
Ago Nuhaj është një prej 10 grevistëve të cilët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës në Marinzë. Nuhaj ka mbi dy dekada që punon në këtë profesion, të cilin duket se e ka trashgimi familjare, pasi edhe babai e vëllai i tij, kanë punuar në nxjerrjen e naftës. Ai tregon se të dy kanë humbur jetën në punë, ndërsa rrëfen se ndihet si refugjat në vendin e tij, pasi jeton në Tiranë me familjen dhe punon në Marinzë.
Ka lindur pranë ish-Kombinatit të Thellë të Naftës në Ballsh, është rritur mes aromës së rëndë të hidrokarbureve dhe zhurmës së pompave të vjetra që nxirrnin arin e zi nga nëntoka. Quhet Ago Nuhaj dhe prej gati dy dekadash punon në fushat naftëmbajtëse të Marinzës. Por, prej 12 vitesh jeton në Tiranë, ku përpiqet të mbajë familjen me tre vajza. “Refugjat në vendin tim,” – thotë ai me ironi, ndërsa fytyra i mbushet me rrudha nga vitet e jetës dhe lodhja.
Ago e ka pasur naftën në çdo hap të jetës. Ai tregon se rrënjët e kësaj lidhjeje të pashkëputur janë familjare pasi babai, xhaxhai dhe vëllai kanë punuar në sektorin e naftës. Por për këtë familje, puna në naftë nuk ka qenë thjesht mënyrë jetese, ka qenë plagë. Ai shton se puna është e rëndë, kushtet të vështira dhe pagesa e ulët.
Ago është pjesë e grupit të punëtorëve të kompanisë “Bankers Petroleum”, që prej ditësh janë futur në grevë urie për të kërkuar të drejtat e tyre. Ai është ndër më të zëshmit në këtë betejë dhe nuk nguron të thotë se nuk do të tërhiqet.
Në zërin e tij përzihet lodhja me revoltën, por edhe dashuria për profesionin që e ka mbajtur gjallë për dekada. Ai ka një apel të drejtpërdrejtë për drejtuesit e kompanisë:
Ago Nuhaj është një nga dhjetëra naftëtarët që sot kërkojnë jo vetëm pagesat e prapambetura, por edhe njohjen e statusit të naftëtarit, që për ta do të thotë respekt për punën dhe për jetën e kaluar në kushte ekstreme. Ai është babai i tre vajzave dhe, si shumë të tjerë në sektorin e naftës, ka dhënë gjithçka për kompaninë, ndërsa ka marrë shumë pak në këmbim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Tetor15:53
Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Një gjyqtar dhe një përfaqësues i gardës kanë testuar masat e sigurisë në ambientet e godinës më të rua...
AKTUALITET
18 Tetor15:45
Minatorët e Spaçit vijojnë protestën nën shi e mjegull, asnjë përgjigje nga kompania
Minatorët e Spaçit kanë hyrë sot në ditën e 13-të të protestës së tyre, duke vijuar qëndrimin pë...
AKTUALITET
18 Tetor15:37
Nëna dhunon vajzën për të burgosur ish-burrin, edukatore në Tiranë
Adrian Copani, babai i një vajze të mitur, ka bërë një denoncim publik ndaj ish-bashkëshortes së tij, Raimonda Copani, duke...
AKTUALITET
18 Tetor15:29
Tiranë/ U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, AMP nis hetimet ndaj punonjësit të policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për një punonjës policie në në Komisariatin Nr.5, i dyshuar për kryerjen e...
AKTUALITET
18 Tetor15:21
Mbi 200 fëmijë në ditë në urgjencë, mjeku: Periudhë e ngarkuar me infeksione respiratore
Mbi 200 fëmijë në ditë i drejtohen urgjencës pediatrike në QSUT për shkak të infeksioneve respiratore virale, shqet&eu...
AKTUALITET
18 Tetor15:00
Itali, 45-vjeçari shqiptar gjendet i karbonizuar në makinë, dyshime për krim
Trupi i një 45-vjeçari shqiptar në Itali është gjetur i pajetë dhe pothuajse i karbonizuar brenda mjetit me të cilin udh&eu...
AKTUALITET
18 Tetor13:48
EMRI/ Shkoi për të festuar me miqtë, i riu shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri me një grup të rinjsh. Detaje nga ngjarja
Një i ri me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje me thikë në orët e natës së shkuar në Itali. Mediat vendase...
AKTUALITET
18 Tetor13:33
Sorollatej pranë një depoje duke kërkuar kokainë, kaq iu desh policisë për të rënë në gjurmët e korrierit të ri shqiptar
Ai po fshihej me dyshim pranë një depoje industriale. Arsyeja u shpjegua shpejt. Atje, midis shkurreve, kishte kokainë gati për ta shitur. K...
AKTUALITET
18 Tetor13:26
Banda e grabitësve shqiptarë rrahin barbarisht italianin për t’i grabitur orën Rolex. Ja si i zunë pritë
Burri italian largohet nga bari natën vonë. Dritat janë të zbehta. Ai shkon drejt makinës së tij, por nga errësira, dy burra ...