AKTUALITET

'Herë me bukë, herë pa bukë'/ Nëna e të miturit me paralizë: Në bashki më thanë, pse ke dalë në protestë, fëmija nuk të bëhet më njeri

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Korrik 2026, 22:53
'Herë me bukë, herë pa bukë'/ Nëna e të

Një tjetër dëshmi tronditëse e dështimit të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë është bërë publike gjatë protestës, ku një nënë nga Rrogozhina ka rrëfyer përballë gazetarit Osman Stafa, dramën e saj 10-vjeçare për të siguruar kujdesin minimal për djalin e saj me paralizë cerebrale.

Gazetari e ka marrë këtë dëshmi nga nëna pasi e ka parë në protestë, ndërsa në pamje duket qartë se ajo e mban fëmijën në krahë me vështirësi të madhe, pasi prej vitesh kërkon një karrocë të posaçme për ta lehtësuar lëvizjen dhe kujdesin ndaj tij, por sipas rrëfimit, Bashkia e Rrogozhinës e ka lënë pa zgjidhje. Rrëfimi i saj ngre akuza të rënda ndaj mënyrës sesi institucionet lokale dhe qendrore trajtojnë qytetarët më të pambrojtur, duke e kthyer rastin në një skandal institucional të indiferencës, braktisjes dhe përbuzjes ndaj një nëne dhe një fëmije me aftësi të kufizuara.

Nëna tregon se, kur ka kërkuar ndihmë për ilaçet e djalit, është përballur me reagime që ajo i cilëson çnjerëzore nga punonjës të bashkisë. “U kam thënë: kam fëmijën pa ilaçe. Më kanë thënë: ‘Ik se atë pune ke ti më thonë’. ‘Shiko si e hedh fëmija koken sa andej sa këtej, nuk bëhet më njeri’, më thonë. ‘Jepi çfarë të japësh, nuk bëhet më njeri’”, rrëfen ajo.

Ajo shprehet se për 10 vite ka trokitur në dyert e institucioneve, por sipas saj, askush nuk i ka dhënë një zgjidhje reale.

“Jam e zhgënjyer nga shteti shqiptar. Po bëj ec e jake 10 vite dhe nuk ka asnjë lloj ndihme për këta fëmijë. Nuk kam lënë zyrë shteti pa shkuar”, thotë nëna.

Ajo tregon se ilaçet e djalit i siguron nga Italia dhe shpenzon mbi 400 euro çdo muaj, ndërsa mbështetja që merr nga shteti nuk mjafton as për nevojat bazë.

“Nuk i përballoj dot me 320 mijë lekë kemp bashkë me kujdestarinë. Kam ilaçe, ushqime, pampersa. Çfarë të bëj?”, shprehet ajo.

Sipas saj, familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Bashkëshorti, i cili punonte në ndërtim, ka pësuar probleme të rënda shëndetësore dhe nuk mund të punojë më.

“Një ditë me bukë, një herë pa bukë”, thotë ajo.

Fëmija, sipas nënës, ka pësuar paralizë cerebrale që në moshën 6-muajshe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Por ajo thotë se edhe kërkesa më elementare, si një karrocë për lëvizje, është kthyer në një betejë të pafundme me institucionet.

“Nuk kam karrocë. Bashkia tallet me karrocën. Më thonë: ‘Bleje vetë në privat, bëje si të duash, 3 mijë euro bën’. Na mbyllin dyert, na kanë përzënë”, deklaron ajo.

Nëna akuzon qeverinë dhe pushtetin vendor se kujtohen për qytetarët vetëm në kohë fushatash elektorale.

“Kur duan votat vijnë derë më derë dhe thonë do t’ju ndihmojmë. Asgjë nuk kanë bërë. Na hoqën edhe ndihmën ekonomike që kishim”, thotë ajo.

Rasti bëhet edhe më i rëndë përballë historikut të Bashkisë së Rrogozhinës, ku ish-kryetari Edison Memolla është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Sipas hetimeve të SPAK, çështja ndaj tij nisi pas një audio-përgjimi ku pretendohej se ai kishte ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të favorizuar një abonent debitor në këmbim të votës.

Gjithashtu, ndaj Memollës, emisioni Piranjat pas një denoncimi, ka zhvilluar një emision ku vërtetoohen akuzat për nepotizëm në administratën e Bashkisë së Rrogozhinës, ku është treguar se poste të rëndësishme u janë dhënë familjarëve dhe personave të afërt të tij. Ndërkohë që në zyrat e pushtetit debatohen poste, tendera dhe interesa politike, një nënë thotë se prej vitesh lufton e vetme për të siguruar ilaçet, ushqimin dhe kujdesin bazë për fëmijën e saj.

Në fund, ajo tregon se ndihmën më të madhe nuk e ka marrë nga institucionet, por nga njerëzit e zakonshëm: “Më ka ndihmuar lagjja dhe hoxhallarët, nga pak më kanë lënë në këmbë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan