AKTUALITET

“Gjoba 90 mln euro po fshihet!”/ Ola Xama shpjegon si dështoi shteti t’i marrë Bankers paratë e gjobës dhe detyrimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 21:57
“Gjoba 90 mln euro po fshihet!”/ Ola Xama shpjegon si dështoi

Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar se si Bankers Petroleum po shpëton nga pagesa e një gjobe të majme, pas veprimeve të zyrtarëve shqiptarë dhe ligjit të fundit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.

“Ka qenë viti 2011-2012 dhe 9 muaj të 2013, që nisi një skemë shumë e madhe e shpërndarjes së naftës pa cilësi dhe pa paguar taksën e akcizës, ose kontrabandë, që ndyrshe ishte holluesi, solari, dylienti, naftë e cilësisë më të dobët, që përdoret për nevoja teknologjike të shpimit të puseve, duke qenë se nafta nëntokë është e rëndë, ka nevojë për presion që të nxjerrë në sipërfaqje naftën që prodhon Bankers në Patos Marinzë.

Dyshohet se nafta hidhej në treg, ka dëmtuar makianat tona dhe ka favorizuar shumë nga kompanitë, dy prej kryesoreve, që janë sot dominante në tregun e shpërndarjes së karburanteve për të shitur naftë pa cilësi dhe pa taksa.

Jo vetëm nuk ka paguar taksa, por ka ndihmuar edhe kompani të tjera të mos paguajnë taksa, ka dëmtuar edhe mjetet tona.
Socialistët e kishin, Braçe e ka patur në qendër të denoncimeve, kur ishin në opozitë, në vitin 2013, me paketën fiskale, bëhet një propozim te ligji i akcizës që për çështjen e solarit, ose holluesit, Bankers të paguante akcizën, kompanitë e tjera të mos kishin mundësi ta merrnin.

U ra dakord që të ndryshohej edhe kontrata koncesionare me Bankers. Vjen muaji prill dhe Bankers nis të gjejë një shfrytëzim ligjor, dhe e blinte nga Armo holluesin, nuk paguante sërish akcizë.

Bankers duhet të paguante akcizën dhe nuk e ka paguar akcizën sepse gjeti një artificë ligjor. Këtu shkoi në gjykatë dhe merr sigurim padie, nënkupton të mos ekzekutohet gjoba. Kur e fiton në shkallë të parë Bankers, pala shqiptare e ankimon dhe apeli e rrëzon sigurimin e padisë. Në 2017 ministër financash ka qenë zoti Ahmetaj dhe zv/ministër zoti Luci, ka qenë edhe zonja Helga Vulaj dhe me porosi të zonjës Vukaj, i dërgohen dy shkresa degës së doganës së Fierit dhe i thonë, nuk do të thotë se jemi në gjyq dhe ju mos vendosni detyrimet për akcizën, madje nuk përmbushim dot parashikimet buxhetore. Këta dy ministra thonë vazhdoni t’i vini detyrimin. Në 2019, shkon përfundimisht dhe i vendoset detyrim 30 mln euro dhe pastaj penalitete, 90 mln euro gjoba. Në total 120 mln euro. Në fund të 2019 ndryshon qeveria.

Fitohet në gjykatën administrative çështja nga Bankers, por fitohet në vitin 2022. Në 2019 kemi shkresë të zonjës Belinda Balluku, që ishte autoriteti kontraktor, që i kërkon Anila Denajt, ministre e financave, që u kërkoi doganave të Fierit të pezullojnë vendimin për të ekzekutuar gjobën sepse kompanai ka të drejtë, është legjendë urbane kjo çështja e holluesit, këtu në fakt ia fut vetes. Denaj merr një vendim të paprecedent, i thotë degës së doganave, që pezulloni ekzekutimin e gjobës.

Në vitin 2022 shteti shqiptar humb në apel dhe e ankimon në Gjykatën e Lartë, e fiton çështjen, madje edhe në Kushtetuese. Nga viti 2022, askush nuk ka bërë asgjë, derisa SPAK shkoi në ministrinë e Financave, të sekustronte praktikën. Kemi në shtator shkresë të Petrit Malaj, që i thotë doganave ekzekutoni gjobën.

Bankers ka ankimuar sërish në gjykatë dhe thotë është parashkruar. Parlamenti sapo ka kaluar një ligj për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Gjoba 90 milionë euro fshihet dhe pagesë përgjysmë e detyrimit, vetëm 15 mln euro të akcizës.  Praktikisht ka edhe një javë kohë, që nëse dega e doganave nuk arrin të ekzekutojë gjobën, nga 1 janari ligji ka hyrë në fuqi dhe Bankers fiton”, tha Xama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan