I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.
Për “Monitor” administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.
Procedura, si do bëhet aplikimi
Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling Im, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.
Më pas do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.
Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).
Kërkesë për Rimbursim
Kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë 6,240 lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.
Gjithashtu aplikuesi te Pyetje e Përgjithshme, duhet të bashkëngjitë në formatin PDF edhe dokumentacionin përkatës:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.
Tatimet pohuan për “Monitor” së pritet e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet nëpërmjet një video udhëzuese.
Sa kompensim do të përfitohet nga DIVA në llogaritë bankare
Bazuar në disa shembuj të publikuar më parë shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.
Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet 62 euro në vit.
Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.
Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.
Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë. Për këtë kategori kompensimi arrin 250 euro.
Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar. Afati për plotësimin është deri më 31 Mars.
Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.
Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s apo tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët, pas dorëzimit të kërkesës për aplikim.
Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA./Monitor
Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit &n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh&e...
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) ka nisur një proces verifikimi në terren të kontratave të energjisë elektrike, me fokus ...
Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë me financime konkrete në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjenc&eu...
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të S...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologj...
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka d&...
Emra të padëgjuar më parë, gjithnjë nën mbrojtje policore, dalin në skenë për lidhje me rrjetin e madh kriminal t...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave, një situatë alarmante në rrethrrotullimin e Shkozës, ku pusetat kanë...
Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifik...