AKTUALITET

"Gjykatat të ndikuara nga politika", Raporti: Paditë dhe sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri në rritje!

n.f Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 22:42
"Gjykatat të ndikuara nga politika", Raporti: Paditë dhe
Liria e medias

TIRANË- Gazetaria e pavarur dhe liria e shprehjes në Shqipëri është nën kërcënim të vazhdueshëm, ndërsa mediat janë shpesh herë të kapura nga interesa të ngushta politike dhe ekonomike. Ky përfundim është nxjerrë në pah nga një raport i botuar së fundmi nga dy qendra të pavarura që merren me studimin e medias, të cilat kanë përmbledhur me shqetësim rritjen e padive dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Raporti i botuar nga qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) nxjerr në pah faktin shqetësues të shtimit të padive ndaj gazetarëve. Kështu, sipas raportit, gjatë vitit të shkuar, deri në muajin korrik 2024, janë raportuar 43 padi ndaj gazetarëve apo punonjësve të mediave, ku 38 prej tyre ishin regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

Paralelisht gjatë kësaj periudhe kishte 28 çështje në Apel dhe dy të tjera në Gjykatën e Lartë. Kjo atmosferë ka ndikuar negativisht mbi cilësinë e gazetarisë hulumtuese, pasi shumë media janë nën presion që të mbulojnë ose të mos mbulojnë lajme të caktuara.

“Një numër i madh padish ligjore kundër gazetarëve është përdorur si një mjet për t’i heshtur ata. Gjykatat janë shpesh të ndikuara nga politika dhe biznesi, duke e bërë mbrojtjen ligjore të gazetarëve jashtëzakonisht të vështirë”, citohet në raport.

Shqipëria nuk ka regjistër elektronik për çështjet ndaj gazetarëve, ndonëse sistemi aktual i Gjykatës së Tiranës e lejon një kategorizim të tillë, siç shpjegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në raportin e tyre SCiDEV dhe OBCT konsiderojnë autocensurën si një ndër problematikat më shqetësuese të lirisë së medias në vend.

“Gazetarët përballen me autocensurë të detyruar, pasi shpesh janë të frikësuar nga pasojat që mund të kenë raportimet kritike për qeverinë ose për bizneset e mëdha”, thuhet në raport.

Sipas raportit, 94% e mediave kryesore në Shqipëri janë të kontrolluara nga një numër i vogël pronarësh me lidhje të forta politike dhe ekonomike.

Ky përqendrim i pronësisë ka ndikuar negativisht në pavarësinë editoriale, duke krijuar një mjedis ku mbulimi i lajmeve ndikohet nga interesat komerciale ose politike të pronarëve.

Raporti thekson se presioni politik mbi median është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Gazetarët dhe redaksitë shpesh përballen me sulme verbale, kërcënime dhe përndjekje të hapura nga zyrtarët.  Raporti citon se më shumë se 70% e gazetarëve të anketuar pranojnë se janë vetëcensuruar për të mos rrezikuar pozitat e tyre profesionale ose për t’u mbrojtur nga pasoja ligjore dhe politike.

Një rast konkret i përfshirë në raport është ai i gazetarit investigativ Elvis Hila, i cili është përballur me sulme fizike dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga politikanë lokalë pas publikimit të një artikulli që zbulonte skema korruptive në njësitë lokale të pushtetit.

Sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve janë gjithashtu në rritje. Në vitin 2023, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dokumentoi 24 raste të sulmeve kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medias, 9 prej të cilave ishin sulme të drejtpërdrejta ndaj disa gazetarëve apo grupeve të profesionistëve të mediave. Gjatë vitit 2024, në periudhën janar-korrik janë regjistruar 19 raste.

Raporti nënvizon se ka një mospërputhje të dukshme në numrin e raportuar nga institucionet me atë të policisë që raporton 5 raste sulmesh në vitin 2023 dhe prokuroria që raporton 7 raste.

“Kjo mospërputhje nënvizon nevojën për regjistrim dhe publikim sistematik dhe të saktë të të dhënave për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias si nga policia ashtu edhe prokuroria”, thuhet në raport.

Një tjetër shqetësim madhor janë pengesat për gazetarët që duan të ushtrojnë gazetarinë investigative. Raporti përmend që qasja në informacion mbetet e vështirë, dhe gazetarët përballen me një burokraci të rëndë kur përpiqen të marrin informacione publike nga institucionet shtetërore.

Për më tepër, gazetarët që raportojnë për korrupsionin dhe abuzimet e pushtetit shpesh përballen me ndëshkime të ndryshme, duke përfshirë paditë e shumta ligjore. Raporti zbulon se vetëm 15% e kërkesave për informacion të bëra nga gazetarët janë pranuar brenda afatit ligjor. Për më tepër, shumë nga informacionet e dhëna janë të pjesshme ose të manipuluara, duke e bërë të vështirë për gazetarët të kryejnë një analizë të plotë dhe të saktë të çështjeve të ndjeshme publike.

Në një zhvillim të ri, media online dhe rrjetet sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në informimin e publikut.  Megjithatë, raporti shpreh shqetësime për dezinformimin dhe mungesën e transparencës së shumë mediave online. Mungesa e rregullimit efektiv të këtyre mediave ka sjellë një rritje të lajmeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik.

Më shumë se 50% e faqeve online nuk kanë të dhëna të qarta për pronarët dhe veprojnë në mënyrë anonime, duke kontribuar në përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik.

“Rritja e medias online ka sjellë një përhapje të dezinformimit, ndërsa mungesa e rregullimit ka bërë që shumë platforma të operojnë pa transparencë dhe standarde etike”, përcjell raporti. 

Një shqetësim në rritje që është evidentuar nga raporit janë dhe sulmet kibernetike ndaj medias.

“Në vitin 2024, sulmet kibernetike nxorën në pah sfida të mëdha për mediat e pavarura (rasti i Citizens), duke theksuar domosdoshmërinë që agjencitë e zbatimit të ligjit të pajisen me burime të mjaftueshme për të adresuar numrin në rritje të këtyre incidenteve që kanë si objektiv gazetarët si dhe qytetarët në përgjithësi”, thuhet në raport. 

Raporti nënvizon se figurat politike urdhërojnë kryesisht sulme kundër mediave kritike, investigative ose gazetarëve të pavarur, duke përmendur rastin e Ola Xamës.  Numri aktual i incidenteve ka të ngjarë të tejkalojë numrin e rasteve të dokumentuara, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të gazetarëve në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e tyre.

Raporti vëren segazetaret gra në Shqipëri vazhdojnë të raportojnë raste të ngacmimeve seksuale, dhunës online dhe fushatave të shpifjes si format më të zakonshme të presioneve me bazë gjinore me të cilat përballen ato. 

“Këto presione shpesh nuk raportohen”, thotë raporti dhe shton se shumë gazetare mendojnë se ankesat e tyre nuk do të merren seriozisht ose gazetaret do të përballen me hakmarrje në rast se denoncojnë.

“Për më tepër, ka shqetësime në rritje për dizinformimin me bazë gjinore dhe për dhunën online ndaj gazetareve gra”, vijon më tej raporti. 

Raporti i SciDev sugjeron se për të përmirësuar situatën e medias në Shqipëri, duhet të merren masa për të garantuar pavarësinë editoriale dhe për të mbrojtur gazetarët nga presioni politik dhe ekonomik. Rekomandohet gjithashtu një rritje e transparencës në pronësinë e mediave dhe një qasje më e lehtë në informacionin publik./ Citizens

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan