekë në Korçë u përpoqën ta frikësonin duke hyrë përdhunshëm në zyrat e Komisionit. Tërbimi grek shtohej sa më shumë fshatra, male e qytete shqiptare i mbeteshin Shqipërisë. Ajo që duket se caktoi fatin e Telinit ishte perspektiva që brenda kufirit shqiptar të mbetej e gjithë Çamëria Veriore. Sipas diplomatit dhe historianit italian Renco Falaski, gjeneral Telini që e njihte fare mirë mjedisin, “nuk nguroi të pranonte kërkesat e drejta të shqiptarëve, që sipas bindjes së tij brenda shtetit shqiptar duhej të mbetej edhe Janina e më përtej saj”. (I. D. Hoxha, “VKSH në Sh. Gr., 59).
Ndershmëria, drejtësia dhe serioziteti i kryerjes së detyrës bënë që më 27 gusht, në Zepë, të ngrihej prita dhe të vritej gjeneral Telini me shoqëruesit e tij. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar, i ngritur posaçërisht me atë rast, vërtetoi se organizatore e vrasjes dhe vrasëse ishte vetë qeveria greke, që u ndëshkua edhe me pagimin e një shume tejet të madhe që iu ngarkua si dëmshpërblim.
Nuk është e tepërt të thuhet se gjeneral Telini derdhi gjakun për kufirin e shtetit shqiptar. Vrasja e tij, pavarësisht atij farë ndëshkimi që mund të ketë marrë qeveria greke, më tepër ndëshkoi Shqipërinë me caktimin e një kufiri më të padrejtë. Problemet me kufijtë dhe presionet për dorëzim territoresh e detrash Shqipëria bashkë me Kosovën i kanë edhe sot të pranishme. Por në ditët e sotme nuk gjendet më një general i tillë që të arbitrojë me ndershmëri, drejtësi e seriozitet. Kaq i rëndësishëm dhe vyer është për Shqipërinë e shqiptarët gjeneral Telini.
Në nder të Telinit, në vitin 1933 në Tiranë iu vendos emri i tij një rruge, që u pagëzua “Shëtitorja Telini”, dhe u ngrit edhe një bust. Në vitin 1941 përurohet po në Tiranë shtatorja e tij, e punuar nga mjeshtri i skulpturës Odhise Paskali. Aty ku sot është Akademia e Shkencave, rruga nuk e ka më këtë emër, edhe shtatorja nuk ekziston më. Ato u hoqën në 1947 nga pushteti komunist. Shtatorja u shkri në fonderi, duke dëmtuar kështu edhe një vepër arti, përveçse një vepër që nderonte dëshmorin e kufirit shqiptar.
Qëndrimi antishqiptar i pushtetit komunist vijon të ndiqet me besnikëri edhe nga pushtetarët dhe institucionet shqiptare të sotme. 100-vjetori i vrasjes së gjeneral Telinit (para dy vitesh) kaloi në heshtje, me disa artikuj botuar në disa gazeta ditore në Shqipëri, por më shumë u shkrua në shtypin e Kosovës.
Sot e përkujtojmë me një artikull modest, por me nderim të thellë e të pakufi gjeneral Telinin. Do të duhej të organizoheshin të tjera aktivitete përkujtuese shumë më të mëdha nga institucionet shqiptare. Nderi e do që të rikthehet emri dhe shtatorja e gjeneral Telinit aty ku kanë qenë, dhe pse jo të vendosen të tilla në kufirin që ai mbrojti. Por kryeministri ynë është i zënë me përkuljen në gjunjë para kryeministres italiane, që Shqipërisë i ka bërë “nderin e madh të dhurimit” të një kampi refugjatësh që Italia nuk i do për vete, duke e nëpërkëmbur keq shtetin shqiptar. Në fakt, përkuljen e meriton ky gjeneral, mbrojtës i kufirit tonë.
Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin &ldq...
Kjo është familja Manati, me origjinë nga Lushnja, e cila u përball me një tragjedi të rëndë në Jacksonville t&eu...
Të dashurit e një familjeje shqiptare që humbi tre fëmijë në një zjarr shkatërrues në shtëpi të mërk...
Detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën një fëmije. Policia e Lezhës informoi sot në mbrëmje se i mituri I ...
Disa zona të Tiranës do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të nj&eu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor qe lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër. Nj&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 20:00 të mbr&e...
Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë ton kokainë, një zinxhir shoferësh rumunë të kontraktuar për transpo...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror t&eum...
Ergys Agasi, i arrestuar një ditë më parë pas disa muajsh në kërkim, do të dalë nesër para Gjykatës së Po...