Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
DURRËS - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë të cilët akuzohen për vjedhje të kryer të bashëpunim.
Sipas AMP në pranga ka rënë inspektori A.M, 21-vjeç pasi ka lejuar një 31-vjeçar dhe një 34-vjeçar të nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.
Inspektori ka lejuar nxjerrjen e naftës në këmbim të një shume monetare prej 10 mijë euro. Gjithashtu AMP njofton se në kuadër të hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 persona me kombësi egjiptiane dhe siriane të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe kontrabandë mallrash.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës finalizuan me sukses operacionin “TURNI”, ku pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë i mundur arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, Inspektor A. M., 21 vjeç, i dyshuar për "Shpërdorim detyre" dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.01.2025, rreth orës 15:00, ata kanë bërë nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.
Nga hetimet e kryera nga AMP dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës ka rezultuar se punonjësi i policisë A. M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10,000 euro, të dhënë nga shtetasi J. K., nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.
Gjithashtu, në bashkëpunim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, duke përfshirë ri-këqyrjen e anijes, këqyrjen e pamjeve filmike në Porto Romano Durrës, marrje deklarimesh dhe marrjen e mostrave për ekspertim në të gjithë zonat e balastarve dhe ka rezultuar se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë.
Në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, si më poshtë;
1. L. K., 29 vjeç
2. F. I., 23 vjeç (shtetas sirian)
3. A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian)
4. S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian)
5. H. B., 47 vjeç (shtetas sirian)
6. S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian)
7. ë. B., 42 vjeç (shtetas sirian)
Materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.
Itali ITALI- Një skenë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi është filmuar në Itali. Një i ri shqiptar ...
Foto ilustruese KORÇË - Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e kantierit në Kor&ccedi...
Personi i prezantuar si përfaqësuese e KQZ-së TIRANË- Emisioni "Piranjat" mbrëmjen e 7 shkurtit ka publikuar nje investigim tek i ...
foto ilustruese TIRANË- Tirana është kryeqendra e vendit dhe një destinacion i pashmangshëm për turistët. Durrësi &...
KOSOVA- Premtimet nga politikanët e Kosovës për gjatë 30 ditë fushate, po shihen me shumë dyshime e kritika nga njohësit e ...
Pamje nga grabitja SELANIK - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ka ndodhur në Selanik ku dy persona me ori...
Pamje nga protesta TIRANË - Tre efektivë policie mbetën të lënduar gjatë protestës së mbajtur këtë pasdit...
protesta TIRANË- Mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë mbushur pasditen e sotme sheshin para kryeministri...
Pamje nga protesta TIRANË - Një incident është regjistruar në protestën e opozitës që po mbahet këtë pasd...
TIRANA- Një pensionit i cili i është bashkuar sot protestë së opozitës ka thënë se në vend ësht&eu...