
Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Sipas TCH, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo.
Sipas raportimeve, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakeruar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me pretendimin për shkelje të privatësisë.
Mbi bazën e këtyre dy kallëzimeve, çështja lidhet me disa vepra penale, konkretisht hyrjen e paautorizuar kompjuterike, sipas kallëzimit të Hilës, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës.
Ditën e djeshme vetë aktorja Monika Lubonja ka bërë me dije se ka ngritur kallëzim penal ndaj Adi Hilës.
Por, sipas informacioneve të bëra publike nga Anila Hoxha, Prokuroria ka shtuar në hetim edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake. Sipas informacionit, policia ka tentuar të këqyrë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar.
Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun. Sipas tij, arsyeja ishte se nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.
Tashmë, pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo në Prokurorinë e Tiranës.
Kjo e fundit pas dokumentimit të çështjes, brenda pak orësh pritet t’ia lërë dosjen sërish policisë në dorë, duke i deleguar edhe detyrat përkatëse që ndihmojnë në hetimin e plotë të ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor08:49
Arratisja e Alket Rizait/ Dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina u ‘maskua’ me sinjalizues policie
Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit t&...
AKTUALITET
7 Tetor08:10
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe benzinë pritet të shtojë deri në 6.1 lekë për lit&eu...
AKTUALITET
7 Tetor07:39
Parashikimi i motit për sot, 7 tetor 2026
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare ...
AKTUALITET
6 Tetor23:21
Marrëzia në Apelin e GJKKO/ Dënohet me 6.8 vite burg nëna me foshnjen 4-muajshe, ishte operatore Call Centeri
Një vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit ka sjellë një situatë që ngre pikëpyetje serioze, jo vetëm p...
AKTUALITET
6 Tetor22:05
Protestë dhe në “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg
Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë po vijon edhe në stadiumin “Air Albania”.
Një banderolë gjigante...
AKTUALITET
6 Tetor20:44
Denoncimi/ Iu ndërpre transporti, 30 nxënës në Livadhja paralajmërojnë bojkot të mësimit
Rreth 30 nxënës të gjimnazit “Lefter Talo” në Livadhja, që vijnë nga Shalësi, Xarrë, Çifliku dhe Mu...
AKTUALITET
6 Tetor20:28
Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në polici Adi Hilën
Në një postimi në Instagram, Monika Lubonja ka publikuar kallëzimin që ka bërë kundrejt kompozitorit Adi Hila për vide...
AKTUALITET
6 Tetor20:13
Gazetari Osman Stafa në protestë: Skandal! Qeveria harxhon 500 mln euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe në Onkologjik s’ka ilaçe
Gazetari Osman Stafa në fjalën e tij në protestën e 129 tha se kjo qeveri është antikombëtare. Stafa tha se është s...
AKTUALITET
6 Tetor20:10
"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit"/ Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit
Një protestues pjesëmarrës në protestën e 129-të në vend, ka marrë fjalën e tij në podiumin e vendosur pë...
AKTUALITET
6 Tetor20:08
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila.
Nëpërmjet një rea...