AKTUALITET

Goditja e grupit të pastrimit të parave, SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Kastratit, Igli Kamberit dhe të afërmve!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 11:16

Goditja e grupit të pastrimit të parave, SPAK sekuestron pasuritë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuritë në emër të personave të përfshirë në grupin që merrej me pastrimin e parave, Igli Kamberi, Ergys Kastrati dhe të afërmve të tyre.

Më konkretisht, janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare ( Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”, Shoqëria “Igli Kamberi”, Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania” dhe Shoqëria “Lefter Nelaj”) 8 llogari bankare dhe 8 automjete.

Dy llogari bankare i përkisnin bashkëshortes së Ergys Kastratit, Desmira Ceco, dy të tjera në emër të bashkëshortes së Igli Kamberit, Nevila Kamberi dhe së ëmës së saj, Dituri Buzi. Ndërsa të atit, Fatos Buzi iu sekuestrua shoqëria  “Fermer Fatos Buzi”.

Kokës së grupit kriminal, Igli Kamberi iu sekuestrua shoqëria tregtare me emrin e tij  “Igli Kamberi”. Shoqëria tjetër e sekuestruar “Auto Rend&Sell – Albania” rezulton në emër të Bardhok Gjergjit, të cilit iu sekuestruan edhe 5 automjete dhe 1 llogari bankare. Dy llogari të tjera të sekuestruara janë në emër të Saimir Pirrës, si edhe një automjet.

Lefter Nelajt iu sekuestrua shoqëria me emrin e tij  “Lefter Nelaj” si edhe një llogari bankare. Po ashtu u vunë në sekuestro edhe dy automjete të Edi Brahajt.

Kujtojmë që në kuadër të këtij operacioni të përbashkët me autoritetet italiane janë lëshuar 15 masa sigurie, nga të cilat 10 në Tiranë. Në pranga janë vënë 4 persona, mes të cilëve Ergys Kastrati alias Bishja dhe Igli Kamberi.

Igli Kamberi, i konsideruar si koka e grupit, është arrestuar në Itali pasi akuzohet për vrasjen e një berberi italian në vitin 2025. Ergys Kastrati, i njohur si “Bishja”, u kap në një vilë në një zonë rezidenciale në Tiranë.

LISTA E PASURIVE TE SEKUESTRUARA:

Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)

Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”

-5 automjete dhe 1 llogari bankare

-Dy llogari bankare e 1 automjet

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan