Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar mbi disa raste, ku janë kryer arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa një 27-vjeçar, u arrestua në Valias pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një 22-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi me makinë një 59-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë, disa persona janë proceduar në gjendje të lirë për vepra si mashtrim, vetëgjyqësi, kanosje, goditje për motive të dobëta, ndërhyrje në jetën private dhe mosbindje ndaj policisë.
Në Kamëz, më 29 shtator, në banesën e tij u gjet pa shenja jete një 38-vjeçar. Dyshohet paraprakisht se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. B., 34 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar automjetin e shtetases L. A., me pretendimin se ishte parkuar në garazhdin në pronësinë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi dyshohet se ka shqetësuar në rrugë, një 48-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit N. M.;
-G. Ll., 58 vjeç, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5:
-arrestuan shtetasin E. D., 27 vjeç, pasi në Valias dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës një 31-vjeçar, i cili pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshorten e tij, e cila më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente. Aktualisht ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 40 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit ka kanosur bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht fqinjin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. Q., 22 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. B., 59 vjeç. Si pasojë, 59-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 29.09.2025, në Kamëz, në banesë, është konstatuar nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. B., 38 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtë...
Policia e Sienës arrestoi një shtetas 41-vjeçar shqiptar, banor i Poggibonsi, për posedim të lëndëve narkotike me qëll...
Një 38-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Kamzë. Policia tha se burri u gjet nga familjarët e tij pa shenja j...
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Fetahu u lirua pak ditë më parë n...
Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet përdorej nga një çift (një e re itali...
Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnjë, ku objektiv ka qënë ban...
Gjykata e Lartë ka zgjedhur Asim Vokshin si anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese. Vokshi u renditi i pari gjatë garës mes ...
Zyra Islamaj e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si kryetare e Bashkisë Tropojë, është marrë e pandehur nga ana e Pro...
Policia e Lushnjës reagoi zyrtarisht pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në katin e parë të një pallati. Policia sqa...
Oficerët kryen një operacion antidrogë në Merano, duke shkatërruar një rrjet trafikantësh droge me vlerë mijëra eur...